LIVE UPDATES
Bota

Pasiguria brengos prindërit në Kosovë: Kur vajza kthehet vonë, dal e pres në rrugë!

Të dhënat që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Policia e Kosovës, tregojnë se në këtë institucion, gjatë vitit 2023, janë raportuar 79 raste të dhunimit apo sulmit seksual.

16 Mars 2024, 13:15 Nga N.F
Pasiguria brengos prindërit në Kosovë: Kur vajza kthehet
Pamje nga proteste

KOSOVË-I kam thënë të mos hyjë në ashensor në ndërtesa të panjohura”, thotë Lumnije Salihu nga Prishtina, e shqetësuar se dikush mund ta sulmojë seksualisht vajzën e saj 15-vjeçare.

Sa herë që ajo kthehet më vonë në shtëpi, Lumnija del në rrugë për ta pritur.

“E pres në rrugë, sepse frikësohem, dëgjoj shpesh për raste të sulmeve ndaj vajzave”, thotë ajo.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Lumnija tregon se vajza e saj ndjek shkollë dhe kurse, andaj jo rrallëherë kthehet në shtëpi në orët e territ. Ajo kujton edhe një rast kur kishte dalë për ta pritur në lagje dhe një veturë ishte ndalur para së bijës.

“Kur iu afrova, i thashë ‘a u ndal kjo veturë tani’, vajza më tha ‘po, pasi më pa mua’”.

Lumnija mundohet që me shqetësimet e saj të mos e frikësojë vajzën, por thotë se nganjëherë i flet edhe për rastet me të cilat mund të përballet.

“Mos hyr në lift kur shkon diku, i kam thënë, sepse mund të përballesh me çdo gjë”, thotë Lumnija.

“I kam thënë ‘kërko ndihmë nëse përballesh me ndonjë rast, kërko ndihmë nga qytetarët përreth’”, tregon ajo.

Të dhënat që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Policia e Kosovës, tregojnë se në këtë institucion, gjatë vitit 2023, janë raportuar 79 raste të dhunimit apo sulmit seksual.

Ato përfshijnë viktima të moshave 14-18 vjeçare. Një vit më herët, më 2022, janë raportuar 74 raste të tilla, ndërsa deri më tash këtë vit 4 raste. Rasti i fundit në Kosovë u bë i ditur më 11 mars të këtij viti. Një vajzë e mitur dyshohet se u dhunua në një fshat të Drenasit nga dy persona të moshës madhore.

Më 11 mars, në raportin e rregullt 24-orësh, Policia e Kosovës e raportoi këtë rast si “person i zhdukur”. Mesditën e 10 marsit, viktima ishte larguar nga një shtëpi në Malishevë dhe ishte raportuar si e zhdukur. Në raportin e policisë thuhet se të nesërmen, në orët e para të datës 11 mars, hetuesit e kishin lokalizuar viktimën, e cila shoqërohej nga “dy të dyshuar meshkuj kosovarë”.

“Rasti është duke u hetuar”, tha policia.

Për shkak se viktima vinte nga rajoni i Pejës, rasti kaloi te hetuesit e Drejtorisë Rajonale në Pejë, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi Fadil Gashi.

“Viktima ka qenë te një i afërm i saj në Malishevë, me datën 9 mars. Më 10 mars ka dalë nga aty dhe e kanë raportuar të zhdukur”, tha ai.

Ai shtoi se pas identifikimit të lokacionit në një fshat të Drenasit, policia ka arrestuar dhe intervistuar dy persona të moshës madhore, të cilët, siç tha, dyshohet se e kanë dhunuar të miturën. Gashi tha se viktima, më pas, është marrë në trajtim nga qendrat për punë sociale, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ndaj dy të dyshuarve është caktuar tashmë masa e paraburgimit prej një muaji.

Numri i lartë i raportimeve të rasteve të dhunimit, ngacmimit dhe veprave të tjera që lidhen me integritetin seksual të fëmijëve, tregon për performancë të ulët të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, thotë Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë. KOMF përmend mungesën e programeve të parandalimit të situatave të sulmeve, abuzimeve seksuale, dhunimeve dhe veprave tjera kundër integritetit seksual të fëmijëve.

“Kjo tregon për një neglizhencë të institucioneve lidhur me këto raste”, thotë KOMF, duke shtuar se dënimet që shqiptohen ndaj kryesve të veprave penale kundër integritetit seksual, duhet të ashpërsohen.

Sociologia Linda Gusia vlerëson se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë përparim në krijimin e mekanizmave për sigurinë e të miturve.

“Rastet tregojnë për dështimin e institucioneve në mbrojtjen e fëmijëve. Nuk e di me numër, por në 4-5 vjetët e fundit, vazhdimisht, dalim në protesta për raste të ngjashme dhe, deri sot, nuk shohim mekanizma që janë ndërtuar për të krijuar njëfarë sigurie”, thotë Gusia për Radion Evropa e Lirë.

Fakti që dy burrave “iu merr mendja të sulmojnë një grua”, tregon, sipas saj, se njerëzit “nuk dënohen për krime të tilla”. Ministria e Drejtësisë e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se çka janë duke ndërmarrë institucionet për parandalimin e rasteve të tilla.

KOMF-i rekomandon “investimin e menjëhershëm në themelimin dhe fuqizimin e programeve parandaluese, edukative dhe sociale”. Sipas këtij koalicioni, duhet të ofrohet trajtim dhe mbrojtje adekuate për të gjithë fëmijët që janë viktima të ngacmimit apo abuzimit seksual.

“Duhet të krijohet databaza e personave të dënuar për vepra penale kundër integritetit seksual të fëmijëve dhe, rrjedhimisht, ndalimi i qasjes së tyre te fëmijët”, thotë KOMF.

Krijimin e një regjistri të tillë e mbështet edhe Gusia, sipas së cilës, duhet të krijohet, po ashtu, edhe një rrjet i punëtorëve socialë.

“Duhet të punohet më shumë në ndërtimin e mekanizmave të tjerë, të ketë më shumë punëtorë socialë në institucione arsimore, psikologë, sociologë, njerëz që dinë të lexojnë nëse një fëmijë është në stres apo nëse një fëmijë po ballafaqohet me probleme të ndryshme”, thotë Gusia.

Thirrje për krijimin e një regjistri të tillë publik ka pasur edhe më herët, si për shembull pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë, dy vjet më parë. Në shumë vende të Evropës ka regjistra të personave të dënuar për krime seksuale, por janë të hapur vetëm për organet e rendit. Në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni të Veriut ekzistojnë regjistra publikë të personave të dënuar për krime seksuale.

Në vitin 2010, Këshilli i Evropës - organizatë në të cilën Kosova ka aplikuar për anëtarësim - ka miratuar një rezolutë përmes së cilës i ka inkurajuar shtetet anëtare të mos krijojnë regjistra të tillë për publikun, por vetëm për organet e rendit.

Të enjten në Prishtinë u protestua me kërkesën për siguri për gratë dhe vajzat. Organizata Kolektivi për Veprim dhe Mendim Feminist organizoi protestë dhe marshoi nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. Protestuesit kërkuan që siguria e vajzave dhe grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

Protestës iu bashkua edhe Lumnije Salihu, e cila tha se duhet të ketë dënime më të larta për kryesit e sulmeve dhe dhunimeve seksuale të të miturve.

“Duhet të dënohen më shumë, të ketë siguri më shumë, të ketë policë nëpër lagje, që nëse rrezikohet një person, ta ketë ndihmën e tyre. Unë, si nënë, jam shumë e shqetësuar”, thotë Lumnija.

Marrë nga REL

proteste kosove pasiguri

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë