LIVE UPDATES
Bota

Përçarje mes zyrtarëve të lartë izraelitë mbi strategjinë e luftës kundër Hamasit

“Vetëm një marrëveshje armëpushimi mund të sigurojë lirimin e dhjetëra pengjeve që mbahen ende nga militantët islamikë në Gazë dhe pretendimet se ata mund të lirohen me mjete të tjera, janë thjesht një "iluzion", tha ish-shefi i ushtrisë Gadi Eisenkot, në deklaratën e tij të para publike ndërsa lufta vazhdon.

19 Janar 2024, 16:47 Nga h.k
Përçarje mes zyrtarëve të lartë izraelitë mbi
Foto ilustruese

IZRAEL-Mes zyrtarëve të lartë izraelitë po shfaqen përçarje lidhur me mënyrën se si duhet trajtuar lufta kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Gadi Eisenkot, një prej katër anëtarëve të kabinetit të luftës, hodhi dyshime mbi strategjinë për lirimin e pengjeve, qëndrim që vjen ndërsa kryeministri Netanyahu hodhi poshtë thirrjet e Shteteve të Bashkuara, për të ulur intensitetin e operacioneve ushtarake.

“Vetëm një marrëveshje armëpushimi mund të sigurojë lirimin e dhjetëra pengjeve që mbahen ende nga militantët islamikë në Gazë dhe pretendimet se ata mund të lirohen me mjete të tjera, janë thjesht një "iluzion", tha ish-shefi i ushtrisë Gadi Eisenkot, në deklaratën e tij të para publike ndërsa lufta vazhdon.

Komentet e zotit Eisenkot të enjten në mbrëmje ishin sinjalet më të fundit të mosmarrëveshjeve mes udhëheqësve politikë dhe ushtarakë mbi drejtimin që po merr ofensiva e Izraelit ndaj Hamasit, e cila ka hyrë tashmë në muajin e saj të katërt.

Izraeli goditi Gazën nxitur nga sulmi i pashembull terrorist i Hamasit më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë si dhe rreth 240 të tjerë u morën peng. Kundërpërgjigja izraelite në rajonin me një popullsi prej 2.3 milionë banorësh ka shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës. Autoritetet izraelite thotë se në Gazë mbahen ende më shumë se 130 pengje dhe se jo të gjithë besohet se janë gjallë.

Gjatë ofensivës izraelite, një nga fushatat ushtarake më të përgjakshme dhe më shkatërruese të dekadave të fundit, janë vrarë rreth 25 mijë palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës ndërsa është shpërngulur më shumë se 80 për qind e popullsisë së territorit.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gazë bëri të ditur të premten se një ditë më parë u vranë 142 persona dhe u plagosën 278 të tjerë. Numri i përgjithshëm i të plagosurve ka arritur në mbi 62 mijë.

Izraeli ka ndërprerë pothuajse të gjitha furnizimet për Rripin e Gazës përfshirë ato në ushqime, ujë dhe karburant. Çdo ditë në territor hyn vetëm një pjesë e vogël, krahasuar me vëllimin e paraluftës prej rreth 500 kamionësh. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për më shumë ndihmë për rajonin.

Po kështu komunikimi në rajon është ndërprerë duke hyrë të premten në ditën e shtatë të tij, ndërprerja më e gjatë që nga fillimi i luftës. Mungesa e komunikimit pengon koordinimin për shpërndarjen e ndihmës si dhe përpjekjet për shpëtim të të plagosurve.

Shtetet e Bashkuara, aleati më i ngushtë i Izraelit, kanë ofruar mbështetje të fortë ushtarake dhe politike për ofensivën, por gjithnjë e më shumë po i bëjnë thirrje Izraelit të ulë intensitetin dhe të ndërmarrë hapa drejt krijimit të një shteti palestinez pas luftës - sugjerim që Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, e ka refuzuar me forcë.

Të enjten gjatë një konference për shtyp, që u transmetua në televizionin kombëtar, zoti Netanyahu përsëriti kundërshtimin e tij të hershëm, ndaj një zgjidhjeje me dy shtete. Ai tha se një shtet palestinez do të shërbente si bazë për ndërmarrjen e sulmeve ndaj Izraelit.

Izraeli “duhet të ketë kontrollin mbi sigurinë në të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan”, tha zoti Netanyahu.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Autoriteti Palestinez, i njohur ndërkombëtarisht, e që qeveris zonat gjysmë autonome në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, duhet të riorganizohet dhe të kthehet në Gazë. Në vitin 2007 Hamasi e rrëzoi Autoritetin Palestinez nga pushteti në Gazë.

Uashingtoni ka bërë thirrje gjithashtu për hapa drejt krijimit të një shteti palestinez. Palestinezët kërkojnë që brenda shtetit të tyre të ardhshëm të përfshihet Rripi i Gazës, Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi lindor.

Duke folur të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Sekretari i Shtetit Blinken tha se zgjidhja me dy shtete është mënyra më e mirë për të mbrojtur Izraelin, për të bashkuar vendet e moderuara arabe dhe për të izoluar armikun kryesor të Izraelit, Iranin. Ai tha se pa një rrugë drejt një shteti palestinez, Izraeli nuk mund të ketë "siguri të vërtetë".

Në të njëjtën konferencë, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite tha se mbretëria ishte gati të vendoste marrëdhënie të plota me Izraelin si pjesë e një marrëveshjeje më të madhe politike. "Por kjo mund të ndodhë vetëm përmes paqes për palestinezët, përmes një shteti palestinez", tha ai.

Një zëdhënës i Presidentit palestinez Mahmoud Abbas, i cili kryeson Autoritetin Palestinez, tha të enjten në mbrëmje se nuk mund të ketë "siguri dhe stabilitet në rajon" pa një shtet palestinez.

Zoti Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant kanë thënë se luftimet do të vazhdojnë derisa Hamasi të shkatërrohet dhe argumentoi se vetëm veprimet ushtarake mund të sigurojnë lirimin e pengjeve.

Hamasi kërkon t'i jepet fund luftës përpara se të diskutojë mbi lirimin e pengjeve. Po kështu grupi militant ka kërkuar në këmbim lirimin e mijëra palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

Ekspertët kanë ngritur pikëpyetje nëse objektivat e zotit Netanyahu janë realiste, duke pasur parasysh ritmin e ngadaltë të ofesivës dhe rritjen e kritikave ndërkombëtare, përfshirë akuzat për gjenocid në Gjykatën Botërore të Kombeve të Bashkuara, të cilat Izraeli i mohon me forcë.

Kundërshtarët e zotit Netanyahu e akuzojnë atë për vonimin e diskutimeve mbi skenarët e pasluftës, si një mënyrë për të shmangur hetimet e mundshme mbi dështimet e qeverisë, për të ruatur të paprekur koalicionin si dhe shtyrjen e zgjedhjeve. Sondazhet tregojnë se popullariteti i zotit Netanyahu, i cili po gjykohet për akuza për korrupsion, ka rënë gjatë luftës.

 

Zoti Eisenkot, djali i të cilit u vra në dhjetor në Gazë, tha për programin investigativ "Uvda" që u transmetua të enjten në mbrëmje në stacionin televiziv izraelit ‘Channel 12’, se "pengjet do të ktheheshin gjallë vetëm nëse do të kishte një marrëveshje, për një pauzë të konsiderueshme në luftime". Ai tha se operacionet e mëdha të shpëtimit nuk kanë gjasa t’i lirojnë ata, pasi pengjet me sa duket janë të shpërndarë dhe shumë prej tyre në tunele nëntokësore.

Pretendimi se pengjet mund të lirohet me mjete të tjera përveçse një marrëveshje "është iluzion", tha ai.

Në një kritikë indirekte ndaj zotit Netanyahu, zoti Eisenkot tha se duhen marrë urgjentisht vendime strategjike për drejtimin që duhet të marrë lufta dhe se diskutimet se si duhet dalë prej saj, duhet të kishin nisur menjëherë me fillimin e luftës.

Ai hodhi poshtë gjithashtu sugjerimet se ushtria i ka dhënë një goditje vendimtare Hamasit.

Zoti Gallant ka thënë se trupat kanë çaktivizuar strukturën komanduese të Hamasit në Gazën veriore, nga ku në fillim të javës u tërhoqën një numër i konsiderueshëm trupash. Vëmendja është përqendruar tani në gjysmën jugore të territorit.

"Ne nuk kemi shënuar ende një arritje strategjike, ose më saktë vetëm pjesërisht", tha zoti Eisenkot. “Nuk e kemi shkatërruar Hamasin”.

Grupi militant vazhdon të luftojë në të gjithë Gazën, madje edhe në zonat më të shkatërruara të rajonit dhe ka lëshuar raketa ndaj Izraelit.

Në intervistën e tij, zoti Eisenkot konfirmoi gjithashtu se gjatë ditëve të para të luftës ishte anuluar në minutën e fundit një sulm parandalues kundër militantëve të Hezbollahut në Liban. Ai tha se ishte në mesin e atyre që debatonin kundër një sulmi të tillë, në një mbledhje të kabinetit më 11 tetor, që ai e përshkroi si mjaft të tensionuar.

Një sulm i tillë do të kishte qenë një "gabim strategjik" dhe me gjasë do të kishte shkaktuar një luftë rajonale, tha zoti Eisenkot.

Ish-shefi i ushtrisë tha se po shqyrton çdo ditë çështjen nëse duhet apo jo të qëndrojë në kabinetin e luftës, i cili përfshin zotin Netanyahun, zotin Gallant dhe ish-Ministrin e Mbrojtjes Benny Gantz. Zoti Eisenkot është një anëtar i parlamentit i aleancën opozitare të Unitetit Kombëtar që kryesohet nga zoti Gantz. Të dy iu bashkuan zotit Netanyahut për të ndihmuar në drejtimin e luftës.

"Unë e di se cila është vija ime e kuqe", tha zoti Eisenkot kur u pyet se në çfarë pike do të largohej. “Ajo lidhet me pengjet, ky është një nga objektivat, por është i lidhur edhe me mënyrën se si ne duhet ta drejtojmë këtë luftë”, shtoi ai.

Lufta është përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme, me grupe të mbështetura nga Irani që sulmojnë objektivat amerikane dhe izraelite. Luftimet mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban rrezikojnë të shndërohen në luftë të gjerë. Po kështu grupi Houthi me bazë në Jemen që mbështetet nga Irani, i cili është ripërcaktuar së fundmi si organizatë terroriste nga Uashingtoni, vazhdon të sulmojnë anijet ndërkombëtare, pavarësisht sulmeve ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Të enjten Shtetet e Bashkuara kryen një sulm të pestë kundër rebelëve Houthi edhe pse Presidenti Joe Biden pranoi se bombardimi i militantëve nuk i ka ndaluar ende sulmet e tyre ndaj anijeve në korridorin e rëndësishëm të Detit të Kuq./VOA

davos

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet