23 Maj 2022, 19:22
Nga DOSJA
Sofiia Karkadym
BRITANI- Një refugjate ukrainase e cila ndodhet në qendër të një trekëndëshi dashurie, pasi u dashurua me 29-vjeçarin që e strehoi në shtëpi shpërtheu në lot dhe këmbënguli se ajo nuk është një prishëse familjesh.
"Unë nuk jam një shkatërruese familjesh, kjo është budallallëk"-tha Sofia.
Sipas The Sun, Sofiia Karkadym, 22 vjeç, ishte mirëpritur nga çifti britanik Tony Garnett, 29 vjeç dhe gruaja e tij Lorna pasi ata ofruan të sponsorizonin qëndrimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar.
“Kurrë nuk kam menduar apo planifikuar të shkoj në shtëpinë e tyre dhe të marr Tonin nga Lorna. Kjo nuk më ka shkuar kurrë në mendje. Më pëlqeu familja. Kalova shumë kohë me Lornën dhe u përpoqa ta ndihmoja. Por ajo ishte me dy fytyra."-tha Sofia.
Maturantja Sofia, me origjinë nga Kievi, hodhi poshtë gjithashtu pretendimin e Lornës se ajo vishte bluza të shkurtra dhe bënte grim kur Toni kthehej nga puna në shtëpi çdo ditë.
"Dyshimet e saj të vazhdueshme, tensioni, thjesht më shtyu mua dhe Tonin më pranë njëri-tjetrit. Ajo e krijoi këtë situatë duke sugjeruar vazhdimisht se diçka po ndodhte kur nuk po ndodhte. Pra, ky është faji i saj.”-vijo ajo.
Sofia tregoi se si është akuzuar se shumë persona e akuzojnë se ka stepur shumë familje në Britani që duan të strehojnë refugjatët ukrainas, madje tha se është mohuar nga familja e saj pasi e kosiderojnë si të padenjë veprimin e saj.
Sofiia këmbënguli se asgjë nuk ndodhi mes saj dhe Toni derisa ata u larguan nga shtëpia e çiftit në Bradford, West Yorks. Ajo tha se e respektonte Lornën, por ishte e vetëdijshme se prania e saj në shtëpi po krijonte tension dhe mërzitje në çift.
Dhjetë ditë pasi Sofia kishte hyrë në shtëpinë e çiftit, Lorna e akuzoi atë se i kishte vënë sytë burrit të saj. Sofia paketoi valixhet, por Lorna mbeti zemërthyer pasi burri i saj Toni e ndoqi nga pas, duke e lënë atë së bashku me dy fëmijët e saj.
(d.a/dosja.al)
Bota
23 Maj 2022, 19:32
Foto nga lufta
UKRAINË- Nëse sapo po na bashkoheni, këtu janë disa nga ngjarjet kryesore në Ukrainë dhe më gjerë:
...
Bota
23 Maj 2022, 19:26
Foto Ilustruese
UKRAINË- Ne kemi raportuar për dënimin e ushtarit rus Vadim Shishimarin, i cili pranoi vrasjen e një civili 6...
Bota
23 Maj 2022, 19:15
Lukashenko dhe Putin
RUSI- Presidenti bjellorus Akesandër Lukashenko ka zhvilluar një takim me homologun ryus Vladimir Putin në Soç t...
Bota
23 Maj 2022, 19:17
Boris Bondarev
RUSI- Diplomati Boris Bondarev nuk u përmbajt në kritikat e tij ndaj Presidentit Putin , Ministrit të Jashtëm ...
Bota
23 Maj 2022, 19:00
Andrea Ammon
BRUKSEL- Agjencia shëndetësore e BE-së, ECDC tha të hënën se rreziku që lija e majmunit të përhap...
Bota
23 Maj 2022, 18:56
Joe Biden
Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin ushtarakisht nëse Kina do ta sulmonte Tajvanin. Kështu dekl...
Bota
23 Maj 2022, 18:46
Foto ilustruese
Sipas OKB-së, për herë të parë në botë ka më shumë se 100 milionë njerëz të zhv...
Bota
23 Maj 2022, 18:29
Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka 'thumbuar' Greqinë dhe Qipron duke thënë se "fqinji i keq na bëri pronar t&e...
Bota
23 Maj 2022, 18:17
Droga e kapur ne Kosove
KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka dalë në një deklaratë për sh...
Bota
23 Maj 2022, 17:54
Stelios Rocco
GREQI- Një 'incident' ka ndodhur gjatë transmetimit të emisionit X-Factor në Greqi ku këngëtari Steli...