LIVE UPDATES
Bota

UNHCR raporton mbi 100 milionë refugjatë në botë, Grandi: Këmbanë alarmi

Sipas OKB-së, për herë të parë në botë ka më shumë se 100 milionë njerëz të zhvendosur nga lufta apo persekutimi. Shifrat janë shtuar në veçanti pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

23 Maj 2022, 18:46 Nga DOSJA
UNHCR raporton mbi 100 milionë refugjatë në botë, Grandi:
Foto ilustruese

Sipas OKB-së, për herë të parë në botë ka më shumë se 100 milionë njerëz të zhvendosur nga lufta apo persekutimi. Shifrat janë shtuar në veçanti pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

"Numri i njerëzve të detyruar të ikin nga konflikti, dhuna, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe persekutimi ka kaluar shifrën marramendëse prej 100 milionë vetësh për herë të parë në histori”, tha Agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara UNHCR. Kjo do të thotë konkretisht se më shumë se 1 për qind e popullsisë botërore është detyruar aktualisht të braktisë shtëpitë.

Grandi: Ky është sinjal alarmues

"Njëqind milionë të ikur nga shtëpitë e tyre është një numër tepër i lartë dhe alarmues në të njëjtën kohë. Është një rekord që nuk duhej arritur kurrë", tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi. "Ky duhet të jetë një alarm për të gjithë, për parandalimin e konflikteve shkatërruese, për t'i dhënë fund persekutimit dhe për të adresuar shkaqet që detyrojnë njerëzit e pafajshëm të ikin nga shtëpitë e tyre."

Deri në fund të vitit 2021, numri i personave të zhvendosur në mbarë botën ishte rreth 90 milionë, sipas të dhënave të UNHCR. Konfliktet në Etiopi, Burkina Faso, Myanmar, Nigeri, Afganistan dhe Republikën Demokratike të Kongos janë ndër përgjegjësit kryesorë për një numër kaq të madhe të të zhvendosurve. Ndërsa këtyre u shtohet tani edhe lufta në Ukrainë.

Deri më tani, agresioni i Rusisë ka detyruar rreth tetë milionë njerëz brenda Ukrainës të ikin nga shtëpitë e tyre. Më shumë se gjashtë milionë refugjatë nga Ukraina kanë ikur ndërkohë në vende të tjera.

Sipas UNHCR-së, mbi gjysma e të zhvendosurve në mbarë botën kanë ikur nga vendet e tyre. Organizata e OKB-së pohon se gjatë një viti kanë ikur nga vendet e tyre rreth 53 milionë njerëz.

Grandi: Vetëm ndihma humanitare nuk do ta zgjidhë problemin e refugjatëve

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët Grandi nënvizoi në mënyrë specifike "reagimin ndërkombëtar ndaj njerëzve që ikin nga lufta në Ukrainë" si "shumë pozitiv". Solidariteti është shumë i fuqishëm, e ne kemi nevojë për një mobilizim të ngjashëm edhe lidhur me krizat e tjera në botë.

Por në fund të fundit, ndihma humanitare nuk është zgjidhja. "Mbi të gjitha janë të domosdoshme paqja dhe stabiliteti në mënyrë që njerëzit e pafajshëm të mos detyrohen të zgjedhin midis rrezikut akut në vendin e tyre ose arratisjes dhe mërgimit të rrezikshëm", tha Grandi. Agjencia e OKB-së për refugjatët do të publikojë raportin e saj të detajuar vjetor mbi lëvizjet e refugjatëve në mes të qershorit./DW/

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni