LIVE UPDATES
Bota

Përplasje SHBA-Arabi Saudite mbi uljen e prodhimit të naftës nga OPEC+

OPEC+, grupi i vendeve prodhuese që përfshin vendet e organizatës OPEC dhe Rusinë, njoftoi javën e kaluar se do të shkurtojë me 2 milionë fuçi në ditë nivelin e prodhimit, pas disa javësh lobimi nga zyrtarët amerikanë kundër një vendimi të tillë.

14 Tetor 2022, 21:50 Nga I.A
Përplasje SHBA-Arabi Saudite mbi uljen e prodhimit të naftës nga
Foto Ilustruese

SHBA- Arabia Saudite i refuzoi si “të pabazuara në fakte” kritikat ndaj vendimit të marrë javën e kaluar nga grupi OPEC+ për të ulur nivelin e prodhimit të naftës, megjithë kundërshtitë e Shteteve të Bashkuara. Arabia Saudite tha të enjten se kërkesa e Uashingtonit për ta shtyrë me një muaj uljen e prodhimit do të kishte patur pasoja negative ekonomike. Shtëpia e Bardhë u kundërpërgjigj duke thënë se u kishte paraqitur sauditëve një analizë ku tregohej se ulja e prodhimit të naftës mund të dëmtojë ekonominë botërore, si dhe aludoi se sauditët u kanë bërë presion edhe vendeve të tjera anëtare për ta votuar këtë vendim. Zyrtarë nga të dyja vendet pritet ta diskutojnë situatën së shpejti.

Shkëmbimet kanë krijuar një ftohje të marrëdhënies mes dy vendeve, të cilat kanë patur prej dekadash një aleancë të bazuar tek marrëdhënia “energji në këmbim të sigurisë”. OPEC+, grupi i vendeve prodhuese që përfshin vendet e organizatës OPEC dhe Rusinë, njoftoi javën e kaluar se do të shkurtojë me 2 milionë fuçi në ditë nivelin e prodhimit, pas disa javësh lobimi nga zyrtarët amerikanë kundër një vendimi të tillë. Vendimi u mor megjithëse tregjet e karburantit vazhdojnë të jenë të tkurrura, me rezervat në vendet me ekonomitë kryesore që gjenden në nivele edhe më të ulëta se gjatë periudhave të mëparshme kur OPEC-u ka ulur prodhimin.

Vendimi i OPEC+ ka krijuar shqetësim në Uashington për mundësinë e rritjes së mëtejshme të çmimeve të karburantit përpara zgjedhjeve të mesmandatit që zhvillohen në muajin nëntor, kur demokratët do të përpiqen të ruajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit. Presidenti amerikan Joe Biden u zotua më herët këtë javë se “do të ketë pasoja” për marrëdhëniet SHBA – Arabi Saudite pas vendimit të grupit OPEC+. I pyetur të enjten për situatën, gjatë një udhëtimi për në Los Anxhelos, Presidenti Biden u tha gazetarëve se “do të flasim me ta”. Vendimi i OPEC+ u mor me konsensus, pasi mori parasysh balancën e ofertës dhe kërkesës, dhe synon të qetësojë luhatjet e tregut, tha ministria e jashtme saudite në një deklaratë të enjten.

Deklarata e ministrisë saudite përmend konsultimet me Shtetet e Bashkuara përpara takimit të grupit OPEC+ të mbajtur më 5 tetor, kur iu kërkua të shtyjë me një muaj uljen e prodhimit të naftës.

“Mbretëria qartësoi në konsultime të vazhdueshme me administratën amerikane se të gjitha analizat ekonomike tregojnë se shtyrja me një muaj e vendimit të OPEC+, siç sugjerohet, do të kishte pasoja negative ekonomike”, u shpreh ministria e jashtme saudite.

Shtetet e Bashkuara e akuzuan Arabinë Saudite për vasalitet ndaj Moskës, e cila kundërshton vendosjen e një tavani çmimesh nga Perëndimi për naftën ruse, si reagim për sulmin ndaj Ukrainës.

“I paraqitëm Arabisë Saudite analiza që tregojnë se nuk ka arsye të bazuar tek tregu për ulje të prodhimit, dhe se mund të prisnin lehtësisht për takimin e ardhshëm të OPEC-ut për të parë se si do të zhvilloheshin gjërat”, u shpreh në një deklaratë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke shtuar se vendet e tjera të OPEC-ut i kishin rrëfyer Shteteve të Bashkuara se ndiheshin “të shtrënguar” të mbështesnin vendimin saudit.

Deklarata e ministrisë së jashtme saudite, duke cituar një zyrtar anonim, thekson “kontekstin krejtësisht ekonomik” të uljes së prodhimit të naftës. Kërkesa për karburant është dobësuar në mbarë botën, dhe OPEC-u, Departamenti amerikan i Energjisë, dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) kanë ulur këtë javë parashikimet e tyre për kërkesën që do të ekzistojë në treg gjatë vitit 2023. Megjithatë, IEA-ja shtoi të enjten se vendimi i OPEC-ut mund të përkeqësojë kërkesën, duke thënë se “çmimet e rritura të karburantit mund të shërbejnë si pika fundore për një ekonomi që gjendet tashmë në prag të reçensionit”.

Deklarata saudite thotë se mbretëria e percepton marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara si “strategjike” dhe thekson rëndësinë e respektit të ndërsjelltë. Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) publikoi një deklaratë në mbështetje të komenteve të Arabisë Saudite, duke lavdëruar përpjekjet e mbretërisë për të mbrojtur tregjet nga luhatjet. Në një studim javën e kaluar, kompania Goldman Sachs tha se në 25 vitet e fundit, OPEC-u nuk ka ulur kurrë prodhimin, kur rezervat kanë qenë në nivele kaq të ulëta në vendet e Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD), ku bëjnë pjesë 38 nga vendet më pasura të botës. Çmimet e OECD-së janë rreth 8% më poshtë se mesatarja e tyre pesëvjeçare. Megjithatë, kompania Goldman Sachs vë në dukje se OPEC-u ka ulur prodhimin gjatë periudhave të dobësimit të kërkesës në treg.

Marrë nga REL

opec+ përplasje shba-arabi saudite

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet