LIVE UPDATES
Bota

BE-ja vendos rregulla për inteligjencën artificiale, si do të ndikojnë ato te njerëzit?

Akti i Inteligjencës Artificiale është seti i fundit i rregullave të përcaktuara për ta qeverisur teknologjinë në Evropë, e cila do të ketë ndikimin global.

14 Dhjetor 2023, 08:26 Nga a.l
BE-ja vendos rregulla për inteligjencën artificiale, si do të
Inteligjenca Artificiale

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) punuan deri në orët e vona javën e kaluar për të arritur një marrëveshje për rregullat botërore, sipas të cilave duhet të përdoret inteligjenca artificiale (AI) në bllokun me 27 vende anëtare.

Akti i Inteligjencës Artificiale është seti i fundit i rregullave të përcaktuara për ta qeverisur teknologjinë në Evropë, e cila do të ketë ndikimin global.

Çfarë është Akti AI dhe si funksionon?

Akti AI vlerëson dhe analizon rreziqet e produkteve apo shërbimeve, të cilat përdorin inteligjencë artificiale dhe përqendrohet në rregullimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në vend se të teknologjisë. Legjislacioni është bërë për t'imbrojtur demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, siç është liria e shprehjes, duke nxitur investime dhe inovacion në të njëjtën kohë.

Sa më i rrezikshëm që të jetë aplikacioni, aq më të ashpra do të jenë rregullat. Ato të cilat përbëjnë rrezik të vogël, siç janë sistemet që rekomandojnë përmbajtje, apo filtrat e përmbajtjeve të rrezikshme, detyrohen të ndjekin rregulla të lehta, si për shembull të tregojnë se mundësohen nga AI-ja.

Sistemet me rrezikshmëri të lartë, siç janë mjetet mjekësore, përballen me kërkesa më të mëdha, si përdorimi i të dhënave të cilësisë së lartë dhe ofrimi i të dhënave të qarta për përdoruesit.

Përdorimi i disa AI-ve është i ndaluar sepse vlerësohet se përbëjnë rrezik të papranueshëm, si për shembull sistemet për notimin e shoqërisë, të cilat i kontrollojnë sjelljet e njerëzve, disa lloje të sistemeve për zbulimin e aktiviteteve të mundshme kriminale dhe sistemet për njohje emocionale në shkollë dhe në vend të punës.

Njerëzve në publik nuk mund t’iu skanohet fytyra nga policia me sisteme për “identifikim biometrik” të mundësuara nga AI-ja, përveç në rastet e krimeve serioze si, rrëmbimi apo terrorizmi.

Akti i AI-së do të futet në fuqi vetëm dy vjet pasi ligjvënësit evropianë ta kenë dhënë miratimin final, i cili pritet të hidhet në votim në fillim të vitit 2024. Shkeljet mund të dënohen me gjoba deri në 35 milionë euro, apo 7 për qind të të hyrave globale të kompanisë.

Si do të ndikojë Akti i AI-së në pjesën tjetër të botës?

Akti i AI-së do të vlejë për rreth 450 milionë banorët e BE-së, por ekspertët thonë se ndikimi i tij mund të shtrihet shumë më larg, për shkak të rolit udhëheqës të Brukselit për të vendosur rregulla të cilat vlejnë si standard global.

BE-ja e ka luajtur këtë rol më parë me rregulla të kaluara të teknologjisë, më e veçanta është detyrimi për të bërë prizë të përbashkët për mbushje, e cila e detyroi kompaninë Apple të heqë dorë nga kablloja e vet për mbushësit e produkteve të saj.

Derisa shumë vende të tjera po mendohen nëse duhet dhe si ta frenojnë AI-në, rregulloret gjithëpërfshirëse të BE-së pritet të shërbejnë si udhërrëfyes.

“Akti AI është rregullorja e parë botërore gjithëpërfshirëse, horizontale dhe detyruese e inteligjencës artificiale, e cila jo vetëm që do t’i ndryshojë gjërat në Evropë, por me shumë gjasa do ta rrisë momentumin global për ta rregulluar AI-në nëpër juridiksione”, tha Anu Bradford, eksperte e ligjeve të BE-së dhe rregulloreve digjitale.

“Kjo e vë BE-në në pozitë të veçantë për të qenë lidere dhe për t’i treguar botës se AI-ja mund të qeveriset dhe se zhvillimi i saj mund të jetë subjekt i monitorimit demokratik”, tha ajo.

Duke mos e ndaluar plotësisht teknologjinë e njohjes së fytyrës në kohë reale, Brukseli “praktikisht i ka dhënë dritën e gjelbër vëzhgimit digjital distopik në 27 vendet anëtare të BE-së, duke e vendosur një precedent shkatërrues në gjithë botën.

Ndalesa e pjesshme është “një mundësi e humbur për ta ndalur dhe parandaluar dëmin kolosal ndaj të drejtave të njeriut, hapësirës civile dhe sundimit të ligjit, të cilat tashmë janë të kërcënuara nëpër BE”.

Amnesty ka shprehur brengosje edhe për dështimin e ligjvënësve për ta ndaluar eksportin e teknologjive të AI-s, që mund t’i dëmtojnë të drejtat e njeriut – përfshirë përdorimin e notimit të shoqërisë, diçka që e bën Kina për t’i shpërblyer ata që i binden shtetit përmes vëzhgimit.

Çfarë po bëjnë vendet e tjera për rregulloren e AI-së?

Dy fuqitë më të mëdha të AI-së në botë, SHBA-ja dhe Kina, kanë nisur t’i përpilojnë ligjet e veta. Presidenti amerikan, Joe Biden, e nënshkroi një urdhër ekzekutiv për AI-në në tetor, i cili pritet të forcohet nga legjislacioni dhe marrëveshjet globale.

Urdhri u kërkon zhvilluesve kryesorë të AI-së t’i këmbejnë me Qeverinë rezultatet e testeve të sigurisë dhe të dhënat e tjera. Agjencitë do të krijojnë standarde për t’u siguruar se mjetet e AI-së janë të sigurta para se të publikohen për përdorim publik.

Kina, ndërkohë, ka publikuar “masa të përkohshme” për menaxhimin e AI-së së përgjithshme, të cilat vlejnë për përmbajtje si, tekst, fotografi, audio, video dhe të tjera të cilat prodhohen për njerëzit brenda Kinës.

Si do të ndikojë Akti i AI-së ndaj ChatGPT-së?

Rritja e paparë e ChatGPT-së të Open AI-së tregoi se teknologjia po shënon përparime tejet të mëdha dhe i detyroi politikëbërësit evropianë ta përditësojnë propozimin e tyre.

Akti i AI-së përfshin provizione për chatbot-at dhe sistemet e tjera të ashtuquajtura sisteme të AI-së për qëllime të përgjithshme, të cilat mund të kryejnë detyra të shumta, nga shkrimi i poezive deri te krijimi i videove dhe shkrimi i kodeve kompjuterike.

Shumica e sistemeve për qëllime të përgjithshme përballen me kërkesa themelore për transparencë si, publikimi i hollësive për të dhënat e tyre qeveritare dhe të tregojnë se sa shumë energji kanë përdorur për t’i trajnuar modelet në një gamë të gjerë të veprave të shkruara dhe imazheve të fshira nga interneti.

Ato, po ashtu, duhet t’i përmbahen ligjit të BE-së për të drejtat e autorit dhe ta përmbledhin përmbajtjen që e kanë përdorur për trajnime.

Me rregulla më të ashpra do të përballen sistemet më të avancuara të AI-së me fuqinë më të madhe kompjuterike, të cilat përbëjnë “rreziqe sistematike” që zyrtarët duan të mos i lejojnë të përhapen në shërbime që ndërtohen nga zhvilluesit e softuerit./REL

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet