Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, për muaj të tërë ka ngritur alarmin se Rusia po kërkon nga Irani raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, pasi që Moska po përballet me sfida për të mbushur furnizimet e saj të armëve.
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë paralajmëruar Iranin se ekonomitë e mëdha perëndimore do të vendosin sanksione të reja ndaj Teheranit nëse shtyn përpara planin për t’i ofruar raketa balistike Rusisë, për luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, për muaj të tërë ka ngritur alarmin se Rusia po kërkon nga Irani raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, pasi që Moska po përballet me sfida për të mbushur furnizimet e saj të armëve.
SHBA-ja ende nuk ka konfirmuar se raketat janë dërguar nga Irani në Rusi. Por, zyrtarët amerikanë janë alarmuar nga deklaratat e zyrtarëve iranianë që sugjerojnë se një marrëveshje për këtë çështje do të ndodhë shpejtë.
Një veprim që Grupi i Shtatë ekonomive më të mëdha në botë (G7) po punojnë është që t’ia ndalojnë Iran Air – kompanisë shtetërore të fluturimeve – që të fluturojë për në Evropë, tha një zyrtar i lartë i administratës Biden. Ky zyrtar, që foli në kushte anonimiteti, nuk tregoi se çfarë sanksionesh do të mund të vendoseshin ndaj Teheranit, por tha se një vendim i mundshëm do të mund të cilësohej si “masa të rëndësishme” ndaj Iranit.
SHBA-ja dhe Evropa veçse kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit, duke shënjestruar individë, por edhe duke kufizuar qasjen e shtetit në tregti, shërbime financiare, energji, teknologji dhe sektorë të tjerë. Sanksionet ndaj Iranit janë më të ashprat që SHBA-ja ka vendosur ndonjëherë ndaj ndonjë shteti, pasi mijëra individë dhe entitete janë shënjestruar.
Në janar, administrata e Bidenit tha se zyrtarët amerikanë të inteligjencës kishin përcaktuar se marrëveshja Rusi-Iran ende nuk është kompletuar, por kishte shqetësime se negociatat e Rusisë për të marrë raketa nga Irani po avanconin në mënyrë aktive.
Në shtator, sipas Shtëpisë së Bardhë, Irani priti ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për t’i treguar sisteme të raketave balistike.
SHBA-ja dhe shtetet e tjera kanë ndërmarrë hapa që synojnë të pengojnë furnizimet, shitjet apo transferet e pajisjeve për raketat balistike të Iranit.
Administrata Biden vazhdimisht ka ngritur çështjen se Kremlini është bërë i varur nga Irani dhe Koreja e Veriut për armët që i duhen për të luftuar kundër Ukrainës.
Rusia ka marrë dhe ka përdorur raketa balistike të Koresë së Veriut kundër Ukrainës. Zyrtarët ukrainas, megjithatë, kanë thënë se raketat verikoreane që lëshohen nga forcat ruse shpesh nuk qëllojnë caqet.
Rusia po ashtu ka pranuar dronë sulmues nga Irani, sipas Shtëpisë së Bardhë. Administrata Biden po ashtu ka akuzuar Teheranin se e furnizon Rusinë me materialet e nevojshme për prodhimin e dronëve në një fabrikë në lindje të Moskës.
Marrë nga REL
Biden dhe Netanyahu SHBA- Operacioni ushtarak i Izraelit në Gazë dhe pasojat e ofensivës mbi civilët palestinezë kanë qen&eum...
Emmanuel dhe Brigitte Macron FRANCË- Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, është përdorur në një fushat&eum...
Foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite tha se palestinezë të armatosur kanë hapur zjarr përderisa turma njerëzish po prisnin kami...
Petkoviç SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka reaguar në lidhje me heqjen e...
Foto ilustruese AFRIKË- Rusia ka ndryshuar strukturën e grupit të saj paraushtarak “Wagner” dhe e ka vendosur atë tashm&eum...
Pamje nga vendi i ngjarjes RUSI- Një incident i madh është regjistruar në qendrat e votimit në rajonin Tyumen të Si...
Edita Tahiri KOSOVË- Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështu...
Gabriel Escobar KOSOVË- Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, ka bërë dekl...
Foto Ilustrim SHBA- Kriptomonedha më e njohur dixhitale Bitcoin ra deri në 5.6% në tregjet aziatike mëngjesin e sotëm. Bitcoin arr...
UKRAINË- E shtuna e 16 marsit është shpallur ditë zie në rajonin Odessa të Ukrainës, pasi të paktën 14 persona u ...