Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shumë spitale në Gjermani presin probleme të mëdha financiare në vitin 2023. Kjo mund të çojë në një valë falimentimesh. Ato nuk po mund të përballojnë rritjen e çmimeve.

"Klinikat tona po përballen me një valë të mundshme falimentimi që do të jetë e pamundur të ndalet”, thotë presidenti i Shoqatës Gjermane të Spitaleve (DKG), Gerald Gass, në një intervistë për Rrjetin editorial gjerman (RND). Ai beson se në shumë rajone kjo valë falimentimi do të çojë në një "rënie të ndjeshme" të nivelit të kujdesit shëndetësor për qytetarët.
Pesimizmi i shtuar
Gass i referohet sondazhit të rregullt vjetor të kryer nga DKG me drejtorët e klinikave gjermane, sipas të cilit 59 për qind e spitaleve në Gjermani presin që këtë vit (vitin 2022) ta mbyllin me humbje. Vitin e kaluar, kjo përqindje ishte dukshëm më e ulët me 43 për qind. Rrjedhimisht, përqindja e spitaleve që presin një bilanc pozitiv financiar në fund të vitit u ul nga 44 në 20 për qind brenda një viti. Vetëm 17 për qind e drejtuesve të klinikave të anketuara vlerësojnë se gjendja do të përmirësohet vitin e ardhshëm.
Gass vlerëson se fondet financiare të spitaleve, për të cilat qeveria gjermane njoftoi se do të ndihmojë në tejkalimin e kostove të rritura të energjisë, janë "të dobishme, por jo të mjaftueshme". "Kjo ndihmë nuk mund të zbusë problemet strukturore me të cilat përballen klinikat gjermane për shkak të inflacionit, që ka rezultuar me rritje të çmimeve në të gjitha fushat. Pandemia e koronës ka treguar se është e nevojshme të kemi një sektor të fortë klinik dhe ka dëshmuar nevojën e mbulimit territorial të kujdesit mjekësor. "Ne nuk mund t'i lejojmë vetes të kemi mbyllje të klinikave," tha Gass.
Mungesa kronike e stafit profesional
Kokëçarje të tjera u shkakton drejtuesve të klinikave gjermane edhe mungesa kronike e stafit, veçanërisht në fushën e kujdesit mjekësor. Në sondazhin e DKG, 90 për qind e spitaleve raportojnë se nuk janë në gjendje të plotësojnë pozicionet vakante. Aktualisht spitaleve gjermane u mungojnë 20.600 punëtorë në të gjithë sektorët./DW
Ministria e Punëve të Jashtme KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës janë duke u përshkallëzuar e për k&eum...
Aleksandër Vuçiç KOSOVË- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka vizituar disa njësi të Ushtrisë...
Merdare KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) ka bërë thirrje ndaj qytetarëve dhe udhët...
Pika kufitare KOSOVË- Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika kufitare Meradare është mbyllur dhe udhëtar&e...
Merdare KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës sa vijnë e përshkallëzohen. Mbrëmjen e djeshme rreth 20 shtetas serb&e...
Para Kancelari gjerman Olaf Scholz fiton më pak se shumë drejtues kompanish private dhe institucionesh shtetërore. Këtë e tre...
Ushtare Statusi i humbur dhe një ekzistencë e dëshpëruar në Iran po shtyn mijëra ish-trupa afgane - shumë prej tyre koma...
Nikos Dendias KOSOVË- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka komunikuar me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë n&eum...
Nafte RUSI- Rusia ka ndaluar shitjet e naftës për vendet dhe kompanitë që respektojnë një kufi çmimi të r&eu...
Serbia është i vetmi vend evropian që nuk i ka vënë sanksione Moskës dhe llogaritë në mbështetjen e saj për ...