Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sulmet besohet se janë të fundit në fushatën e rebelëve që mbështeten nga Irani, e që kanë penguar kalimin e mallrave, në vlerë prej 1 trilion dollarësh, përmes Detit të Kuq.
DETI I KUQ- Dy anije dyshohet se janë sulmuar nga rebelët jemenas, Huthi, në Detin e Kuq, thanë autoritetet. Anijet u sulmuan afër vendit ku ekipet po tentojnë të shpëtojnë një cisternë të mbushur me naftë, e cila ende është e përfshirë nga flakët, pasi u sulmua nga rebelët jemenas në gusht. Sulmet besohet se janë të fundit në fushatën e rebelëve që mbështeten nga Irani, e që kanë penguar kalimin e mallrave, në vlerë prej 1 trilion dollarësh, përmes Detit të Kuq.
Rebelët Huthi po kryejnë sulme ndaj anijeve për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Sulmet e rebelëve po ashtu kanë penguar dërgesat e ndihmës për Sudanin dhe Jemenin, shtete të përfshira në konflikt.
Ndërkaq, përpjekjet për të shpëtuar cisternën me naftë të përfshirë nga zjarri ende po vazhdojnë, teksa ka shqetësime se djegia e saj mund të shkaktojë katastrofë ekologjike, pasi në bordin e cisternës janë 1 milion fuçi me naftë të papërpunuar. Në sulmin e së hënës, dy predha goditën një anije, teksa një shpërthim ndodhi pranë anijes, tha ushtria britanike.
“Nuk ka viktima në bord dhe anija po vazhdon rrugën drejt portit”, tha ushtria britanike.
Po të hënën, ushtria britanike raportoi për një sulm të dytë nga rebelët Huthi. Një dron goditi një anije mallrash, por nuk u raportua për dëme apo të lënduar. Sulmi ndodhi vetëm disa kilometra larg nga vendi ku ndodhi sulmi ndaj cisternës së naftës, Blue Lagoon.
Rebelët Huthi nuk kanë marrë menjëherë përgjegjësinë për këto sulme. Ata kanë shlënjestruar më shumë se 80 anije me raketa dhe dronë që kur ka nisur lufta në Gazë tetorin e vitit të kaluar. Rebelët jemenas po ashtu kanë fundosur dy anije dhe kanë vrarë katër detarë./ REL
Foto ilustruese UKRAINA- Rusia ka kryer sulme me dronë, me raketa lundruese dhe balistike ndaj Kievit mëngjesin e 2 shtatorit, tha kryetari i kry...
Fredi Beleri GREQI- Mediat greke kanë raportuar vendimin e Gjykatës së Fierit për tu liruar nga burgu. Kathimerini shkruan se pas ...
foto ilustruese ZVICËR- Imagjinoni të merrni një mollë por në vend që ta kafshoni, mbani farat dhe hidhni pjesën tj...
Premtim Gashi KOSOVË- Premtim Gashi është viktima e një përleshje masive mes dy grupeve në Prishtinë mbrëmjen e kal...
Hvladimir NORVEGJI- Një balenë e bardhë beluga e quajtur "Hvaldimir", e parë për herë të parë në Norvegji...
Foto nga vendi i ngjarjes KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,u takua ditën e djeshme me themeluesen dhe presidenten e Komitetit t&e...
Foto ilustruese KOSOVA- Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e shkruar në Prishti...
Protesta KOSOVA- Afër 300 qytetarë serbë protestuan para një objekti që ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitr...
Kandidati kryesor i AfD-së për Turnigia, Bjoern Hoecke GJERMANIA- Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (...
Salih Sekiraqa (i plagosur), Robert Llumnica (i plagosur), Premtim Gashi (i vrarë) dhe Korab Gashi (i plagosur) KOSOVA- Mediat në Kosovë rap...