LIVE UPDATES
Bota

Orbani dhe republikanët kushtëzojnë ndihmat për Ukrainën

Ukraina duhet të shqetësohet për veton e Hungarisë në samitin e BE-së. Por edhe republikanët janë kundër - deri tani.

14 Dhjetor 2023, 08:46 Nga I.A
Orbani dhe republikanët kushtëzojnë ndihmat për
Orban dhe Zelensky

UKRAINË- Çështja e ndihmave për Ukrainën është shndërruar në SHBA në një çështje të brendshme politike, për shkak të mosmarrëveshjeve mes demokratëve dhe presidentit Biden në njërën anë, si dhe republikanëve në anën tjetër. Por edhe Hungaria ka rezerva të mëdha - ka kërcënuar madje edhe me veto. Pak para fillimit të samitit të BE në Bruksel, Presidentja e Komisionit europian, Ursula von der Leyen hapi rrugën për dhënien e 10 miliardë eurove Hungarisë, të bllokuara për shkak të problemeve të këtij vendi me shtetin ligjor.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky udhëtoi nëSHBA nga Argjentina, ku ishte ishte edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili po kushtëzon ndihmat për Ukrainën. Ata të dy kanë biseduar shkurt, rreth 20 sekonda, siç shihet në një video në internet. Nuk dëgjohet se çfarë kanë biseduar, por fakt është që pozicionet e Ukrainës dhe Hungarisë janë aktualisht shumë të largëta.

Orban dhe Zelenski kanë aktualisht raporte të ftohtaFotografi: Peter Klaunzer/dpa/KEYSTONE/picture alliance
Po se cilat do të jenë vërtet pozicionet e Hungarisë karshi Ukrainës, do të shihet në samitin e BE-së që do të mbahet të enjten dhe të premten në Bruksel, ku pritet të vendoset edhe për paketën e ndihmave në vlerë prej 50 miliardë euro për Ukrainën si dhe për fillimin e negociatave për anëtarësim të saj në BE. Hungaria ka kërcënuar hapur së fundi se do të vë veto ndaj këtyre propozimeve.

Ukraina në situatë të rëndë

Në fillim të dimrit të dytë të luftës, Ukraina gjendet në situatën e saj ndoshta më të vështirë që nga fillimi i agresionit rus në shkurt 2022. Ushtarakisht, muajt e fundit është vërejtur një lodhje e rraskapitje. Gratë dhe të afërmit e ushtarëve protestuan kohët e fundit në Kiev për t'u lejuar ushtarëve një pushim më të gjatë pas 21 muajsh lufte. Presidenti Zelensky po përballet me kritika në vend, përfshirë atë të kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitaly Klitçko. Ndërsa vëmendja e botës është zhvendosur nga Ukraina në Gazë. Nuk dihet asgjë se cilat janë motivet e Orbanit, por dihet se ai aktualisht është kundër vazhdimit të ndihmave dhe po përpiqet të ruajë “marrëdhëniet e mira” me presidentin rus Vladimir Putin.

Problemet me mbështetjen amerikane

Ndërkohë presidenti i Ukrainës ka shkuar për vizitë edhe në SHBA për të kërkuar mbështetje, për shkak se deputetët republikanë kanë kushtëzuar vazhdimin e ndihmave. Ata kanë kërkuar nga presidenti Jo Biden që të mbështetë ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën dhe të ashpërsojë politikën ndaj migrantëve të huaj, nëse pretendon që të votohet buxheti i parashikuar për ndihma, në vlerë prej rreth 60 miliardë dollarë.

Presidenti amerikan ka dhënë sinjalet e para për kompromis, por analistët në Uashington dyshojnë se këto ndihma mund të votohen gjatë këtij viti. Ndërsa presidenti Zelensky tha se Ukraina ka nevojë të domosdoshme për ndihma, në veçanti sa i përket epërsisë në ajër. Sipas tij, nëse Ukraina kontrollon hapësirën ajrore mbi këtë vend, ajo do ta ketë shumë më lehtë të luftojë dhe të fitojë në tokë. Por presidenti ameirkan Biden akoma nuk ishte në gjendje t'i garantojë atij vazhdimin e mbështetjes, sikur deri tani. Akoma mbetet e hapur se si do të zgjidhet ky problem.

Marrë nga DW

viktor orban vladimir zelenskyy

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim