LIVE UPDATES
Bota

Përpjekjet e grave për biznes, VOA: Ngjyrat e Zadrimës, punëtoria që ka mbeledhur gratë në Dajç

Disa vite më parë Mimoza Pjetri ngriti në fshat punëtorinë “Ngjyrat e Zadrimës”, mbështetur në traditën e zonës për punimet në tezgjah. Sot, me të janë bashkuar edhe pjesëtarë të tjerë të familjes si dhe disa vajza të Dajçit.

12 Nëntor 2023, 23:03 Nga I.A

Përpjekjet e grave për biznes, VOA: Ngjyrat e Zadrimës,

DAJÇ- Në Dajç të Zadrimës, një grup grash dhe vajzash të zonës, në përpjekje për të mbështetur ekonominë familjare, janë angazhuar në punëtorinë “Ngjyrat e Zadrimës”. Fshatrat e zonës së Zadrimës shquhen jo vetëm për agroturizëm, por edhe për mjeshtërinë e grave në punimet me tezgjah, një traditë kjo e pasur dhe plot ngjyra. Disa vite më parë Mimoza Pjetri ngriti në fshat punëtorinë “Ngjyrat e Zadrimës”, mbështetur në traditën e zonës për punimet në tezgjah. Sot, me të janë bashkuar edhe pjesëtarë të tjerë të familjes si dhe disa vajza të Dajçit.

“Para disa vitesh, meqë isha papunë, fillova të merresha me tezgjahun pasi ishte edhe pjesë e traditës . Duke u munduar për të gjetur veten thashë: pse jo, të merrem dhe ta shikoj se si shkon. Normalisht shkoi mirë meqë punimet ishin cilësore. Kam ardhur mirë deri këtu dhe mendova që ta zgjeroj”.

Të rejat e punësuara në punëtorinë “Ngjyrat e Zadrimës”, i bashkon jo vetëm dëshira për punë dhe për tu rritur ekonomikisht, por edhe pasioni për traditën e pasur të zonës. Ato kanë sjellë elemente të reja duke gërshetuar traditën me kërkesat e kohës, ç’ka ka bërë që mjaft punime të tyre të pëlqehen nga të rinjtë. Françeska thotë se artikujt e prodhuar nga gratë dhe vajzat e punëtorisë njihen jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj.

“Kam studiuar kimi dhe teknologji ushqimore. Pas studimeve, pasi u ktheva në shtëpi, mendova që t’i jap një dorë mamit në punishten që ajo kishte ndërtuar. Kështu, avash-avash, fillova të përfshihesha. Pashë që është e nevojshme të krijohen produkte të reja që të përfshihet edhe brezi i ri. Ishin të domosdoshme dhe, me kalimin e kohës, krijuam produkte si çanta, bluza, fustane për brezin e ri, të cilat normalisht ishin tërheqëse”.

Gjatë punës në punëtorinë “Ngjyrat e Zadrimës”, Françeska thotë se ka mësuar mbi rëndësinë e përdorimit të rrjeteve sociale si një mundësi për të promovuar jo vetëm artikujt e realizuar prej tyre, por edhe zonën e Zadrimës ku ajo jeton.

“Gjatë punës kuptova që është e nevojshme të bëhet një prezantim më i gjërë sesa thjeshtë zona ku ne jetojmë. Dhe kështu mendova hapjen e rrjeteve sociale për prezantimin jo vetëm të produkteve tona, por në përgjithësi të traditës së Zadrimës. Kjo na erdhi në ndihmë që të prezantojmë edhe produktet e reja duke gërshetuar modernen me traditën”.

Në Shqipëri, vetëm 53% e grave në moshë pune janë në punë, krahasuar me 68% të burrave në moshë pune. Përgjegjësitë familjare, si dhe pagat më të ulëta në krahasim me burrat, i shtyjne gratë të kërkojnë rrugë për tu vetëpunësuar.

Në mungesë të gjetjes së një vendi pune, edhe një pjesë e grave dhe vajzave që kanë përfunduar arsimin e lartë, shpesh përpiqen të vetëpunësohen. Mes tyre është edhe Genta Pjetri, e shkolluar në arsimin e lartë për mësuesi, por që, në pamundësi për të gjetur një vend pune në arsim, punon si rrobaqepëse në punëtorinë “Ngjyrat e Zadrimës”.

Ajo thotë se punëtoria, dalëngadalë ndër vite, është shndërruar edhe në një mbështetëse për gratë dhe vazjat e zonës.

“Ky biznesi jonë ka lindë dhe ka fillu me u zgjeru për me i ndihmu gratë, ngaqë këtu nuk ka shumë vende pune. E vetmja punë është në bujqësi. Por Mimoza, duke i afru gratë, më shumë brezin e ri tek kjo punishte e vogël që shpresojmë ta zgjerojmë, i ka ndihmu për t’i dhanë një ndihmesë, një rrogë, një pavarësi”

Në Shqipëri, rreth një në pesë gra janë të vetëpunësuara. Sondazhe të ndryshme tregojnë për vështirësitë që hasin gratë dhe vajzat në tregun e punës. Shumë prej tyre punojnë në bizneset familjare të papaguara, ose në sektorin informal, përfshirë bujqësinë, pa sigurime shoqërore, pa paga, ose me paga të ulëta dhe pushime të kufizuara.

Marrë nga VOA

mimoza pjetri

Sondazh

Poll
Bota 12 Nëntor 2023, 22:08 I.A

Rasti i Kosovës si model për Gazën?

Alon Pinkas IZRAEL- Ndërkohë që forcat izraelite po vazhdojnë fushatën ushtarake kundër Hamasit në Rripin e Gazës d...

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta