LIVE UPDATES
Bota

Pamje të rënda: Momenti kur u godit me veturë dhe u rrahë për vdekje i riu nga Podujeva

Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime jashtëzakonisht të rënda nga dy persona të dyshuar.

21 Janar 2024, 17:40 Nga h.k
Pamje të rënda: Momenti kur u godit me veturë dhe u rrahë
Foto nga vendngjarja

KOSOVË-Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçar nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime jashtëzakonisht të rënda nga dy persona të dyshuar.

Fejzullahu, i cili u godit me makinë nga të dyshuarit, më pas u rrah me shufra metalike, duke pësuar lëndime serioze në disa pjesë të trupit. Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi 18 vjeçar ndërroi jetë të shtunën në QKUK.

Në lidhje më këtë ngjarje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, deklaroi për Indeksonline se rasti po hetohej si “Vrasje në tentativë”, përkitazi me ngjarjen që kishte ndodhur ditën e 14 janarit në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Indeksonline ka siguruar pamjet, në momentin kur vetura goditi Fejzullahun dhe u rrahë për vdekje me shufra metalike nga dy persona.

agron borovci

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!