Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Osmani e priti Turnerin në një takim më 31 gusht në Prishtinë, ku e ritheksoi “rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit”, sipas një njoftimi të Presidencës.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten gjatë një takimi me kongresmenin amerikan, Mike Turner, se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, ndërsa e ka akuzuar Serbinë për destabilizmin e saj përmes “bandave kriminale”, njoftoi Presidenca e Kosovës.
Osmani e priti Turnerin në një takim më 31 gusht në Prishtinë, ku e ritheksoi “rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit”, sipas një njoftimi të Presidencës.
Tensionet në veri të Kosovës u rritën në maj të këtij viti, pasi banorët e komunave veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – e kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunave. Banorët e këtyre komunave me shumicë serbe protestuan me javë para ndërtesave dhe me raste situata u përshkallëzua në dhunë.
Në korrik, Kosova u pajtua për hapat për shtensionimin e situatës pas kërkesave nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, duke e zvogëluar në 25 për qind praninë e Policisë në dhe përreth ndërtesave komunale në veri, si dhe për riorganizimin e zgjedhjeve në këto katër komuna.
Turneri vjen në Kosovë një ditë pasi e vizitoi Beogradin, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq, me të cilët bisedoi për marrëdhëniet SHBA-Serbi dhe si për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë, raportet e Kosovës me SHBA-të, presidentja Osmani i ka cilësuar strategjike edhe ekzistenciale “ndaj ka falënderuar kongresistin Turner për mbështetjen ndër vite, të cilën ai ia ka dhënë Kosovës në rrugën e shtetndërtimit”, thuhet në njoftim.
“Përkushtimi i palëkundur i Shteteve të Bashkuara për kauzën e Kosovës ka qenë i domosdoshëm në rrugëtimin tonë drejt pavarësisë dhe shtetësisë”, ka tha Osmani.
Ajo e njoftoi kongresmenin Turner se synimi i Kosovës është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si: NATO, BE, Këshilli i Evropës dhe të tjera, sipas Presidencës. Osmani përmendi edhe aspiratën e Kosovës për anëtarësim fillimisht në Partneritet për Paqe (PfP), e pastaj në NATO, ku mbështetja e SHBA-ve është esenciale.
Ajo e theksoi edhe bashkëpunimin e ngushtë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë me shërbimet inteligjente të SHBA-ve në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që mund ta cenojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon, thuhet në njoftim.
Marrë nga REL
Aleksandër Lukashenko BJELLORUSI- Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ka kritikuar vendet e NATO-s po promovojnë me këmbëngu...
Brice Clothaire Oligui Nguema AFRIKË- Oficerët e ushtrisë në kombin afrikan qendror të Gabonit, vendosën presidenti...
Ushtare UKRAINË- Ushtria ukrainase tha se kundërofensiva se saj në jug dhe lindje të vendit është duke vazhduar përball&...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, gjatë një vizite në Rashk&eum...
Olivér Várhelyi Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, këtë të enjte...
Grant Shapps BRITANI E MADHE- Sekretari i Energjisë Grant Shapps është emëruar Sekretar i ri i Mbrojtjes, duke zëvend&eu...
Vjosa Osmani dhe Jens Stoltenberg KOSOVË- Më 7 shtator, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të mirëpres&e...
Michael Zanera ITALI- Postimi i fundit i Michael Zanera, punëtorit që humbi jetën bashkë me katër kolegë të tjerë p...
Ukraine UKRAINË- “Ne i shohim ata, ata na shohin ne, vetëm kafshët midis llogoreve tona lëvizin nganjëherë”, tha ...
RUSI- Një video e publikuar së fundmi, e cila tregon ish-kreun e grupit paraushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin në Afrikë, ku thot...