15 Mars 2024, 15:05
Nga S.N
Edita Tahiri
KOSOVË- Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar në dialog. Ajo ka bërë një krahasim të procesit të dialogut me periudhën kur ishte ajo kryenegociatore.
Tahiri deklaroi se Qeveria e Kurtit nuk arriti të shfrytëzojë letrën e presidentit të SHBA-ve Joe Biden, i cili kërkoi një njohje reciproke. Ajo shtoi se dialogu është i vdekur dhe pa rezultate. Tahiri theksoi se në vend që dialogu të sillte stabilitet po sjell tensione. Ajo e cilësoi Ministrinë e Jashtme të Kosovës si inferiore.
Deklarat e Edita Tahirit:
Ne gjithë e dimë që dialogu apo negociata me Serbinë kemi pasur në disa faza, në konferencën e Rambujesë para saj kemi pasur ne fituam lirinë e paqen. Dëshiroj të them që kjo Qeveria aktuale ka dështuar në dialog. E kishin në dorë letrën e presidentit Biden që theksoi qartë që dialogu duhet fokusohet në njohjen reciproke mes dy shteteve por Kurti e dështoi atë letër, dështoi historikisht. Kosova nxori një marrëveshje që se përmban njohjen reciproke plus nuk ishte në gjendje ta kundërshtoj Asociacionin e edhe pse fitoi 50 për qind mbi kundërshtimin e Asociacionit tash e pranoi pa u skuqur.
Këto ditë ia dha edhe tokat Manastirit (të Deçanit) e të tjera dështime ndërsa në përgjithësi për dialogun mund të them se është i vdekur sepse s’pati rezultate. Ky dialog në këtë periudhë në vend se të sjell stabilitet dhe paq solli tensione, mbërrijmë më situatën kur Serbia bëri agresion në Banjskë e Serbia mbeti e pa ndëshkuar e Kosova dhe sot është e ndëshkuar, kemi të bëjmë me qeveri inferiore por edhe ministri të Jashtme inferiore që s’arriti s’paku që Kosovës t’i hiqen sanksionet e Serbisë t’i vihen këtu jemi sot.
Ku isha unë kryenegociatore aty edhe Kosova doli me imazh pozitiv se Kosova kishte grua, pra mu krye negociatore e Serbia as ne delegacion s’ka pas e unë i kam pas këshilltaret e mia, e kam fjalën ai dialog ku kam qenë unë për ato shtatë vite kemi arritur të shtrijmë sovranitetin e Kosovës në veri të Kosovës, kemi zhbërë struktura paralele serbe, marrë0veshje që kanë hequr pengesa Kosovë e serbi, e së pari vendosja e kufirit në veri sepse pikat kufitare ishin të djegura kur filluam dialogun në 2011 sepse Serbia dogji si reagim për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
edita tahiri dialogu kosove-serbi
Bota
15 Mars 2024, 14:53
S.B
Gabriel Escobar
KOSOVË- Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, ka bërë dekl...
Bota
15 Mars 2024, 14:52
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Kriptomonedha më e njohur dixhitale Bitcoin ra deri në 5.6% në tregjet aziatike mëngjesin e sotëm. Bitcoin arr...
Bota
15 Mars 2024, 14:38
S.N
UKRAINË- E shtuna e 16 marsit është shpallur ditë zie në rajonin Odessa të Ukrainës, pasi të paktën 14 persona u ...
Bota
15 Mars 2024, 14:28
S.N
Bernie Sanders
SHBA- Senatori Bernie Sanders zbuloi këtë javë legjislacionin për të reduktuar javën standarde të pun&eum...
Bota
15 Mars 2024, 14:19
S.N
Gabriel Escobar
KOSOVË- Gabriel Escobar i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor ka konfirmuar se në takimin që do t&eum...
Bota
15 Mars 2024, 14:09
S.B
Megan Skye Blancada
AUSTRALI- Modelja Megan Skye Blancada mund të kalojë pjesën tjetër të jetës së saj në burg...
Bota
15 Mars 2024, 14:06
S.N
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e thirrur nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit ku tema ishte "Hi...
Bota
15 Mars 2024, 14:07
M.B
Peter Stano
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka konfirmuar të premten se blloku e ka caktuar një...
Bota
15 Mars 2024, 13:48
E. D
fotot ilustruese
UKRAINË- Një sulm me raketa ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, vrau të paktën dy persona dhe pla...
Bota
15 Mars 2024, 13:47
S.N
Foto Ilustrim
KOSOVË- Partia me kryatar Albin Kurtin, Lëvizja Vetëvendosja është më e pasura në Kosovë. Komisioni Q...