LIVE UPDATES
Bota

Gjermania forcon ligjet e azilit, mes debatit për imigracionin

Dyqind e tridhjetë mijë persona kanë kërkuar azil në Gjermani në nëntë muajt e parë të këtij viti, më shumë se gjatë gjithë vitit 2022. Qendrat për imigrantët po mbushen plot dhe autoritetet rajonale thonë se kostoja është e papërballueshme.

12 Nëntor 2023, 22:53 Nga I.A
Gjermania forcon ligjet e azilit, mes debatit për imigracionin
Gjermani

GJERMANI- Gjermania planifikon të forcojë ligjet e imigracionit dhe të dëbojë një numër më të madh azilkërkuesish të cilëve nuk u është miratuar statusi, një kthesë e mprehtë në politikat e vendit për migrantët. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, zgjedhjet e ardhshme - dhe konflikti Izrael-Hamas – e kanë ashpërsuar retorikën rreth imigracionit.

Dyqind e tridhjetë mijë persona kanë kërkuar azil në Gjermani në nëntë muajt e parë të këtij viti, më shumë se gjatë gjithë vitit 2022. Qendrat për imigrantët po mbushen plot dhe autoritetet rajonale thonë se kostoja është e papërballueshme.

Kancelari Olaf Scholz shprehu shqetësimin për fluksin e imigrantëve. Në një takim me 16 guvernatorët e shteteve të vendit ai paraqiti një plan që thotë se do ta ulë numrin e imigrantëve.

“Unë besoj se ky është një moment historik. Përballë një sfide pa dyshim të madhe, me një numër shumë të madh migrantësh dhe migrim të parregullt, të gjitha nivelet e shtetit po bashkëpunojnë ngushtë, gjë që është e nevojshme. Njerëzit e presin këtë nga ne”, tha ai.

Sipas marrëveshjes, qeveria federale do t'u paguajë shteteve dhe bashkive tetë mijë dollarë për çdo refugjat nga viti i ardhshëm, si edhe do të shkurtohet ndihma financiare që u jepet azilkërkuesve. Zoti Scholz premtoi të përshpejtojë vendimet për azilin - dhe ta bëjë më të lehtë dëbimin e atyre që u refuzohet statusi i refugjatit.

Kontrollet e përkohshme në kufijtë me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën do të mbeten në fuqi– dhe qeveria ka premtuar dënime më të ashpra për trafikun njerëzor. Është një kthesë e fortë nga politikat e paraardhëses së zotit Scholz, Angela Merkel.

Në vitin 2015, Gjermania hapi kufijtë për më shumë se një milion refugjatë. Kancelari Scholz po vepron duke pasur parasysh zgjedhjet evropiane, të planifikuara për në qershor të vitit të ardhshëm, thotë analistja Camino Mortera-Martinez.

“Partitë kryesore të qendrës së djathtë po marrin mesazhin se duhet të jenë – ose të shfaqen – më të ashpra ndaj imigracionit, në mënyrë që të marrin votat që tani po u jepen alternativave më radikale, si Alternativa për Gjermaninë”, thotë analistja Canino Mortera-Martinez e Qendrës për Reformë Evropiane.

Ajo shton se konflikti Izrael-Hamas po nxit retorikën politike rreth imigracionit.

“Mendoj se është shumë e rrezikshme të përhapësh idenë se do të ketë një valë masive refugjatësh. Nga ky lloj debati përfitojnë populistët dhe e djathta ekstreme”, thotë analistja.

Ndërkohë, Italia – e cila pranon qindra mijëra emigrantë çdo vit – nënshkroi të hënën një marrëveshje për ndërtimin e qendrave për pritjen e migrantëve në Shqipëri. Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni tha se ajo mund të shërbejë si një model për marrëveshjet midis Bashkimit Evropian dhe vendeve joanëtare. Kritikët thonë se plane të tilla mund të shkelin ligjin ndërkombëtar.

Marrë nga VOA

olaf scholz

Sondazh

Poll
Bota 12 Nëntor 2023, 22:08 I.A

Rasti i Kosovës si model për Gazën?

Alon Pinkas IZRAEL- Ndërkohë që forcat izraelite po vazhdojnë fushatën ushtarake kundër Hamasit në Rripin e Gazës d...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë