LIVE UPDATES
Bota

Kush e ka rrogën më të lartë se kancelari në Gjermani?

Drejtuesit e kompanive private dhe ata të institucioneve dhe agencive shtetërore gjerman marrin paga dukshëm më të larta se kancelari. Po sa fiton kancelari dhe sa fitojnë drejtuesit e agjencive shtetërore?

28 Dhjetor 2022, 07:51 Nga A.B
Kush e ka rrogën më të lartë se kancelari në Gjermani?
Para

Kancelari gjerman Olaf Scholz fiton më pak se shumë drejtues kompanish private dhe institucionesh shtetërore. Këtë e tregon lista e Ministrisë së Financave, e cila u është vënë në dispozicion gazetarëve pas shumë kërkesash dhe korrespodencash mes deputetit, Jan Korte, kreu i grupit parlamentar të partisë e Majta në Bundestag dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave.

Sipas kësaj liste, të paktën 21 anëtarë të bordeve të drejtorëve apo menaxherë të kompanive dhe institucioneve shtetërore kanë një rrogë më të lartë se kancelari Olaf Scholz, i cili merr rreth 360.000 euro në vit.

Drejtori i përgjithshëm i Hekurudhave Gjermane (Deutsche Bahn AG), Richard Lutz, fiton më së shumti nga menaxherët dhe drejtuesit e kompanive që janë nën pronësinë e shteti. Pagë e tij vjetore është 900.000 euro dhe në këtë të dhënë nuk janë përfshirë rritja e pagës prej dhjetë për qind gjatë këtij viti (2022). Po ashtu nuk janë marrë parasysh as pagesat shtesë në formën e shpërblimeve, bonueseve dhe pagesave të tjera. Në këto llogaritje paraqiten pra vetëm të dhënat për rrogat bazë, të cilat ndonjëherë dallojnë shumë nga të ardhurat në tërësi.

Pas drejtorit të Deutsche Bahn, i dyti në radhë në listë me 863.000 është Stefan Hofschen, drejtori i përgjithshëm i Shtypshkronjës Shtetërore (Bundesdruckerei GmbH), e cila ndër të tjera është përgjegjëse për prodhimin e pasaportave, dokumenteve personale, pullave postare, kartëmonedhave, si dhe pajisjeve për prodhimin e tyre.

Drejtori i përgjithshëm i Hekurudhave Gjermane, Richard Lutz, me ministrin e Transportit Volker Wiessing
Më pas në listë vijnë anëtarët e tjerë të bordit të Hekurudhave Gjermane dhe anëtarët e bordit të Bankës Shtetërore për Zhvillimimin, KfV, të cilët marrin nga 555.400 deri në 687.600 euro në vit.

Pagat e CEO-ve të qendrave të ndryshme kërkimore si ajo Helmholtz, qendra për kontrollin gjerman të trafikut ajror, Autobahn GmbH, e operatorit të mbledhjes së tarifave Toll Collect dhe Agjencisë Financiare Federale gjermane janë pjesërisht po ashtu mbi pagën e kancelarit ose të ngjashme me rrogën e tij vjetore.

Kërkesat e drejtuara ministrit Lindner

Në korrespondencë me Ministrinë e Financave, deputeti Korte iu drejtua konkretisht ministrit Christian Lindner (FDP), i cili së fundi tha se asnjë drejtor i mediave që përfshihen në grupin e mediave publike gjermane - ARD - nuk duhet të fitojë më shumë se kancelari dhe se paratë e takspaguesve dhe të atyre që paguajnë taksën e detyrueshme televizive duhet të shpenzohen me kujdes. Politikani i majtë i ka shkruar ministrit Lindner se e mbështet këtë qëndrim, duke shtuar se: "Megjithatë, në mënyrë që kërkesa juaj të kuptohet plotësisht, do të ishte e rëndësishme të dini se kush në institute, institucione apo kompanitë federale merr një pagë më të lartë se kancelari. Duhet të jeni më të kujdesshëm me paratë e taksapaguesve”.

Sipas Rrjetit Gjerman të Redaktorëve (RND), Korte i ka kërkuar këto të dhëna dy herë. Më në fund Ministria e Financave i dërgoi deputetit listën e kërkuar, ku shihen pagat e gjithsej 151 anëtarëve të bordeve dhe të drejtuesve të kompanive dhe institucioneve të ndryshme të shtetit gjerman.

„Situatë absurde"

"Krahasuar me bordin drejtues të Deutsche Bahn AG, kancelari Scholz punon pothuajse në baza vullnetare," thotë Korte, pas shikimit të listës.

"Kancelari po të ishte drejtues i Shtypshkronjës Shtetërore do të kishte ndoshta më pak stres dhe një rrogë dyfish më të lartë”. Është një situatë absurde. Duhet të ndalet politika e gabuar e privatizimit të infrastrukturës dhe institucioneve shtetërore”. Hekurudhat shtetërore, Shtypshkronja shtetërore dhe shumë kompani të tjera janë privatizuar së pari, e pastaj janë blerë prapë nga shteti.

Rrogat e disa drejtuesve - sekrete!

Sipas RND, lista e pagave nuk është e plotë: Në disa raste, Ministria i ka rekomanduar deputetit Korte se duhet të drejtohet tek Agjencia e Bundestagut për mbrojtjen e të dhënave personale. Për rrogat e krerëve të disa institucioneve, si presidentit të BaFin apo dy anëtarëve të bordit të FMS, një lloj "Bad Bank" për likuidimin e Hypo Real Estate të shtetëzuara, deputeti ka mundur të informohet por nuk guxon t'i publikojë këto të dhëna.

Korte e kritikon ashpër këtë rregull: Nëse Lindner - me të drejtë - kërkon transparencë për pagat e drejtuesve në mediat që përfshihen në grupin e mediave publike gjermane - ARD, atëherë këtë duhet ta bëjë edhe në sektorin e institucioneve që i përgjigjen vetë ministrit, thotë Korte. Sipas tij, është plotësisht e pakuptueshme që informacionet për rrogat e disa prej drejtuesve të institucioneve federale të klasifikohen si sekret dhe të mbrohen prej Agjencisë së Bundestagut për mbrojtjen e të dhënave personale./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet