LIVE UPDATES
Bota

Nga anëtarësimi i Ukrainës në aleancë te skepticizmi i Trump, REL: Pesë gjëra që pritet të ndodhin në samitin e NATO-s në Uashington

NATO-ja ka qenë e prerë se Ukraina nuk mund t’i bashkohet asaj derisa lufta është duke vazhduar, sepse vendet anëtare nuk duan të zhyten në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

4 Korrik 2024, 07:37 Nga r.ll
Nga anëtarësimi i Ukrainës në aleancë te skepticizmi i
foto ilustruese

SHBA- Samiti i madh i NATO-s në Uashington do të mbahet së shpejti, nga 9 deri më 11 korrik. Radio Evropa e Lirë shpjegon pesë gjërat të cilave duhet t’i ndiqni me vëmendje gjatë tubimit të 32 vendeve aleate dhe disa mysafirëve të rëndësishëm në kryeqytetin amerikan.

A është Ukraina vërtet afër anëtarësimit në aleancë?

Njëra prej gjërave kryesore që do të bjerë në sy gjatë këtij samiti është formulimi në deklaratën përfundimtare në lidhje me gjasat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Përpilimi i këtij dokument, i cili përbëhet zakonisht nga disa faqe, është duke ndodhur tash e disa javë në zyrat qendrore të NATO-s në Bruksel. Por, mospajtimet kryesore kanë të bëjnë me mënyrën e saktë të përshkrimit të gjasave të Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës.

Ukraina nuk do të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s tash, kjo është shumë e qartë. NATO-ja ka qenë e prerë se Ukraina nuk mund t’i bashkohet asaj derisa lufta është duke vazhduar, sepse vendet anëtare nuk duan të zhyten në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Mund të hidhen poshtë edhe idetë kreative por të pamundura për lejimin e klauzolës së përbashkët të NATO-s për mbrojtjen, Neni 5, ta mbulojë territorin ukrainas që është tash për tash nën kontrollin e Kievit, por jo edhe pjesën që Moska e ka pushtuar. Sipas zyrtarëve të NATO-s, ideja është që në samitin e sivjetmë të shkohet më larg krahasuar me deklaratën e Vilniusit nga samiti në kryeqytetin lituanez vitin e kaluar.

Edhe këtë herë pritet diçka e ngjashme, apo madje gjuha e ngjashme, edhe pse gjasat janë që nuk do të caktohet ndonjë datë. Në komunikatën e Vilniusit u theksua se “ne do të jemi në gjendje t’ia dërgojmë ftesën Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës kur aleatët të jenë pajtuar, dhe kur kushtet të jenë pjekur”.

REL-i ka mësuar se dy aspekte mund të përfshihen në dokumentin e sivjetmë. Zyrtarët amerikanë, sikurse sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, së voni e kanë përdorur termin “ura drejt anëtarësimit” kur kanë folur për Ukrainën dhe NATO-n, prandaj pritet që kjo të zërë vend në komunikatën përfundimtare, edhe në qoftë se është e paqartë se çfarë nënkupton kjo fjali saktësisht.

Një fjalë tjetër që mund të përfshihet në komunikatë është fjala “e pakthyeshme”, që nënkupton se rruga e Kievit drejt NATO-s është e shtruar.

Çfarë do të fitojë Ukraina?

Para së gjithash, shumë aleatë pritet të njoftojnë në samit më shumë furnizim dypalëshe me armë për Ukrainën. Pyetja, si gjithmonë, do të jetë se sa shpejt do të arrijnë armët në fushëbetejë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të jetë i pranishëm në samit dhe ka shpresë në mesin e zyrtarëve të NATO-s se nuk do të ketë një përsëritje të samitit të Vilniusit, në të cilin ai shprehu zhgënjimin në një postim në X para takimit, se Kievit nuk i ishte dhënë një orar i qartë për anëtarësim. Në fakt, pak a shumë është arritur pajtueshmëri për dy temat e mëdha që do të bëhen të ditura në samit.

NATO-ja do të fillojë ta marrë përsipër bashkërendimin e dhurimit të armëve dhe municioneve Ukrainës. Deri tani, këtë e bënte grupi Ramstein i udhëhequr nga SHBA-ja, pjesë e të cilët janë mbi 50 vende kryesisht perëndimore, të cilat janë takuar rregullisht prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.

Njoftimi i dytë do të jetë financimi ushtarak i Ukrainës. Shifra të ndryshme janë përmendur. Shefi i NATO-s Stoltenberg së pari propozoi rreth 100 miliardë dollarë për pesë vjet. Tani, duket se aleatët kanë ardhur në përfundim për 40 miliardë dollarë për shumë vjet.

Skepticizmi i Trumpit

Nuk ka se si të shmanget kjo. Ish-presidenti amerikan (mbase presidenti i ardhshëm amerikan), Donald Trump, mund të jetë njeriu për të cilin flitet më së shumti në një samit pa qenë fare i pranishëm atje. Konventa Kombëtare Republikane, ku Trumpi do të caktohet zyrtarisht kandidat i partisë për president amerikan, do të nisë vetëm katër ditë pas samitit.

Në një mënyrë apo tjetër, samiti i NATO-s do të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore. Shumë prej mesazheve dhe vendimeve që do të dalin nga samti, do të jenë përgjigje për skepticizmin e Trumpit për aleancën dhe për mbështetjen e vogël që ai ka treguar për përpjekjet e Ukrainës për luftë.

Një tjetër gjë që e ka brengosur Trumpin ka të bëjë me shpenzimet ushtarake të aleatëve evropianë. Në të kaluarën, Trump i ka kritikuar vendet anëtare që nuk e kanë arritur cakun e NATO-s prej 2 për qind të GDP-së për shpenzim në mbrojtje, si dhe ka thënë se do ta lejonte Rusinë t’i sulmojë ato vende të cilat nuk paguajnë, duke e vënë në dyshim parimin thelbësor të NATO-s.

Për këtë, në samitin e Uashingtonit do të flitet për shumë shifra në lidhje me atë se sa shumë i kanë rritur aleatët shpenzimet në vitet e fundit. Më 2014 u dha një zotim se të gjitha vendet anëtare duhet ta arrijnë cakun prej 2 për qind brenda një dekade. Ky zotim nuk është përmbushur plotësisht, sepse 23 nga 31 vende aëntare sot shpenzojnë kaq ose më shumë për ushtrinë.

Por, NATO-ja do të përgjigjet shpejt për të nënvizuar se ky numër është i “vjetër” dhe se Evropa dhe Kanadaja kanë shpenzuar 640 miliardë shtesë në mbrojtje prej atëherë.

Një rikujtim nga Vilniusi

Përveç Këshillit NATO-Ukrainë në nivel liderësh, do të ketë edhe dy sesione të tjera pune në samit. I pari ka të bëjë me atë se sa e përgatitur është NATO-ja në rast se do të sulmohej. Vitin e kaluar në Vilnius, u miratuan një numër planesh për mbrojtjen, në mënyrë që të mbrohej “çdo centimetër e territorit të NATO-s”.

Tani duhet të shikohet nëse ato plane janë duke kryer punë – më e rëndësishmja për të parë nëse armët dhe logjistika janë të vendosura. NATO-ja i ka 500.000 trupa në gjendje gatishmërie dhe është duke stërvitur në një shkallë të paparë prej Luftës së Ftohtë. Por, një zyrtar i NATO-s e pranoi se planet “janë funksionale”, por shtoi me kujdes: “Nëse NATO-ja sulmohet sot, ato do të funksionojnë, por ka ende gjëra që mungojnë”.

Është thënë se kundërajrorët në krahun lindor të aleancës kanë mungesë municioni, por blloku ka nevojë për më shumë raketa me rreze të gjata veprimi dhe tanke.

Sesioni i dytë i kushtohet Kinës. Derisa aleanca është ende e përqendruar në teatrin atlantik, është e qartë se po i vëzhgon me një sy edhe zhvillimet në Paqësor dhe ndikimin e Kinës atje, e shtyrë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara. Sikurse në dy samitet e fundit, liderët e NATO-s nga Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut, do të jenë të pranishëm. Pritet nënshkrimi i shumë marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushat si, mbrojtja kibernetike dhe siguria detare.

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen?

Natyrisht, presidenti amerikan, Joe Biden, do ta tërheqë vëmendjen e të gjithëve, i cili është nikoqir i takimit, posaçërisht pas paraqitjes së tij të dobët në debatin përballë Trumpit.

Kritikat do të jetë të mëdha, por pyetja është sa herë do të paraqitet ai në media gjatë asaj jave. Herët a vonë, ai duhet të takohet me shtypin, por ia vlen të theksohet se ai nuk mbajti konferencë në samitin e Vilniusit vitin e kaluar, që është gjë e pazakontë për një president amerikan.

Në Uashington ai duhet të jetë më i gjallë. Duke qenë mbrapa në sondazhet presidenciale, është e qartë se këshilltarët e tij do të duan që samiti të planifikohet dhe kontrollohet në mënyrë që ai ta shmangë çfarëdo gafe të panevojshme.

Por, Biden nuk është lideri i vetëm nga vendet e mëdha perëndimore që po lufton për mbijetesë politike. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të mbërrijë në Uashington pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat aleanca e tij e qendrës së djathtë ka rënë nga grupi më i madh në fuqinë e tretë në Parlament, me vetëm 100 deputetë.

Në Gjermani, Olaf Scholz dhe koalicioni i tij pritet të pësojnë disfatë në zgjedhjet nacionale vitin e ardhshëm, që nënkupton se Berlini, Parisi dhe Uashingtoni përfaqësohen në shumë mënyra nga liderë të dobësuar politikisht.

Ndërkohë, shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, i cili e merr detyrën zyrtarisht nga Stoltenberg në vjeshtë, do të ketë shumë punë. Stoltenberg, sekretari që shërbeu më së gjati në krye të NATO-s, do të mungojë posaçërisht për aftësitë e tij për të kaluar mirë me shumicën e liderëve dhe për gjetjen e pajtueshmërisë. Në këtë kuptim, Rutte do të jetë disi pasuesi i tij natyral./REL

samiti i nato-s uashington

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet