LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në Kosovë! Anliza e REL: Arrestimi i Millenkoviçit dhe heshtja e Prokurorisë për "listën" e Kurtit

Në një seancë të Kuvendit të Kosovës, më 2 qershor, kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmendi emrat e disa personave, që sipas tij kanë përgjegjësi për organizim dhe shkaktim të dhunës në veri. Kurti, ndërkohë, kritikoi Prokurorinë e vendit për “mosveprim”, mdërsa kjo e fundit nuk e komentoi listën e tij me emra. Për dhunën në Zveçan, më 29 maj, u arrestuan më herët pesë persona, por Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi paraburgim prej një muaji vetëm për dy prej tyre.

13 Qershor 2023, 18:27 Nga f.i
Tensionet në Kosovë! Anliza e REL: Arrestimi i Millenkoviçit
Mitrovicë

KOSOVË- Millun Millenkoviç u arrestua pasditen e 13 qershorit nën dyshimet se ka organizuar sulme kundër ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.  Tensionet në këtë zonë janë të larta prej fundit të muajit maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje hynë në objektet komunale, që shfrytëzohen edhe nga autoritetet paralele serbe.

Situata u përshkallëzua në përleshje të dhunshme mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, si dhe Policisë së Kosovës. Në një seancë të Kuvendit të Kosovës, më 2 qershor, kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmendi emrat e disa personave, që sipas tij kanë përgjegjësi për organizim dhe shkaktim të dhunës në veri. Kurti, ndërkohë, kritikoi Prokurorinë e vendit për “mosveprim”, mdërsa kjo e fundit nuk e komentoi listën e tij me emra. Për dhunën në Zveçan, më 29 maj, u arrestuan më herët pesë persona, por Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi paraburgim prej një muaji vetëm për dy prej tyre.

Kush është Millun Millenkoviç?

Millenkoviç është udhëheqës i “formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijës i bandave kriminale”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pak kohë pas arrestimit të tij.

“I njëjti ka qenë edhe organizator kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, tha Sveçla.

Aksioni i Policisë së Kosovës për arrestimin e tij u zhvillua në Mitrovicë të Veriut. Për aktivitetet e Millenkoviçit në internet nuk ka shumë informacione publike. Ai është trajner i klubit të kikboksit “Kosovska Mitrovica” (“Mitrovica e Kosovës”) dhe se ka marrë pjesë në emisione televizive në Serbi. Sipas intervistave që ka dhënë Millenkoviç, ky klub e ka bazën në pjesën veriore të Kosovës dhe ka më shumë se 100 anëtarë.

REL-i nuk mundi të identifikojë në mënyrë të pavarur asnjë nga profilet e Millenkoviçit në rrjete sociale. Në fotografi të ndryshme të garave sportive, Millenkoviç bashkë me sportistë të tjerë shihen me flamuj ku shkruhet “Kosova është Serbi”. Sipas pamjeve, në zyrat e klubit ka edhe disa fotografi dhe flamuj me mbishkrimin: “Nuk ka dorëzim”.

Kjo thirrje është shkruar edhe nëpër hapësira të ndryshme publike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, bashkë me thirrje të ngjashme për kundërshtimin e autoriteteve të Kosovës.

Çfarë tha Kurti pak para arrestimit të Millenkoviçit?

Pak kohë para se të arrestohej Millenkoviç, kryeministri Kurti kritikoi ashpër Prokurorinë e Kosovës. Ai tha se nuk e kupton mosveprimin e saj, pasi, siç u shpreh, ekzistojnë qindra fotografi e video-xhirime, në të cilat shihen personat që sulmuan ushtarët e KFOR-it, si dhe Policinë e Kosovës.

“Unë, edhe më tej, nuk e kuptoj Prokurorinë tonë të Shtetit. Nuk e kuptoj se si është e mundur që, përkundër qindra fotografive e video-xhirimeve të shkeljeve të ligjit e të krimeve e të denoncimeve me emër e mbiemër të të gjithë atyre personave, nuk ka veprime nga Prokuroria jonë”, tha Kurti.

Ai, po ashtu, e cilësoi si të çuditshëm faktin që Prokuroria, nga dhjetori i vitit të kaluar, nuk ngriti asnjë aktakuzë për personat që vendosën barrikada në rrugët në veri. Grupe serbësh lokalë u rebeluan në atë kohë, për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targa të Republikës së Kosovës.

Prokuroria nuk e komenton “listën” e Kurtit

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha asnjë informacion sa i takon hetimit të personave të dyshuar për organizim dhe dhunës në veri, e as për rastin Millenkoviç. Nga data 8 qershor, REL-i shkëmbeu mesazhe me Prokurorinë, por nga ky institucion nuk dhanë detaje nëse janë duke u hetuar emrat që i bëri publik Kurti, e që tha se janë përgjegjës për dhunën.

Sipas Kurtit, udhëheqës i grupit të armatosur që sulmoi KFOR-in, ishte ish-kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandar Fillipoviç.

“Personat që po i shohim të maskuar në video dhe nëpër fotografi, janë të udhëhequr nga ish-kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandar Fillipoviq, që shtirej sikur është integruar në shtetin tonë”, tha Kurti më 2 qershor.

Fillipoviç ashtu si edhe pjesëtarë të tjerë serbë të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me vendimin për riregjistrimin e makinave. Pak kohë më vonë, Fillipoviç u shpërblye me “Medaljen e Artë për Guxi Millosh Obiliç”, nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Duke u bazuar në të dhënat e një institucioni të sigurisë në Kosovë, REL raportoi më 12 maj se Fillipoviç ka qenë në një takim në ambientet e Agjencisë së Informacionit (BIA) në Beograd, më 10 maj. Po sipas këtij raporti, Fillipoviç ka pasur rol në hapjen e zyrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Mitrovicën e Veriut. Sërgjan Simonoviç, nga Qendra Humane në Mitrovicën e Veriut organizatë kjo që monitoron situatën e sigurisë në veri – thotë për REL-in se kryeministri Kurti gaboi kur bëri publikë emrat e të dyshuarve për dhunën në veri.

“Nuk mund të flasësh në publik, nuk mund të flasësh për media duke publikuar emra dhe duke akuzuar disa persona përpara se ta provosh [fajësinë e tyre]. Nuk mendoj se Kurti e ka menduar mirë këtë përpara se të fliste. Kur ai i bëri publikë këta emra, ishte një veprim i një burri të dëshpëruar”, thotë Simonoviç, duke shtuar se “listat” me emra i kanë shqetësuar qytetarët në veri.

I pyetur nga REL-i, një zëdhënës i NATO-s tha se nuk mund t’i komentojë hetimet që mund t’i kryejnë institucionet e Kosovës për ngjarjet në veri. Megjithatë, zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, koloneli Andrea Gallieni, tha më 9 qershor se “disa grupe kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme, që u zhvilluan në Zveçan, më 29 maj”. Ai tha se grupet e dhunshme kanë qenë të organizuara për të sulmuar, dhe se i takon Policisë së Kosovës që t’i identifikojë ato. Nga rritja e tensioneve në veri, prezencë atje ka edhe misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX.

Në një deklaratë për REL-in, ky mision tha se pjesëtarët e tij janë prezentë në veri “për të vëzhguar situatën në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”. Derisa Prokuroria po heton edhe sulmet e raportuara ndaj gazetarëve në veri, disa përfaqësues mediash thonë se nuk kanë informacione për ndonjë të arrestuar të mundshëm.

“Djegia e veturës dhe thyerja e kamerës së Tëvë1 na kanë shkaktuar dëm rreth 15 mijë euro. Për rastin e veturës, institucionet e sigurisë kanë intervistuar punëtorë të Tëvë1, por se deri më tani nuk kemi informacione për të arrestuar për këtë rast”, thotë për REL-in drejtori i përgjithshëm i Tëvë1, Dukagjin Maliqi.

Si u tensionua situata në veri?

Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me rezistencën e banorëve lokalë. Në tri këto komuna, vetëqeverisja lokale që funksionon sipas sistemit të Kosovës, është e vendosur në të njëjtat objekte ku punojnë edhe autoritetet paralele serbe. Vetëm në Mitrovicën e Veriut, komuna e Kosovës është e ndarë fizikisht nga ajo serbe dhe atje nuk kishte protesta.

Protestat u përshkallëzuan në dhunë më 29 maj, kur grupe qytetarësh serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it në Zveçan. Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.

Popullata serbe në veri i bojkotoi zgjedhjet e prillit, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë. Përfaqësuesit politikë serbë e justifikuan bojkotimin me, siç thanë, mospërmbushjen e kërkesës së tyre për më shumë autonomi. Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për përshkallëzimin e situatës, komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova të organizojë zgjedhje të reja lokale, t’i tërheqë kryetarët shqiptarë dhe policinë nga veriu, si dhe të kthehet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Marrë nga REL

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta