LIVE UPDATES
Bota

PAMJET nga KAMPI- Trupat amerikane që trajnuan grupin e parë të ushtarëve ukrainas

Këto janë pamjet e para filmike të publikuara ndonjëherë nga forcat amerikane që trajnojnë ushtarët ukrainas pas agresionit rus.

13 Qershor 2023, 19:28 Nga k.m.
PAMJET nga KAMPI- Trupat amerikane që trajnuan grupin e parë të
Pamje nga lufta

Disa ditë përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën, një grup ushtarësh amerikanë që trajnonin ukrainasit u urdhëruan të evakuoheshin. Dy muaj më pas, ushtarët e njësisë “Task Force Gator” të Gardës Kombëtare të Floridës, ripërtërinë misionin e tyre dhe zgjeruan trajnimin e ukrainasve në Gjermani. Administrata e Presidentit Biden nuk ka lejuar deri tani që pamjet filmike nga trajnimi të bëhen publike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb, sjell një material ekskluziv nga misioni i ushtarëve amerikanë.

Këto janë pamjet e para filmike të publikuara ndonjëherë nga forcat amerikane që trajnojnë ushtarët ukrainas pas agresionit rus.

Forcat amerikane kanë trajnuar më shumë se 10,000 trupa ukrainase që nga prilli i vitit 2022. Këta janë tre ushtarët e njësisë “Task Force Gator” që mundësuan këtë trajnim.

Koloneli Jerry “Blake” Glass, komandat i njësisë “Task Force Gator”, tregon për Zërin e Amerikës peripecitë me të cilat u përball njësia e tij.

“Isha shumë i shqetësuar sepse kisha një mision për të realizuar, por nuk isha i sigurtë se si do ta bënim një gjë të tillë”, thotë ai.

“Një ushtar i njësisë sonë ‘Task Force Gator’ i priti në kufi trupat ukrainase ndërsa ata kaluan kufirin, arritën në Gjermani me aeroplan, u stacionuan, u trajnuan dhe i solli përsëri në kufi me Ukrainën duke i uruar që t’i dërgojnë në ferr agresorët”, tregon për Zërin e Amerikës Majori Ryan Hegemeier.

Trajnimi që pasoi në Gjermani i ka fillimet në vitin 2015, kur forcat e Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara nisën trajnimin e ushtarëve ukrainas në një bazë të largët në Ukrainën perëndimore. Rreth 160 ushtarë nga “Task Force Gator” të Gardës Kombëtare të Floridës mbërritën në qendrën e trajnimit luftarak pranë qytetit Yavoriv në nëntor të vitit 2021.

“Po zhvillonin një trajnim të nivelit të lartë përpara se të ndryshonte situata gjeopolitike dhe filloi ardhja e ndihmave në Ukrainë. Komuniteti ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara dërguan armatime specifike dhe detyra jonë ishte t’i mësonim ushtarët ukrainas se si të përdorin ato”, tregon për Zërin e Amerikës Majori Ryan Hagemeier.

Por më 12 shkurt, ndërsa forcat ruse u dislokuan në kufi, trupat amerikane morën një urdhër urgjent që të evakuoheshin nga Ukraina.

“Nuk donim që të largoheshim dhe ishte shumë e vështirë pasi u kishim thënë se misioni ynë ishte mbështetja ndaj tyre”, tregon majori Hagemeier.

“Në të kaluarën kam humbur në luftime dy ushtarë, dhe largimi ishte rasti i dytë më i vështirë në jetën time. Ishte zhgënjyese”, thotë koloneli Jerry “Blake” Glass.

Rreth 40 orë më vonë “Task Force Gator” u largua dhe 10 ditë më pas Rusia sulmoi Ukrainën.

“Ne i njihnim këta njerëz (ushtarët ukrainas) dhe e dinim që njerëzit atje po luftonin për jetët e tyre”, thotë koloneli Jerry “Blake” Glass.

“Ndjesia nuk ishte e mirë sepse nuk po bënim asgjë, por ne mund t’i ndihmonim”, thotë majori Michael Lackey.

Ukraina iu kundërpërgjigj sulmit rus. Trajnimi i forcave ukrainase nga njësia “Task Force Gator” për përdorimin e armatimeve të ndryshme provoi të ishte tejet thelbësore përballë agresorit. Por më 13 mars të vitit të kaluar, baza e stërvitjes Yavoriv u godit me raketa.

“Mesazhet në telefon më zgjuan nga gjumi. Fotot e dërguara tregonin pjesë të qytetit Yavoriv që digjeshin. Në ato ndërtesa kishim banuar. Por problemi ishte se miqtë tanë jetonin ende në ato ndërtesa. Atë mëngjes shumë njerëz u vranë. Ishte e vështirë sepse të shihnim ç’po ndodhte dhe të mos bënim dot gjë”, thotë koloneli Jerry “Blake” Glass.

Rreth dy muaj më vonë, ndërsa Uashingtoni dërgonte më shumë armë në Ukranë, koloneli Glass dhe ekipi i tij morën udhëzime të reja.

“Duhet të gjejmë një mënyrë për t’i trajnuar ukrainasit. Kjo duhet të ndodhë brenda javësh. Ukrainasit duhet të mësojnë brenda 10 ditësh si të përdorin artilerinë e rënë howitzer.”

Kjo video e siguruar nga Zëri i Amerikës tregon stërvitjen në Gjermani pranverën e kaluar me artilerinë e rëndë howitzer M777. Majori Hagemeier thotë se nuk do ta harrojë kurrë grupin e parë në bazën stërvitore Grafenwöhr, ku morën pjesë edhe ushtarë ukrainas që i njihte më parë.

“I pritëm në kufi. Mes ushtarëve të lodhur nga lufta kishte edhe fytyra të njohura. Mbi kurriz mbanin torba me sendet e vetme që kishin. Ndoshta një uniformë rezervë. Ishte moment emocionues kur u takuam me këta djem”.

Për disa ushtarë ukrainas, familjet e të cilëve ishin larguar nga vendi në fillim të agresionit, trajnimi nuk ishte e vetmja gjë që morën nga ushtarët amerikanë.

“Pasi siguronim kontakte me familjet e tyre, ata gjenin një mënyrë për të ardhur tek baza e stërvitjes në Gjermani. Kur takoheshin ishte si një festë, jo vetëm për familjet por për të gjithë ushtarët atje”, kujton koloneli Jerry “Blake” Glass.

Ushtari ukrainas Eugene shkrepi këtë foto natën kur u ribashkua me gruan e tij Ninën dhe djalin e tyre. Për arsye sigurie kemi mbuluar fytyrën e ushtarit.

“Më kujtohet fjala ‘Të dua’. Jam i lumtur që kam atë që kemi në këtë moment”, kujton Nina, gruaja e ushtarit ukrainas.

“Të jesh në gjendje të prekësh gruan dhe fëmijën, kjo është gjëja më e rëndësishme në jetë. Më dha forcë psikologjike mua dhe ushtarëve të tjerë që patëm fatin të shohim familjet tona”, thotë Eugene, ushtar ukrainas. Trajnimi i ushtarëve ukrainas në Gjermani u zgjerua, duke përfshirë raketa-hedhës të lëvizshëm, të njohur si HIMARS dhe shumë armatime të tjera.

Ushtarët ukrainas u trajnuan gjithashtu edhe në mirëmbajtjen e armëve.

“Ne vazhduam punën nga prilli deri në fund të verës”, tregon koloneli Glass.

“Zhvilluam orë mësimore njëra pas tjetrës, duke shtuar trajnimet sipas nevojës që paraqitej”, thotë majori Hagemeier.

“Ne i trajnuam gjerësisht. Jo vetëm se si ta përdorin dhe të qëllojnë me një raketahedhës Javelin, por të gjithë taktikën, që nga pozicionimi e deri tek asgjësimi i objektivit”, thotë majori Lackey.

“Ne ishim ata që hartuam gjithçka, që nga koordinimi i fluturimeve ditë pas dite të ushtarëve që vinin për trajnim dhe kthimi i tyre në front”, thotë majori Hagemeier.

Vetëm disa javë më parë, dislokimi i ushtarëve ukrainas në fushën e betejës kishte qenë një nga pikat më të dobta të karrierës së tyre. Por pas trajnimit, kthimi i tyre në front ishte ndër arritjet më të larta.

“Ajo që bëjmë sot ndikon nesër në fushën e betejës. E di që kjo do të ketë ndikim në Evropë dhe ndoshta edhe për pjesë të tjera të botës për dhjetëra vite me radhë”, thotë koloneli Glass.

“Mendoj se të gjithë ishin disi të befasuar që ukrainasit ende janë duke luftuar. Por ne nuk jemi të befasur. Ne punuam krah për krah me ta dhe ata janë të përgatitur mirë”, thotë majori Hagemeier.

“Të bëhet zemra mal sepse e di që po u jep atyre pikërisht atë që ata kanë nevojë. Jam shumë me fat që jam pjesë e historisë. Ne patëm ndikim”, thotë majori Laskey.

Shumë kohë pas përfundimit të dislokimit të tyre një grup tjetër ushtarësh amerikan vazhdon misionin e trajnimit të ushtarëve ukrainas që po luftojnë për çlirimin e vendit të tyre./VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më