Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Khamenei tha të mërkurën se balotazhi i 5 korrikut mes reformistit Maasud Pezeshkian dhe kandidatit të së djathtës ekstreme, Saeed Jalili, është “shumë i rëndësishëm” dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votim.
IRANI- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, është ankuar për daljen e ulët rekorde në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Iran javën e kaluar, por ka ngulur këmbë se ajo nuk pasqyron popullaritetin e republikës islamike. Khamenei tha të mërkurën se balotazhi i 5 korrikut mes reformistit Maasud Pezeshkian dhe kandidatit të së djathtës ekstreme, Saeed Jalili, është “shumë i rëndësishëm” dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votim.
“Ata të cilët e duan islamin dhe republikën islamike, si dhe përparimin e vendit, duhet ta tregojnë këtë duke marrë pjesë në zgjedhje”, tha 85-vjeçari, i cili e ka fjalën e fundit për çdo çështje shtetërore.
Khamenei tha se dalja në zgjedhje prej 40 për qind në rundin e parë më 28 qershor “nuk ishte e pritshme”, por shtoi se “është plotësisht gabim të mendosh se ata të cilët nuk votuan në rundin e parë janë kundër sistemit”.
Megjithatë, gjatë një fjalimi më 2001, Khamenei ishte tallur me pjesëmarrjen në zgjedhje prej 40 për qind në vendet e Perëndimit, duke e cilësuar si të “turpshme” dhe duke thënë se kjo ishte shenjë se “populli nuk i beson sistemit politik dhe se nuk mban shpresa në të”. Pezeshkian i fitoi rreth 42.5 për qind të votave në rundin e parë të votimit, ndërsa rivali i tij Jalili përfundoi i dyti me 38.6 për qind.
Vota e konservatorëve u nda mes Jalilit dhe kryetarit të Kuvendit, Mohammad Baqer Qalibaf, i cili doli i treti me 13.8 për qind të votave. Asnjë kandidat nuk fitoi mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur president, prandaj u caktua një balotazh për 5 korrik. Aktivistët dhe kundërshtarët bënë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve, duke argumentuar se zgjedhjet e kaluara kanë dështuar të sjellin ndryshime.
Pjesëmarrja në zgjedhje në Iran ka pësuar rënie prej vitit 2020, e shkaktuar pjesërisht nga zemërimi i rritur për mungesën e lirisë, dhe si pasojë e ekonomisë së dobët dhe përkeqësimit të kushteve të jetesës. Zgjedhjet në republikën islamike janë të kontrolluara, pasi kandidatët përzgjidhen paraprakisht nga një trup i pazgjedhur, i cili është i mbizotëruar nga konservatorët e krahut të ashpër./ REL
foto ilustruese SHBA- Sipas një sondazhi në rast se Joe Biden heq dorë prej kandidaturës për president të SHBA-së pas nj...
fotot ilustruese RUSI- Agjencia e spiunazhit ushtarak të Ukrainës thotë se një operacion i përbashkët me një grup rus pr...
Volodymyyr Zelenskyy dhe Donal trump UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelenskyy tha se ish-presidenti amerikan Donald Trump duhet të p&eu...
Jeffrey Hovenier KOSOVA- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara presin nga Kosova dhe nga...
foto ilustruese FRANCË-Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se ai komunikon me mesazhe çdo ditë me presidentin francez Emmanue...
fotot ilustruese GAZA- Të mërkurën forcat izraelite kryen sulme në pjesën qëndrore dhe jugore të Gazës, pasi urdh&e...
foto ilustruese IZRAEL- Hezbollahu libanez filloi një sulm të ri masiv në pjesët veriore të Izraelit vetëm pak orë pasi ...
Gabriel Attal PARIS- Partia e djathtë e skajshme Bashkimi Kombëtar është partia e vetme që mund të fitojë shumicën ...
fotot ilustruese SHBA- Presidenti Joe Biden po kritikon vendimin e Gjykatës së Lartë, që u jep ish presidentëve imunitet të g...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia dhe SHBA kanë luftuar së bashku n&eum...