Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Blinken është takuar me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, princin Faisal bin Farhan, teksa kryediplomati amerikan zhvillon takime për të tretën ditë me zyrtarë të Lindjes së Mesme, me qëllim të parandalimit të zgjerimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje të shtunën për mbrojtje të civilëve në Rripin e Gazës dhe Izrael, pasi ushtria izraelite i ka urdhëruar gjysmën e palestinezëve - mbi 1 milion - që të evakuohen drejt jugut të Gazës.
Blinken është takuar me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, princin Faisal bin Farhan, teksa kryediplomati amerikan zhvillon takime për të tretën ditë me zyrtarë të Lindjes së Mesme, me qëllim të parandalimit të zgjerimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Të dyja palët e kanë theksuar rëndësinë e minimizimit të dëmit ndaj civilëve, teksa Izraeli përgatitet për një ofensivë eventuale tokësore, një javë pasi grupi militant Hamas ka kryer sulm të pashembullt kundër Izraelit.
“Teksa Izraeli ka të drejtë legjitime për t’i mbrojtur njerëzit dhe për t’u siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë, është tepër e rëndësishme që të gjithë të kujdesemi për civilët dhe jemi duke punuar në atë drejtim”, ka thënë Blinken para se të niset në Emiratet e Bashkuara Arabe për bisedime të mëtejme.
“Askush prej nesh nuk dëshiron të shohë civilë duke vuajtur, qofshin në Izrael, apo në Gaza, apo kudo tjetër”, ka thënë Blinken.
Ministri saudit ka thënë se Mbretëria është e përkushtuar për mbrojtje të civilëve.
“Është situatë shqetësuese”, ka thënë ai.
“Është situatë shumë e vështirë. Ju e dini, ata që vuajnë më shumë janë civilët dhe popullsia civile në të dyja anët po ndikohet, andaj është e rëndësishme, sipas meje, që të dënohet shënjestrimi i civilëve në secilën formë dhe nga secila palë”.
Një zyrtar amerikan ka thënë të shtunën se Uashingtoni nuk i ka kërkuar Izraelit që ta ngadalësojë ose pauzojë planin e evakuimit. Departamenti amerikan i Shtetit e ka autorizuar të shtunën largimin e stafit jo të domosdoshëm të Qeverisë amerikane nga ambasadat në Jerusalem dhe zyra në Tel Aviv.
Marrë nga REL
Pallati i Varsajës FRANCË- Pallati i Versajës po evakuohet pas një kërcënimi për bombë. Alar...
wang yi dhe anthony blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kinez Wang Y...
KFOR KOSOVË- NATO-ja ka bërë të ditur se 130 trupa rumune kanë arritur në Kosovë, në kuadër të misionit t...
Jim Jordan SHBA- Republikanët zgjodhën të premten ligjvënësin konservator Jim Jordan, si kandidat për postin kryetarin e ri t...
khalid meshal PALESTINË- Një ish-udhëheqës i Hamasit ka thënë se ajo që bënë militantët të shtun&eum...
Arben Vitia KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të shtunën se gjendja e t&eu...
foto e armatimeve të gjetura KOSOË - Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale përmes një komunikate të përbashkët ...
alicia kearns BRITANI- Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar sërish lidhur me sulmine 24 shtatorit në veri të Kosovës. Në...
Lloyd Austin dhe Benjamin Netanyahu SHBA- Shtetet e Bashkuara vazhdojnë përpjekjet diplomatike në përgjigje të krizës që...
muzeu i luvrit FRANCË- Franca është vënë në alarm pasi një burrë goditi me thikë për vdekje një m&e...