LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Presidenti Biden pranë Izraelit, por larg Netanjahu-t

Por në një kohë kur po rritet numri i viktimave dhe njerëzve që po vuajnë nga uria në Gazë, mbështetësit besnik të Izraelit, Presidentit Joe Biden, duket se po i soset durimi.

15 Mars 2024, 17:15 Nga N.F
Analiza e VOA: Presidenti Biden pranë Izraelit, por larg Netanjahu-t
Biden dhe Netanyahu

SHBA- Operacioni ushtarak i Izraelit në Gazë dhe pasojat e ofensivës mbi civilët palestinezë kanë qenë në qendër të deklaratave të faktorit ndërkombëtar, që ka reaguar ashpër.

“Itinerari i zakonshëm për të dërguar ndihma nga toka është mbyllur në mënyrë artificiale. Uria po përdoret si armë në luftë”, u shpreh Josep Borrell, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian

Kryeministrit i Izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur qëndrim sfidues.

“Asnjë lloj trysnie nuk do të mund të na ndalojë. Në rrezik është e ardhmja dhe mbijetesa e Izraelit”, ka deklaruar ai.

Por në një kohë kur po rritet numri i viktimave dhe njerëzve që po vuajnë nga uria në Gazë, mbështetësit besnik të Izraelit, Presidentit Joe Biden, duket se po i soset durimi.

Në një intervistë për kanalin televiziv amerikan MSNBC, zoti Biden tha se “mbrojtja e Izraelit vazhdon të jetë kritike, nuk ka vija të kuqe që do më bënin të ndërprisja furnizimin me municione dhe armatime, pa të cilat ata nuk do të mund të kishin në dispozicion sistemin e mbrojtjes ajrore Kupola e Hekurt për t’u mbrojtur. Por ka një vijë të kuqe që nëse ai dhe ata e kapërcejnë.. nuk duhet të kishte mbi 30 mijë palestinezë të vdekur si pasojë e sulmit... ka mënyra të tjera se si mund të veprohet”.

Presidenti Biden po e shfaq gjithnjë e më publikisht zemërimin e tij me zotin Netanyahu, përfshirë edhe mbi politikat izraelite që kanë ngadalësuar dërgimin përmes rrugëve tokësore të ndihmave humanitare, që janë tejet të nevojshme. Shtetet e Bashkuara, u janë bashkuar vendeve të tjera,duke shpërndarë paketa ushqimore në Gazë, në rrugë ajrore.

Trupat amerikane po i drejtohen Mesdheut për të ndërtuar një port të përkohshëm në bregdetin e Gazës për të bërë të mundur që ndihma të dërgohet në rrugë detare, nga Qipro. Uashingtoni vazhdon të mbështesë Izraelin me ndihmë ushtarake. Por çfarë mund të ndodhë nëse kryeministri Netanyahu del kundër thirrjeve të Shteteve të Bashkuara dhe ndërmerr ofensivën në Rafah, atje ku janë strehuar më shumë se 1 milion palestinezë, a do ta ndërpriste zoti Biden furnizimin e Izraelit me armatime amerikane?

“Ne jemi në komunikim me izraelitët mbi këtë çështje. Po vazhdojmë përpjekjet. Nuk do të dal në këtë podidum dhe të ushqej hipotezat mbi këtë çështje”, tha Jake Sullivan, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare.

Ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor, Presidenti Biden synon të shmangë mundësinë që republikanët të marrin votat e përkrahësve të Izraelit.

Por njëkohësisht, ai duhet të mos lejojë që demokratët progresivë, votuesit e rinj, votuesit myslimanë dhe arabo- amerikanë, ta braktisin, për shkak të mbështetjes që Presidenti i jep Izraelit. Kështu që, nëse në ditët e para pas sulmit të Hamasit në 7 tetor ai e përkrahu fort Netanjahun, tani ai po distancohet prej tij.


“Duket se ai po bën një shkëputje politike nga Netanyahu”, shprehet Laura Blumenfeld, nga universiteti “Johns Hopkins”.

Qëndrimet e zotit Biden duket se nxiten si nga objektivat e tij si në politikën e brendshme edhe në atë të jashtme.

“Ndarja e Netanyahut dhe ato që Bideni i cilëson politikat e tij të dëmshme në luftë, nga shteti i Izraelit, në mënyrë që Bideni të vazhdojë të mbështesë Izraelin, pa sakrifikuar parimet e tij morale”, shton ajo.

Së fundmi, anëtari i kabinetit izraelit të luftës, Benny Gantz u prit nga ligjvënës demokratë, Nënpresidentja Kamala Harris dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, një sinjal i mbështetjes së administratës amerikane, në rast se politikani i njohur i qendrës do të bëhej kryeministri i ardhshëm i Izraelit.

Megjithatë, mbetet për t’u parë, nëse ndryshimi i qëndrimit të Presidentit Biden ndaj kryeministrit Netanyahu do të mjaftojë për të qetësuar amerikanët e zemëruar me politikat e kreut të Shtëpisë së Bardhë për luftën në Gazë.

Marrë nga VOA

biden netanyahu shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës