Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
Pamjet nga laboratori i drogës në Kosovë, Sveçla: Të shtëna ndaj policisë, aksioni po vijon
Svelça ka publikuar pamjet nga magazina ku kultivoheshin lëndët narkotike në Ferizaj dhe Zveçan, në dy aksione të organizuara nha policia në bashkëpunim me doganën.
23 Maj 2022, 18:17Nga DOSJA
Droga e kapur ne Kosove
KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka dalë në një deklaratë për shtyp në lidhje me aksionin e organizuar ditën e sotme në Zveçan, ku u gjetën 11 mijë rrënjë mariuane.
Svelça ka publikuar pamjet nga magazina ku kultivoheshin lëndët narkotike në Ferizaj dhe Zveçan, në dy aksione të organizuara nha policia në bashkëpunim me doganën.
“Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg. Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material. Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës."-tha Svelça.
Më herët u raportua se gjatë ndërmarrjes së aksionit ishin dëgjuar dhe të shtëna armësh ndaj forcave të policisë por nuk u raportua për të plagosur. Në Izvor të Zvecanit, nga ku vinin dhe të shtënat policia ka zbuluar një objekt i cili ka shërbyer për kultuvimin e marihuanës.