LIVE UPDATES
Bota

Përdorimi vetëm i euros, BE: Vendimi të trajtohet nga Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha sot në një konferencë shtypi se blloku u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin veprimet e pabashkërenduara që mund të cenojnë qëndrueshmërinë në terren.

19 Janar 2024, 17:39 Nga N.F
Përdorimi vetëm i euros, BE: Vendimi të trajtohet nga Kosova dhe
Foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian tha të premten se është duke e analizuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që euroja të jetë monedha e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në vend, vendim që nxiti shqetësimin dhe reagimin e Beogradit. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha sot në një konferencë shtypi se blloku u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin veprimet e pabashkërenduara që mund të cenojnë qëndrueshmërinë në terren.

“Jemi ende duke analizuar dhe duke kërkuar sqarime mbi arsyet, motivet dhe ndikimet e mundshme të këtij vendimi. Por në përgjithësi nga Kosova dhe Serbia presim që të shmangin veprimet e pa bashëkrenduara, të cilat nuk e ndihmojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre, që madje mund te kenë ndikim negativ në qëndrueshmërinë në terren. I nxisim dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që këtë çështje ta trajtojnë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë i marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë serbë i cili përdoret për pagesa në mjediset me shumicë serbe, posaçërisht në veri. Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës nxiti shqetësimin e udhëheqësve të Serbisë të cilët thanë se qëllimi i tij është ndalimi i përdorimit të dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se kjo është një përpjekje për të shkatërruar dialogun. Por, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi tha se me rregulloren e re do të rritet transprenca e dërgimit të parave dhe do të zvogëlohet hapësira e madhe për siç tha keqpërdorim nё emër tё mbështetjes dhe ndihmave sociale, duke nënvizuar se ajo nuk ёshtё produkt i negociatave politike nё Bruksel dhe nuk ka se si tё ketё ndikim nё mbarёvajtjen e procesit tё normalizimit tё marrëdhënieve mes Kosovёs dhe Serbisë. Sasha Sekuliç, nga Asociacioni i Ndërmarrësve në Graçanicë, komunë me shumicë serbe afër Prishtinës, vlerëson se ky vendim paraqet trysni shtesë për komunitetin serb në Kosovë.

“Qytetarët janë të hutuar se si do t’i marrin pagat e tyre, nëse duhet të udhëtojnë me kilometra për në qytetin më të afërt në Serbi për të marrë pagën. Tjetër shqetësim është se si pensionistët do t’i marrin pensionet e tyre. Ata janë më të cenuarit sepse deri tani i kanë marrë pensionet në shtëpi nëpërmjet postës. Megjithatë përfaqësuesit politik serb ende heshtin, ata duhet të dalin dhe t’i shpjegojnë popullit se çfarë po ndodhë”, tha ai.

Por njohësi i fushës së ekonomisë, Lekë Musa, e vlerëson vendimin plotësisht të drejtë.

“Duhet parë në aspektin ekonomik si një proces i cili sjell një lloj të stabilitetit afatgjatë të ekonomisë së vendit sepse jemi duke shkuar në drejtim të krijimit të një sistemi normal ekonomik ku funksionon gjithçka, ashtu siç funksionojnë edhe ekonomitë tjera në perëndim. Cilido investitor që e konsideron një vend për të investuar, do t’i dukej diçka jo shumë stabile që të ketë dy sisteme të pagesave dhe nuk përçon një mesazh pozitiv”, thotë ai.

Megjithatë zoti Musa thotë se zbatimi i këtij vendimi duhet të bëhet me shumë kujdes, për të shmangur informalitetin.

“Mos të lejohen hapësira që dinari të sillet në mënyrë jo ligjore apo ilegale sepse sic e dini ka shumë mundësi të pagesave të cilat mund të bëhen nëpërmjet një sistemi jobankar. Mund të bëhen pagesa me para në dorë dhe është shumë e vështirë që të ndalohet pastaj qarkullimi në biznese e në këtë formë ne mund të stimulojmë informalitetin në veri. Qëllimi është gjithmonë që edhe veriu por edhe zonat tjera ku jetojnë komuniteti serb të kyçet në sistemin formal të Kosovës dhe përveç të kryejnë transaksionet nëpërmjet sistemit bankar si në tërë vendin, gjithashtu të fillojnë të paguajnë tatime. Sepse sa më i madh që të jetë informaliteti aq më i madh do të jetë edhe evazioni fiskal”, thotë ai.

Zoti Musa këmbëngul se autoritetet e Kosovës duhet të bashkërendohen në tërësi me Bashkimin Evropian për të zbatuar rregulloren e re, meqë, thotë ai, një marrëveshje e drejtpërdrejtë me autoritetet serbe është vështirë e arritshme. Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 janë përfshirë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të të cilit janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh – zbatimi i të cilave vazhdon të jetë një proces sfidues.

Marrë nga VOA

be kosova peter stano

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!