LIVE UPDATES
Bota

Biden takim më 10 korrik me 23 guvernatorë demokratë, përpjekje e presidentit amerikan për të zbutur shqetësimet e partisë rreth gjendjes së tij shëndetësore

Takimi i Biden me guvernatorët vjen ndërsa këshilltarët e tij kanë bërë përpjekje të sigurojnë donatorët më të mëdhenj të fushatës, ligjvënësit dhe mbështetësit kryesorë të Partisë Demokratike se ai është në gjendje të konkurrojë kundër Trump dhe mund ta mposhtë atë në zgjedhjet e 5 nëntorit.

4 Korrik 2024, 07:22 Nga N.F
Biden takim më 10 korrik me 23 guvernatorë demokratë,
Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet të mërkurën me disa nga 23 guvernatorët demokratë në kuadër të përpjekjeve që të sigurojë kolegët kryesorë politikë se ai është në gjendje të mbetet kandidati i partisë për zgjedhjet e vitit 2024. Shqetësimet për këtë u rriten pas paraqitjes së dobët në debatin e parë televiziv me kandidatin e pritshëm republikan për President, Donald Trump.

Takimi i Biden me guvernatorët vjen ndërsa këshilltarët e tij kanë bërë përpjekje të sigurojnë donatorët më të mëdhenj të fushatës, ligjvënësit dhe mbështetësit kryesorë të Partisë Demokratike se ai është në gjendje të konkurrojë kundër Trump dhe mund ta mposhtë atë në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Të mërkurën në mëngjes, ekipi i zotit Biden publikoi një memorandum që tregonte se kandidati demokrat, pas debatit televiziv, kishte shënuar rënie të vogël në sondazhet kombëtare përballë zotit Trump.

Megjithatë, sondazhe të tjera të pavarura kanë treguar që ish Presidenti Trump po fitonte terren, pas debatit. Debati, i organizuar nga rrjeti televiziv amerikan CNN, u pa nga 51 milionë njerëz.

Në një takim për mbledhjen e fondeve të martën në mbrëmje, në periferi të Uashingtonit, zoti Biden ofroi një shpjegim për paraqitjen e tij në debat. Ai tha se kishte mungesë gjumi dhe përmendi si arsyetim edhe orarin e gjatë të udhëtimeve, në javët para mbajtjes së debatit.

Presidenti udhëtoi në Evropë ku mori pjesë në ceremonitë për 80-vjetorin e Zbarkimit të Aleatëve në Evropë në Normandi të Francës dhe më pas në Itali për një takim të grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës. Ai gjithashtu ka udhëtuar brenda Shteteve të Bashkuara në takimet me mbështetësit ndërsa zhvillohet gara zgjedhore për president.

Fakti është se nuk veprova në mënyrë të zgjuar. Vendosa të udhëtoj nëpër botë disa herë, duke kaluar rreth 100 zona kohore ... përpara ... debatit. Nuk i dëgjova këshilltarët e mi dhe kur u ktheva, pothuajse më zuri gjumi në skenë”, tha ai. “Ky nuk është justifikim, por është një shpjegim”.

Një pjesë e vogël e zyrtarëve demokratë kanë filluar të shprehin publikisht shqetësimet e tyre nëse kandidati Biden ka mprehtësinë mendore dhe forcën fizike për të përfunduar fushatën dhe për të shërbyer për një mandat tjetër katërvjeçar, i cili do të përfundonte në fillim të vitit 2029, kur ai do të ishte 86 vjeç.

Lloyd Doggett, ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve nga Teksasi, që deri tani ka fituar 15 mandate, të martën u bë zyrtari i parë demokrat që i bëri thirrje publike zotit Biden të tërhiqej. Ai tha se zoti Biden duhet “të marrë vendimin e dhimbshëm dhe të vështirë për t'u tërhequr”.

Ligjvënësi Doggett tha se “vendimi im për t’i bërë publike këto shqetësime të forta nuk u mor lehtë dhe as nuk e zvogëlon në ndonjë mënyrë respektin për gjithçka që ka arritur presidenti Biden”.

Megjithatë zoti Doggett përmendi paraqitjen e dobët gjatë debatit të kandidatit Biden dhe dështimin e tij për të “mbrojtur në mënyrë efektive arritjet e tij të shumta”.

Ligjvënësi nga Teksasi i tha Radios Publike Kombëtare se ndonëse ai është i vetmi ligjvënës demokrat që bëri këtë thirrje publike, ai shtoi se po shpreh qëndrimet edhe të të tjerëve. Ai shtoi, “nuk kam marrë asnjë qortim nga zyrtarët kryesorë të partisë”.

Zyrtarët e lartë demokratë, megjithatë, kanë shprehur mbështetje për zotin Biden pas debatit, duke thënë se ai duhet të kundërshtojë me forcë shqetësimet në rritje midis kolegëve të tij partiakë.

Senatori nga Nju Jorku, Chuck Schumer, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, tha të martën se besonte se presidenti 81-vjeçar ishte i aftë për të kryer edhe një mandat.

Unë jam me Joe Biden-in”, tha ai, duke i bërë jehonë komenteve të zyrtarëve të tjerë të lartë të partisë.

Por Nancy Pelosi, ligjvënëse nga Kalifornia dhe ish-kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, tha se ndërsa e mbështet zotin Biden si kandidat, pyetja nëse paraqitja e dobët në debat ishte një rast i vetëm apo bëhet fjalë për një gjendje të rënduar të Presidentit, është një pyetje legjitime. Ajo shtoi se ka dëgjuar qëndrime ‘të përziera’ nga donatorët nëse kandidati Biden ishte në gjendje të vazhdonte garën e tij për një mandat të dytë si President.

Televizioni amerikan ‘ABC News’, i cili grumbullon të dhënat e sondazheve dhe informacione të tjera për të bërë parashikimet e tij zgjedhore, tha se kandidati demokrat Biden kishte shënuar rënie në sondazhet kombëtare, pas debatit. Megjithatë, televizioni njoftoi se ka arritur në përfundimin se “katër muaj para ditës së zgjedhjeve, rezultati i tyre është ende i paqartë”.

Nuk ka asnjë shenjë që zoti Biden po shqyrton seriozisht tërheqjen nga gara, që do të përsëriste përballjen e vitit 2020 me zotin Trump.

Senatori Sheldon Whitehouse nga shteti ‘Rhode Island’ i tha një televizioni lokal në shtetin verilindor se ai ishte “i tmerruar” nga paraqitja e zotit Biden gjatë debatit. Ai i kërkoi Shtëpisë së Bardhë garanci për “gjendjen e Bidenit ... se kjo ishte vërtetë një anomali dhe jo gjendja në të cilën ai është tani”.

Senatori demokrat nga Vermonti Peter Welch tha se fushata e kandidatit demokrat Biden po mban “një qëndrim shpërfillës ndaj njerëzve që ngrejnë pyetje për diskutim”.

Presidenti Biden e ka pranuar se paraqitja e tij ishte e dobët kundër kandidatit republikan Trump gjatë përballjes 90-minutëshe televizive. Ky ishte debati i parë televiziv nga dy që janë planifikuar për këtë fushatë zgjedhore. Debati tjetër pritet të mbahet më 10 shtator.

Por një ditë pas debatit, ai u duk energjik gjatë një tubimi zgjedhor në shtetin e Karolinës së Veriut, edhe pse ai pranoi se “e di që nuk jam një djalë i ri. Nuk eci me aq lehtësi si më parë, nuk flas aq mirë sa dikur, por di të bëj një gjë: di të them të vërtetën!”

Kandidati demokrat Joe Biden shtoi se ai nuk do të garonte për një mandat të dytë nëse nuk besonte "me gjithë zemër dhe shpirt se mund t’ia dal”./ VOA

shba trump biden

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet