Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Hetimi është kryer me përfshirjen e Policisë së Kosovës, dhe sipas Escobar, rezultatet janë të afërta me informatat e tyre.
KOSOVË- Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, ka bërë deklarata lidhur me hetimet e lidhjeve të mundshme të shtetit serb me terroristët në Banjskë. Hetimi është kryer me përfshirjen e Policisë së Kosovës, dhe sipas Escobar, rezultatet janë të afërta me informatat e tyre.
“Ne mendojmë se ka pasur disa lidhje financiare dhe organizative, por ne po e hetojmë atë plotësisht. Por, për sa i përket krimit që është kryer, mendoj se hetimi është bërë me kompetencë nga Policia e Kosovës. Nuk kishim nevojë të bënim një hetim. Ne kishim inteligjencë dhe rezultatet e hetimit janë shumë afër me atë që kemi kuptuar. Pra, ne nuk po i kërkojmë Serbisë një hetim lidhur me atë që ka ndodhur më 24 shtator. Ne po kërkojmë përgjegjësi”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
Shtetet e Bashkuara po kërkojnë përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit dhe insistojnë që Milan Radojiçiqi, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin, të arrestohet dhe të përballet me drejtësinë.
“Nuk e di për Kosovën, por hetimet janë duke vazhduar, janë duke vazhduar me kompetencë. Në Serbi ne kemi thënë që ai duhet të arrestohet dhe duhet të ngarkohet për krimet, për të cilat mund të ngarkohet në Serbi. E di që ekziston edhe një fletarrestim i INTERPOL-it për të”, ka thënë Escobar.
Ndërkohë, në lidhje me ekstradimin e Radojiçiqit në Kosovë përballë drejtësisë, Escobar theksoi se çështja është në fokusin e tyre dhe po e trajtojnë si prioritet për llogaridhënie. Megjithatë, ai nuk ofroi komente konkrete në lidhje me masat e mundshme që do të marrin ndaj Serbisë nëse konfirmohet implikimi i tyre në sulmin në Banjskë.
Foto Ilustrim SHBA- Kriptomonedha më e njohur dixhitale Bitcoin ra deri në 5.6% në tregjet aziatike mëngjesin e sotëm. Bitcoin arr...
UKRAINË- E shtuna e 16 marsit është shpallur ditë zie në rajonin Odessa të Ukrainës, pasi të paktën 14 persona u ...
Bernie Sanders SHBA- Senatori Bernie Sanders zbuloi këtë javë legjislacionin për të reduktuar javën standarde të pun&eum...
Gabriel Escobar KOSOVË- Gabriel Escobar i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor ka konfirmuar se në takimin që do t&eum...
Megan Skye Blancada AUSTRALI- Modelja Megan Skye Blancada mund të kalojë pjesën tjetër të jetës së saj në burg...
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e thirrur nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit ku tema ishte "Hi...
Peter Stano BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka konfirmuar të premten se blloku e ka caktuar një...
fotot ilustruese UKRAINË- Një sulm me raketa ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, vrau të paktën dy persona dhe pla...
Foto Ilustrim KOSOVË- Partia me kryatar Albin Kurtin, Lëvizja Vetëvendosja është më e pasura në Kosovë. Komisioni Q...
Kopertina ITALI- Media italiane 'L’Espresso' ka botuar ditën e sotme një artikull në lidhje me lidhjet e Giorgia Melonit në ...