LIVE UPDATES
Bota

Parisi në hall me çimkat

Zyrtarët qeveritarë kanë mbajtur takime emergjente ditëve të fundit për të diskutuar se si të luftohet kriza, e cila po merr hov nga postimet e shpeshta në rrjetet sociale dhe debatet televizive.

14 Tetor 2023, 20:00 Nga I.A
Parisi në hall me çimkat
Çimkat

FRANCË- Qeveria e Francës është duke i rritur përpjekjet për ta luftuar përhapjen e çimkave në Paris, vetëm nëntë muaj para se kryeqyteti francez të bëhet nikoqir i Lojërave Olimpike Verore. Zyrtarët qeveritarë kanë mbajtur takime emergjente ditëve të fundit për të diskutuar se si të luftohet kriza, e cila po merr hov nga postimet e shpeshta në rrjetet sociale dhe debatet televizive.

Çimkat janë insekte të vogla, pa krah, të cilat fshihen nëpër dyshekë dhe shtroja. Ato ushqehen me gjak dhe zakonisht i pickojnë njerëzit natën. Të konsideruara si një prej “insekteve më të bezdisshme”, ato i mbajnë gjallë trupat e njerëzve. Por, ndonëse parazitët mund të infektohen me patogjene njerëzore, ende s’ka studime shkencore se ato mund të përhapin sëmundje.

Çimkat femërore mund të prodhojnë një deri në pesë vezë në ditë, apo 200 deri në 500 vezë përgjatë jetës së tyre. Ato mund të mbijetojnë shumë muaj derisa ta gjejnë ushqimin e radhës, kanë thënë ekspertët e këtyre insekteve.

Udhëtarët e trenave, vizitorët e kinemave dhe blogeret amerikane në Paris – të cilat kanë qenë në kryeqytetin francez për javën e modës – kanë qenë në mesin e personave që kanë raportuar se kanë parë çimka ose janë pickuar prej tyre.

Me një përzierje të histerisë mediale, oportunizmit politik dhe ankthit kombëtar, nëse këto krijesa të vogla mund të ndikojnë në organizim të Lojërave Olimpike Veriore Parisi 2024. Ligjvënësja e majtë Mathilde Panot e ka prezantuar në parlament një shishe me çimka brenda. Ajo i ka thënë kryeministres franceze Elisabeth Borne se çimkat janë në çdo vend dhe e ka kritikuar Qeverinë për mungesë veprimi.

“Zonja kryeministre, këto insekte të vogla janë duke u përhapur në gjithë vendin tonë. A do të na duhet të presim që të infektohet gjithë zyra juaj, që ju të veproni”, ka thënë Panot.

Nëpër trena dhe metro të Parisit janë angazhuar qenë për nuhatje të prezencës së insekteve, ndonëse asnjë nuk është gjetur në transportin publik, kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Transportit. Në periudhën 2017 – 2022, më shumë se një në 10 shtëpi franceze ka qenë e prekur nga çimkat, kanë thënë autoritetet shëndetësore. Agjencia Kombëtare për Ushqim, Ambient dhe Siguri në Punë, ka thënë se prezenca e çimkave nuk nënkupton mungesë higjiene.

Disa kompani që luftojnë çimkat kanë thënë se interesimi për to në periudhën qershor – gusht është rritur për 65 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kontrollimi i tyre kushton shumë dhe zakonisht është i papërballueshëm për familjet me buxhet mesatar. Organizata franceze Orkin ka gjetur në raportin e këtij viti se zonat amerikane në Çikago, Nju Jork dhe Filadelfia janë në krye të listës së vendeve që kanë më së shumti prezencë të këtij insekti.

“Natyrisht, ne tani kemi më shumë çimka se kurrë më parë, sikurse çdo qytet tjetër i madh”, ka thënë Nicolas Roux de Bezieux, bashkëthemelues i qendrës konsulente Badbugs (Çimkat).

“Mirëpo nuk është në nivelin që ka shpërthyer nëpër televizione”.

Entomologu Jean-Michel Berenger i ka thënë të përditshmes Le Monde se disa dekada më parë, çimkat janë kontrolluar me produkte të lira. Mirëpo disa prej atyre ilaçeve, shembull DDT, ka dalë se është e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe është ndaluar përdorimi i tij. Shkencëtarët kanë thënë se çimkat gradualisht kanë krijuar rezistencë edhe ndaj ilaçeve tjera.

Përhapja e çimkave në Paris besohet se është rezultat edhe i rritjes së shkallës së turizmit, pas pandemisë së koronavirusit. Çimkat zakonisht barten përmes rrobave apo valixheve. Të gjithë sugjerohet që t’i kontrollojnë shtretërit, ulëset në taksi e metro. Valixhet duhet të kontrollohen mirë pas kthimit në shtëpi. Nëpër shtëpi sugjerohet që edhe të hiqen të gjitha shtrojat dhe të pastrohen në temperaturën më të lartë që e lejon tekstili përkatës.

Marrë nga REL

Çimkat elisabeth borne

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit