LIVE UPDATES
Bota

Pelosi: Përcaktimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë në Tajvan mbetet i hekurt

Pelosi theksoi se Tajvani gëzon mbështetje dypartiake në Kongresin amerikan dhe e vlerësoi demokracinë e ishullit. Ajo mbajti fjalim edhe në Parlamentin e Tajvanit të mërkurën, ku bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit ndërparlamentar.

3 Gusht 2022, 15:25 Nga d.a.
Pelosi: Përcaktimi i Amerikës për të ruajtur
Pelosi

TAJVAN- "Përcaktimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë, këtu në Tajvan dhe në mbarë botën, mbetet i hekurt", tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, pas takimit me presidenten e ishullit, Tsai Ing-wen.

"Sot bota përballet me zgjedhjen midis demokracisë dhe autokracisë", tha Pelosi në një fjalim të shkurtër gjatë takimit me presidenten.

Pelosi theksoi se Tajvani gëzon mbështetje dypartiake në Kongresin amerikan dhe e vlerësoi demokracinë e ishullit. Ajo mbajti fjalim edhe në Parlamentin e Tajvanit të mërkurën, ku bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit ndërparlamentar.

“Ne e përgëzojmë Tajvanin që është një nga shoqëritë më të lira në botë”, tha ajo në Parlament.

Pelosi u tha udhëheqësve të Tajvanit më 3 gusht se Uashingtoni nuk do të heqë dorë nga angazhimi ndaj ishullit vetëqeverisës, pavarësisht kundërshtimit nga Kina.

Kina, që e konsideron Tajvanin si një provincë të saj, menjëherë e dënoi vizitën e Pelosit, duke thënë se seriozisht rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.

Megjithëse Pelosi nuk tha se Uashingtoni do ta mbronte Tajvanin ushtarakisht, ajo theksoi se Kongresi është "i përkushtuar ndaj sigurisë së Tajvanit, në mënyrë që ishulli të jetë në gjendje të vetëmbrohet”.

Si përgjigje ndaj vizitës, Pekini paralajmëroi për ushtrime të shumta ushtarake rreth ishullit dhe lëshoi një sërë deklaratash të ashpra pasi delegacioni mbërriti më 2 gusht në kryeqytetin tajvanez, Taipei.

Presidentja tajvaneze falënderoi Pelosin për mbështetjen e saj prej dekadash për Tajvanin dhe i ndau asaj medaljen “Urdhri i Reve të Bukura”.

“Përballë kërcënimeve ushtarake të shtuara qëllimisht, Tajvani nuk do të tërhiqet”.

"Ne do të mbështesim me vendosmëri sovranitetin e kombit tonë dhe do të vazhdojmë të mbajmë vijën e mbrojtjes për demokracinë", tha Tsai.

Presidentja Tsai tha më vonë në një konferencë për media se "stërvitjet ushtarake janë përgjigje e panevojshme".

Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Tajvanin në 25 vjetët e fundit. Ajo udhëtoi për në Tajpei nga Malajzia.

Në një opinion të publikuar në Washington Post, Pelosi ka treguar arsyet e vizitës së saj në Tajvan dhe menjëherë pas arritjes në këtë shtet ajo vlerësoi angazhimin e Tajvanit për qeverisje demokratike, ndërsa kritikoi Kinën se ka rritur në mënyrë dramatike tensionet me Tajvanin në vitet e fundit.

Ajo tha se Akti i Raporteve me Tajvanin, dokument i nënshkruar 43 vjet më parë, përcakton angazhimin e Amerikës për një Tajvan demokratik, “duke siguruar kornizën për raporte ekonomike dhe diplomatike që do të forcohej shpejt në një partneritet kyç”.

Pelosi tha se ky dokument përfshin “betimin solemn” të SHBA-së për të mbështetur mbrojtjen e Tajvanit. Sipas këtij akti, Uashingtoni e konsideron se çdo përpjekje për të përcaktuar të ardhmen e Tajvanit me mjete të tjera, përveç atyre paqësore, do të ishte “një kërcënim për paqen dhe sigurinë në Paqësorin Perëndimor dhe do të paraqiste shqetësim të madh për SHBA-në”.

Sipas saj, SHBA-ja duhet ta kujtojë këtë betim teksa demokracia e Tajvanit tani po kërcënohet nga Kina.

Pekini ka shtuar patrullimet me avionë vëzhgues, avionë bombardues dhe avionë të tjerë luftarakë, tha Pelosi. Po ashtu ka kryer dhjetëra sulme kibernetike ndaj agjencive qeveritare tajvaneze dhe po u bën presion shteteve në botë që të shkëpusin raportet me ishullin.

Në opinionin e publikuar në Washington Post, Pelosi përmendi “shtypjen brutale” të Kinës ndaj disidencës në Hong Kong dhe trajtimin e myslimanëve ujgurë dhe minoriteteve të tjera, që SHBA-ja i cilëson si gjenocid.

“Ne nuk mund të qëndrojmë pa vepruar teksa Partia Komuniste Kineze e kërcënon Tajvanin dhe demokracinë”, tha Pelosi.

Ajo tha se përderisa Rusia po vazhdon “luftën e paramenduar dhe ilegale ndaj Ukrainës, duke vrarë mijëra persona të pafajshëm – përfshirë fëmijë – është thelbësore që Amerika dhe aleatët ta bëjnë të qartë se ne kurrë nuk do të dorëzohemi para autokratëve”.

Pas vizitës në Tajvan, Pelosi do të vizitojë Japoninë dhe Korenë e Jugut./REL/

nancy pelosi nancy pelosi ne azi tensionet tajvan-kine

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari