LIVE UPDATES
Bota

KFOR: Situata e sigurisë në veri, e qetë por edhe delikate

Patrullime në formate të ndryshme është duke realizuar KFOR-i në të gjitha pjesët e Kosovës, kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj force përmes një zëdhënësi. Tek kanë treguar se patrullimet mbështeten në mandatin që u buron prej OKB-së, zyrtarë të KFOR-it thanë se situata vazhdon të jetë e brishtë, posaçërisht në veriun e populluar kryesisht me serbë.

9 Shtator 2024, 20:52 Nga N.F
KFOR: Situata e sigurisë në veri, e qetë por edhe delikate
Foto ilustruese

KOSOVË- Zyrtarë të KFOR-it e kanë përshkuar si të qetë, por të brishtë situatën e sigurisë në vend, posaçërisht në veriun e populluar kryesisht me serbë. Veç patrullimeve të pavarura, ata thanë se janë duke kryer patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës, si dhe patrullime paralele me forcat e armatosura serbe përgjatë vijës kufitare, në funksion të garantimit të sigurisë.

Patrullime në formate të ndryshme është duke realizuar KFOR-i në të gjitha pjesët e Kosovës, kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj force përmes një zëdhënësi. Tek kanë treguar se patrullimet mbështeten në mandatin që u buron prej OKB-së, zyrtarë të KFOR-it thanë se situata vazhdon të jetë e brishtë, posaçërisht në veriun e populluar kryesisht me serbë.

Veç në veri, KFOR-i përmes komunikatave të ndryshme javët e fundit ka njoftuar për patrullimet e bëra edhe në qytete të tjera.

“Ne e zbatojmë mandatin tonë të OKB-së në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, përmes aktiviteteve të ndryshme. Këto përfshijnë patrulla të rregullta, të cilat kryhen në formate të ndryshme, si patrullimet e pavarura të KFOR-it në të gjithë Kosovën dhe përgjatë vijës kufitare administrative, patrullimet e përbashkëta me Policinë e Kosovës dhe patrulla të sinkronizuara, paralele me forcat e armatosura serbe në anët përkatëse të vijës kufitare administrative”, kanë thënë nga Zyra për informim e KFOR-it.

Në komunikatat e publikuara së fundi, u tha se pjesëtarë të KFOR-it kanë kryer patrullime përgjatë vijës administrative të kufirit në Prishtinë dhe Istog, në funksion në konsolidimit të stabilitetit rajonal.

Në KFOR kanë shtuar se, këto patrullime si dhe angazhimet me të gjitha komunitetet lokale – përfaqësojnë një demonstrim konkret dhe të prekshëm të përkushtimit afatgjatë dhe të palëkundur të NATO-s për sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe për stabilitet të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën. Ne kemi një prezencë të dukshme, fleksibile dhe të përshtatshme, që na mundëson të trajtojmë çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë në mënyrë efektive, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, thuhet në përgjigje.

Të pyetur për situatën e sigurisë pas paralajmërimeve të Qeverisë për hapjen e Urës mbi lumin Ibër, në KFOR thanë se situata është e qetë, por e brishtë.

“Në përgjithësi, situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por ajo mbetet e brishtë, veçanërisht në veri të Kosovës. Ne po monitorojmë nga afër zhvillimet dhe mbajmë një prani të dukshme dhe të përshtatshme përmes patrullimeve të rregullta dhe angazhimeve me komunitetet lokale”, thuhet tutje në përgjigje.

Në KFOR shtuan se vijojnë të operojnë në Kosovë si reagues i tretë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

“Ne vijojmë të përmbushim mandatin tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt, për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i operon si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë reaguesi i parë dhe i dytë, respektivisht”, kanë deklaruar në KFOR.

kfor kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet