10 Shtator 2024, 07:23
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Kombet e Bashkuara janë shprehur të gatshme të ndihmojnë në mbikqyrjen e një armëpushimi të mundshëm për ndalimin e luftimeve Izrael-Hamas në Gazë, por se është "jorealiste" të mendohet se agjencia botërore do të administrojë në mënyrë direkte territor ose do të sigurojë një forcë paqeruajtëse.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press ai tha se "OKB-ja do të jetë e gatshme të mbështesë çdo armëpushim", por se nuk besonte se Izraeli do të pranonte një rol më të gjerë për OKB-në.
Ndërsa luftimet vazhdojnë prej 11 muajsh, Izraeli akuzoi një numër të vogël punënjësish të OKB-së se iu bashkuan militantëve të Hamasit në sulmin e 7 tetort ndaj Izraelit, që çoi në nisjen e konfliktit.
Kombet e Bashkuara kanë mision vëzhgimi ushtarak në Lindjen e Mesme, të njohur si UNTSO, që nga viti 1948. Zoti Guterres tha se oferta për të mbikqyrur armëpushimin "ishte një nga mundësitë që është vënë në tryezë”.
Por bisedimet prej muajsh të tërë për armëpushim kanë ngecur.
"Sigurisht, ne do të jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që na kërkon komuniteti ndërkombëtar", tha zoti Guterres. “Çështja është nëse palët do ta pranonin atë, dhe në veçanti nëse Izraeli do ta pranonte atë”.
Ndërkohë, në një deklaratë tjetër, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Volker Türk tha se “dhënia fund e konfliktit në Gazë dhe parandalimi i përshkallëzimit të tij në një konflikt rajonal është përparësi absolute”.
Ushtria izraelite nojftoi të hënën se ka kryer sulme gjatë natës kundër ndërtesave të përdorura nga militantët e Hezbollahut në Libanin jugor, sulmi më i fundit në përplasjet ndërkufitare midis dy palëve që kanë nxitur shqetësime për një konflikt më të gjerë rajonal.
Në Sirinë fqinje, media shtetërore tha të hënën se sulmet ajrore që dyshohet se janë kryer nga Izraeli vranë të paktën 18 persona dhe plagosën rreth 40 të tjerë.
Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit në 7 tetor të vitit të kaluar në Izrael, që sipas autoriteteve izraelite la 1200 të vrarë dhe 250 vetë u morën peng.
Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 40,900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, megjithëse ushtria izraelite thotë se numri i të vdekurve përfshin disa mijëra militantë.
Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti prej muajsh janë përpjekuar për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, por negociatat kanë ngecur vazhdimisht./VOA
okb antonio guterres
Bota
10 Shtator 2024, 07:21
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Furnizimi nga Irani me raketa balistike për Rusinë do paraqiste një “përshkallëzim dramatik” t&e...
Bota
10 Shtator 2024, 07:19
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të klasifikuar mbi strategjinë e saj p&eum...
Bota
9 Shtator 2024, 22:55
N.F
Foto ilustruese
LONDËR- Ambasada afgane në Londër do të mbyllet pasi diplomatët e saj u shkarkuan nga talibanët, që udh&...
Bota
9 Shtator 2024, 22:22
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Roja bregdetare italiane gjeti gjashtë trupa në brigjet e Siçilisë, që besohet se janë disa nga 21 ...
Bota
9 Shtator 2024, 21:40
E. D
foo ilustruese
SHBA- Republikanët e një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve publikuan të dielën një rapo...
Bota
9 Shtator 2024, 21:09
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Mënyrat për të frenuar ndikimin dhe fuqinë e Kinës, përmes kompanive të saj bioteknike, dronë...
Bota
9 Shtator 2024, 20:52
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Zyrtarë të KFOR-it e kanë përshkuar si të qetë, por të brishtë situatën e siguris...
Bota
9 Shtator 2024, 20:39
N.F
Stano
KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano së fundmi ka reaguar në lidhje me incidentin ku grupe të ...
Bota
9 Shtator 2024, 20:35
M.B
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Nga fushatat e saj më të hershme politike në Kaliforni deri tek përzgjedhja si kandidate për ...
Bota
9 Shtator 2024, 20:18
statuja
JAPONI- Dy pastruesit profesionistë bënin dje operacionin e përvitshëm për të bërë statujën të du...