Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Pritet që në takimin Stoltenberg-Osmani temë kryesore të jetë situata e sigurisë në Kosovë, veçmas në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.
KOSOVË- Më 7 shtator, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të mirëpresë në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur aleanca ushtarake perëndimore.
Pritet që në takimin Stoltenberg-Osmani temë kryesore të jetë situata e sigurisë në Kosovë, veçmas në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe. Në njoftimin e NATO-s për këtë takim, sikurse edhe në të kaluarën kur ka pasur vizitorë nga Kosova, nuk përmendet funksioni që mban Osmani.
“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takojë zonjën Vjosa Osmani-Sadriu”, thuhet në njoftim, ku shtohet se pas takimit, dy zyrtarët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
NATO-ja disa herë ka shprehur mbështetjen për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Po ashtu, aleanca ka kërkuar nga të gjithë faktorët në rajon që të bëjnë maksimumin për të ulur tensionet.
Gjithashtu, NATO ka përsëritur se do të mbetet e përkushtuar që përmes misionit paqeruajtës në Kosovë, KFOR, të ofrojë qetësi dhe siguri për të gjithë në Kosovë.
Për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, që janë rritur që nga fundi i majit, NATO-ja ka rritur numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it. Stoltenberg ka deklaruar disa herë se NATO-ja ka forca të mjaftueshme për të zbatuar misionin e saj në Kosovë.
Ndërkaq, Kosova ka shprehur ambiciet e saj për t’u integruar në aleancë, së pari përmes përfshirjes në programin e Partneritetit për Paqe, e më as edhe anëtare e NATO-s. Por, NATO-ja ka theksuar se për secilin veprim në këtë drejtim vendimet në aleancë merren me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare.
Në NATO, katër nga 31 vende anëtare (Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia) nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Marrë nga REL
Michael Zanera ITALI- Postimi i fundit i Michael Zanera, punëtorit që humbi jetën bashkë me katër kolegë të tjerë p...
Ukraine UKRAINË- “Ne i shohim ata, ata na shohin ne, vetëm kafshët midis llogoreve tona lëvizin nganjëherë”, tha ...
RUSI- Një video e publikuar së fundmi, e cila tregon ish-kreun e grupit paraushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin në Afrikë, ku thot...
ChatGPT KINË- Katër firma kineze të teknologjisë, përfshirë gjigantin Baidu Inc dhe SenseTime Group, i lansuan të enjten...
foto ilustruese KOSOVË- Së fundmi është sulmuar me bombë banesa e drejtuesit të bordit të ndërmarrjes &rd...
foto ilustruese SUDAN- Një grup hakerash i quajtur Anonymous Sudan ka sulmuar rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, raportojn&...
Jens Stoltenberg UKRAINË- “Ukrainasit po fitojnë gradualisht terren, që do të thotë se ata po i shtyjnë rusë...
Jakup Krasniqi HAGË- Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi vazhdon të jetë ende në paraburgim në Hagë, pas aktakuzës s...
SHBA- Profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer, thotë se SHBA-ja po e favorizon Serbinë. Ai mendon se emisari i SHBA...
Joseph Borrell AFRIKË- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell është shprehur se aktualisht nuk ka a...