LIVE UPDATES
Bota

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

Imazhet, të paraqitura në një raport të martën nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në Uashington, janë marrë në muajt mars dhe prill.

3 Korrik 2024, 22:48 Nga E. D
Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit
fotot ilustruese

WASHINGTON - Imazhet e reja me satelit të Kubës tregojnë shenja se në këtë vend po instalohen kapacitete të përmirësuara të zbulimit në katër baza ushtarake me lidhje të dyshuara me Kinën, duke i siguruar Pekinit një rrjet objektesh që mund të përdoren për të përgjuar Shtetet e Bashkuara.

Imazhet, të paraqitura në një raport të martën nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në Uashington, janë marrë në muajt mars dhe prill. Në to tregohen ndërtime të reja ose të fundit në tre vendndodhje pranë kryeqytetit, Havana, si dhe punime në një vend të paraportuar më parë, jo shumë larg bazës detare amerikane në Gjirin e Guantanamos.

“Pa qasje tek materialet e klasifikuara, përcaktimi i objektivave specifike të këtyre objekteve është pothuajse i pamundur”, thuhet në raport. "Megjithatë, shtimi i pajisjeve të monitorimit të hapësirës në vende si Bejucali dhe Calabazari është i dukshëm, duke patur parasysh se Kuba nuk disponon satelitët e saj, apo programin e saj hapësinor".

Në Bejucal ndodhet objekti më i madh nga të katër vendndodhjet, sipas analistëve të CSIS-së dhe u bë i njohur fillimisht gjatë krizës së raketave kubane të vitit 1962, kur baza u përdor për të mbajtur armët bërthamore për Bashkimin Sovjetik.

Kohët e fundit, Bejucali ka fituar rëndësi si një stacion kryesor i monitorimit të të dhënave të zbulimit, i dyshuar për gjurmimin e komunikimeve elektronike për Kinën.

Fotot e reja satelitore tregojnë prova se Bejucali ka patur përditësime të mëdha, përfshirë një strukturë të re për antenën elektronike.

Dy objekte të tjera pranë Havanës - Wajay dhe Calabazar - kanë patur gjithashtu zgjerim. Analistët e CSIS-së citojnë prova për një mision në zgjerim dhe në zhvillim, përfshirë instalimin e antenave, paisjeve të radarëve dhe të tjera, që mund të ndihmojnë për të monitoruar satelitët.

Objekti i fundit, El Salao, duket se është ende në ndërtim e sipër. Por vendndodhja e tij, jo shumë larg bazës detare amerikane në Gjirin e Guantanamos pranë qytetit Santiago de Kuba, dhe vetë strukturat, mund të jenë shkak për shqetësim për Shtetet e Bashkuara.

Imazhet e mbledhura nga CSIS-ja tregojnë përparimin për atë që duket të jetë një grup antenash me një diametër prej 130 deri në 200 metra. Struktura të ngjashme, sipas analistëve, kanë treguar aftësinë për të gjurmuar sinjalet deri në 15,000 kilometra larg.

Zyra e Drejtorit Kombëtar të Zbulimit të Shteteve të Bashkuara nuk pranoi të komentonte raportin e CSIS-së. Por kjo pason një njoftim të vitit të kaluar nga gazeta “The Wall Street Journal” se Kina po i paguante Kubës disa miliarda dollarë për të ndërtuar një objekt përgjimi.

Zyrtarët amerikanë thanë më vonë se Kina kishte përmirësuar objektet e saj të zbulimit në Kubë në vitin 2019, por se reagimi amerikan e kishte penguar Pekinin të arrinte qëllimet e tij.

"Jemi të sigurt se mund të vazhdojmë të përmbushim angazhimet tona të sigurisë", tha sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneral major Pat Ryder, ndërsa informonte gazetarët të martën.

“E dimë se Republika Popullore e Kinës do të vazhdojë të përpiqet të rrisë praninë e saj në Kubë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për ta ndërprerë këtë”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës. “Vazhdojmë ta monitorojmë këtë nga afër, duke ndërmarrë hapa për t’iu kundërvënë”.

Kina hodhi poshtë të martën gjetjet e raportit të CSIS-së. Zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashington i quajti ato "asgjë tjetër veç shpifje".

“Pala amerikane ka folur në mënyrë të përsëritur për krijimin e bazave të spiunazhit nga Kina ose kryerjen e aktiviteteve të vëzhgimit në Kubë”, tha Liu Pengyu për Zërin e Amerikës nëpërmjet një email-i.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë menjëherë njollosjen keqdashëse të Kinës”, tha zoti Liu, duke shtuar se, “Shtetet e Bashkuara janë pa dyshim fuqia kryesore në aspektin e përgjimit dhe nuk kursejnë as aleatët e tyre”.

Kuba gjithashtu kundërshtoi raportin e CSIS-së, duke veçuar një shkrim në gazetën “The Wall Street Journal”.

“Pa cituar një burim të verifikueshëm, apo pa treguar prova, kërkon të trembë publikun me legjendat për bazat ushtarake kineze që nuk ekzistojnë dhe askush nuk i ka parë”, thuhet në një postim të zëvendësministrit të Jashtëm kuban Carlos Fernandez de Cossio në rrjetin social X.

Raporti i CSIS-së thotë se stacionet e monitorimit në Kubë mund ta ndihmojnë Kinën të fitojë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme, ndërsa përpiqet t’ia kalojë ushtarakisht Shteteve të Bashkuara.

“Mbledhja e të dhënave mbi aktivitete si stërvitjet ushtarake, testimet e raketave, lëshimet e raketave dhe manovrat me nëndetëse do t'i mundësonte Kinës të kishte një pamje më të sofistikuar të praktikave ushtarake të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në raport.

“Objektet kubane do të ofrojnë gjithashtu aftësinë për të monitoruar trafikun e radiove dhe për të përgjuar potencialisht të dhënat e dërguara nga satelitët amerikanë ndërsa kalojnë mbi objekte shumë sekrete ushtarake në jug të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në raport.

Stacione të tilla monitorimi mund ta ndihmojnë gjithashtu Kinën të fitojë qasje në atë që raporti e përshkruan si një "thesar të dhënash" nga komunikimet tregtare që kalojnë tranzit në juglindje të Shteteve të Bashkuara./VOA

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen