LIVE UPDATES
Bota

VOA: Trump, Haley shtojnë kritikat ndaj njëri-tjetrit në prag të zgjedhjeve paraprake në Nju Hempshër

Nëse zonja Haley nuk arrin të sigurojë një fitore në Nju Hempshër të martën, shanset e saj për marrjen e emërimit të partisë republikane si kandidate e saj për presidente, mund të eliminohen krejtësisht. Nëse zonja Haley nuk arrin të sigurojë një fitore në Nju Hempshër të martën, shanset e saj për marrjen e emërimit të partisë republikane si kandidate e saj për presidente, mund të eliminohen krejtësisht.

21 Janar 2024, 16:37 Nga h.k
VOA: Trump, Haley shtojnë kritikat ndaj njëri-tjetrit në prag
Foto ilustruese

SHBA-Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley dhe ish-Presidenti Donald Trump do të paraqesin argumentet e tyre përmbyllëse në Nju Hempshër të dielën, para zgjedhjeve paraprake të partisë republikane në këtë shtet të martën. Ish-ambasadores amerikane në OKB Nikki Haley nuk i ka mbetur shumë kohë për të ngushtuar diferencën ndaj kryesuesit të garës republikane, fitorja e thellë e të cilit në Ajova, nënvizoi pozitën e tij mbizotëruese në zgjedhjet paraprake të republikanëve.

Nëse zonja Haley nuk arrin të sigurojë një fitore në Nju Hempshër të martën, shanset e saj për marrjen e emërimit të partisë republikane si kandidate e saj për presidente, mund të eliminohen krejtësisht.

Ish-Presidenti Trump, i cili, sipas anketimeve, ka epërsi ndaj zonjës Haley dhe Guvernatorit të Floridës Ron DeSantis në Nju Hempshër, mbajti një tubim fushate në një stadium të mbushur me mbështetës në qytetin e Mançesterit të shtunën në mbrëmje, duke i inkurajuar ata që të votojnë të martën në zgjedhjet paraprake të shtetit të tyre.

Por, ai gjithashtu u përpoq të zhvendoste vëmendjen tek zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut, që do të mbahen në shkurt.

Në një tubim fushate, disa zyrtarë të lartë shtetërorë dhe federalë të shtetit të zonjës Haley ku ajo ka shërbyer si guvernatore, shprehën mbështetjen për zotin Trump, përfshirë guvernatorin aktual të Karolinës së Jugut Henry McMaster.

“Ata e kuptojnë se unë jam kandidati i vetëm në këtë garë që do të shpëtojë Amerikën dhe do të mposhtë zotin Biden”, tha zoti Trump.

Zonja Haley intensifikoi sulmet ndaj zotit Trump ditët e fundit, duke u përpjekur ta paraqesë atë si një biznesmen dhe politikan, mandati i të cilit në Shtëpinë e Bardhë u shoqërua me kaos dhe i cili përballet me katër gjyqe penale, përfshirë atë të përpjekjes për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat ai i humbi ndaj Presidentit aktual Joe Biden.

Pavarësisht këtyre sulmeve, disa votues republikanë dhe të pavarur thonë se zonja Haley duhet të ashpërsojë më tej kritikat ndaj zotit Trump dhe se ajo nuk e ka goditur mjaftueshëm rivalin e saj në fushatë.

“Mendoj se zoti Trump duhet të kritikohet në mënyrë më të ashpër”, tha 57 vjeçari Chris Jay, një votues republikan, i cili thotë se anon nga zonja Haley, por do të dëshironte që ajo ta sulmonte më ashpër ish-Presidentin Trump.

Zonja Haley e vuri në shënjestër 77 vjeçarin Trump për moshën e madhe, pasi në komentet e tij ai duket se ngatërroi zonjën Haley me ish-kryetaren demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi. Ajo gjithashtu e kritikoi atë për vlerësimin e udhëheqësve të fuqishëm autoritar si Presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe atë të Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Ajo tha gjatë një tubimi fushate në qytetin Keen se zoti Trump “duhet t’i jap fund vlerësimit të diktatorëve”.

Edhe ish-Presidenti Trump intensifikoi më tej sulmet në mediat sociale ndaj zonjës Haley, duke vënë në shënjestër emrin e saj Nikki dhe duke përsëritur pretendimet e rreme, që ngrenë pikëpyetje mbi shtetësinë e saj amerikane.

Zonja Haley, vajza e dy imigrantëve nga India, emrin e lindjes e ka Nimarata Nikki Randhawa, por për një kohë të gjatë ka përdorur vetëm emrin Nikki dhe pas martesës mbiemrin e bashkëshortit të saj, Haley.

Gjatë një tubimi fushate në Mançester, zoti Trump kritikoi zonjën Haley për mbështetjen që ajo ka marrë nga disa kontribues të pasur, të cilët kanë mbështetur edhe kandidatët e partisë demokrate. Ai tha se zonja Haley është një kërcënim për pensionet e amerikanëve./VOA

shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës