LIVE UPDATES
Bota

Perëndimi fiton përparësi ndërsa përballet me Rusinë për ndikimin ndaj Serbisë

Pajtimi i Kosovës dhe Serbisë, këtë javë, për një marrëveshje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, shënon një fitore të heshtur të Perëndimit ndërsa konkuron me Rusinë për ndikimin ndaj Beogradit. Që kur nisi sulmi ndaj Ukrainës një vit më parë, ndjenjat pro serbe janë të dukshme në rrugët e Beogradit. Bluza me shkronjën Z, simbol i fushatës ruse, po shiten si suvenirë, ndërsa ndërsa grupet e ekstremit të djathtë, shprehin hapur mbështetjen për Rusinë.

1 Mars 2023, 23:04 Nga k.m.
Perëndimi fiton përparësi ndërsa përballet me
Foto ilustruese

Takimi i së hënës në Bruksel, ku udhëheqësit e Prishtinës dhe Beogradit u pajtuan për një marrëveshje të mundshme, shënon një fitore të Perëndimit, që po përpiqet të frenojë ndikimin e Rusisë ndaj Serbisë. Analistët thonë se synimi i Rusisë është ta mbajë Serbinë larg Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Pajtimi i Kosovës dhe Serbisë, këtë javë, për një marrëveshje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, shënon një fitore të heshtur të Perëndimit ndërsa konkuron me Rusinë për ndikimin ndaj Beogradit. Që kur nisi sulmi ndaj Ukrainës një vit më parë, ndjenjat pro serbe janë të dukshme në rrugët e Beogradit. Bluza me shkronjën Z, simbol i fushatës ruse, po shiten si suvenirë, ndërsa ndërsa grupet e ekstremit të djathtë, shprehin hapur mbështetjen për Rusinë.

Në përpjekje për arritjen e një ekuilibri të vështirë mes lidhjeve të thella kulturore dhe fetare me Rusinë, nga njëra anë dhe ambicieve për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe partneritet me NATO-n nga ana tjetër, Presidenti Aleksandar Vucic, ka bërë pak për t’iu kundërvënë ndjenjave pro-ruse nga frika e humbjes së mbështetjes popullore.

Por përtej tubimeve pro ruse nëpër rrugët e Beogradit, pa rënë në sy, Perëndimi po ndërrmerr disa hapa për të zgjeruar marrëdhëniet tregtare me Beogradin, për të ulur varësinë ndaj gazit rus dhe për të zbutur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës.

Për më shumë se dy dekada, Kremlini ka qenë aleat i fuqishëm i Serbisë, duke e mbështetur atë gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999 dhe më tej për të kundështuar pavarësinë e Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, një kusht për të dyja vendet për anëtarësimin e mundshëm në Bashkimin Europian, do të frenonte ndjeshëm ndikimin e Moskës ndaj Beogradit.

“Ndikimi i Rusisë këtu është primitiv. Nuk është shumë ekonomik, edhe pse energjia ka ende rëndësi për Rusinë dhe Serbia është një treg i rëndësishëm për gazin e naftën e Rusisë dhe Rusia ka ende në pronësi kompaninë më të madhe të naftës në Serbi, “NIS”. Pra ka rëndësi, por jo shumë të madhe, nëse e krahasojmë me tregjet e tjera europiane. Më e rëndësishme për Rusinë është që Serbia të mos jetë në NATO-s dhe Bashkimin Europian. Dhe qëllimi i të gjitha aktiviteteve të Rusisë këtu dhe i marrëdhënieve me Serbinë, është që ta mbajë Beogradin larg integrimit euro-atlantik”, thotë , Maxim Samorukov, Qendra “Carnegie Endowment for International Peace”.

Duke mos dashur të rrezikojë procesin integrues, Beogradi ka dënuar në Kombet e Bashkuara dhe forumet botërore sulmin e ndërmarrë nga Rusia, ka njohur kufijtë e para-luftës të Ukrainës, i ka dërguar Kievit ndihmë humanitare dhe infrastukturore, si edhe ka mirëpritur refugjatë e luftës, qoftë ata ukrainas apo rus.

“Po, është e vërtet se politika e jashtme e Serbisë ndaj Rusisë ka ndryshuar shumë, si rezultat i çështjes me Kosovën. Për këtë janë bërë disa lëshime, në atë që mund t’i referohemi si sektori energjitik”, thotë historiani Aleksandar Zivotic

Një kthesë e lehtë pritet të ndërmerret edhe në sektorin energjitik. Deri më tani, Serbia ka qenë i varur nga gazi i lirë rus, ndërsa prodhuesi kryesor i naftës është kompania “NIS”, në pronësi të kompanive ruse Gazprom dhe Gazpromneft.

Sidoqoftë, vitin e kaluar, Serbia ndaloi importin e naftës së papërpunuar nga Rusia, duke respektuar sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian, duke u mbështetur kryesisht tek furnizimet nga Iraku dhe po punon me Bullgarinë në ndërtimin e një tubacioni gazi që do të transportonte gaz natyror dhe të lëngshëm nga Greqia dhe Turqia.

Beogradi do të vijojë të ketë nevojë për gazin rus, por nuk ka të ngjarë që Moska të ndërpresë furnizimet, thotë analisti Sasa Djogovic.

“Në momentin që do nisë zbatimi i projektit me Bullgarinë dhe falë importit të gazit të lëngshëm nga Greqia do të zvogëlohet nevoja për të importuar gaz nga tregu rus", thotë Sasa Djogovic , analist, Insitututi për Studimin e Tregut.

Magjiithatë, pa asnjë dyshim nuk do jetë mjaftueshëm për të plotësuar të gjitha nevojat e tregut serb, kështu që do të ketë nevojë për importe shtesë të gazit rus. Nuk besoj se Serbia do të ketë ndonjë problem, vetëm në rast se Rusia thotë: “Ne po ju ndërpresim furnizimin me gaz dhe nuk do t'ju lejojmë të blini”. Megjithatë, nuk besoj se Rusia do të lejojë një skenar kaq drastik, kryesisht për interesat e saj, në mënyrë që të ruajë popullaritetin që gëzon ende në radhët qytetarvëve serbë”.

Pavarësisht kthimit nga Beogradi drejt perëndimit, ndjenja pro-ruse mbetet e rëndësishme në politikë dhe mjaft prezente në rrugët e kryeqytetit serb.

Rreth 80% e serbëve kundërshtojnë sanksionet kundër Rusisë, sipas një sondazhi të vitit 2022 nga qendra “Demostat”, në Beograd, kryesisht për shkak të sanksioneve dhe izolimit të vendosura në vitet 1990 ndaj Beogradit për rolin që pati në luftërat për shpërbërjen Ish-Jugoslavisë.

Kur studenti rus Ilya Zernov u përpoq të pikturonte grafitin "Vdekjet në Ukrainë" në një mur në Beograd, ai u rrethua nga një grup burrash që i njihte si ultranacionalistë serbë pro-rusë.

"Një burrë nxorri thikën dhe filloi të më kërcënonte Ai më goditi me grusht në veshin e djathtë," thotë Zernov, i cili iku në Serbi nga vendlindja e tij Kazan, vitin e kaluar pasi kundërshtoi publikisht sulmin e kryer nga Rusia", thotë ai.

Cedomir Stojkovic, një avokat dhe aktivist i ”Grupit të Tetorit”, me qendër në Beograd, që publikon listat e serbëve të njohur që janë mbështetës të hapur të Rusisë, tha se Serbia është nën "pushtimin hibrid" rus. Stojkovic ka ngritur kallëzim penal ndaj ambasadorit rus dhe kreut të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë për ndikimin e grupit mercenar rus “Wagner” në Serbi. Grupi ushtron ndikim përmes medias, si agjencive të lajmeve "Russia Today" dhe "Sputnik" që lejohen të veprojnë në Serbi pavarësisht se janë të ndaluara në Evropë, si dhe përmes të paktën tre gazeta ditore që mbështesin hapur kauzën e Kremlinit./VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll
Bota 1 Mars 2023, 22:55 k.m.

Shkon në 43 numri i viktimave në Greqi

Foto ilustruese GREQI- Numri i të vdekurve nga tragjedia në Tempi ka shkuar tashmë në 43. Lajmin e dha Roubini Leontari, kreu i Shë...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez