LIVE UPDATES
Bota

“Nuk e dija se burrat preken nga kanceri i gjirit”, katër deri në pesë raste brenda vitit në QKUK

Deri në 1 për qind e rasteve të diagnostikuara janë burra, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Valoni ishte 38 vjeç kur u diagnostikua me sëmundjen. Një lojë krejt e zakonshme me të birin ishte bërë shkas që ta vizitonte mjekun.

30 Mars 2024, 14:33 Nga N.F
“Nuk e dija se burrat preken nga kanceri i gjirit”, katër deri
Foto iliustruese

KOSOVË- "Ajo që shoh, nuk më pëlqen” - ishin fjalët që shtangën Valonin gjatë një vizite mjekësore.

Nuk e kishte menduar kurrë se burrat mund të sëmuren nga kanceri në gji, derisa vetë u diagnostikua me të.

“Familja! Si do ta lë!”, ishte gjëja e parë që i kishte shkuar në mendje babait të dy fëmijëve.

Shpesh e perceptuar gabimisht si sëmundje vetëm e grave, kanceri i gjirit prek edhe burrat.

Deri në 1 për qind e rasteve të diagnostikuara janë burra, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Valoni ishte 38 vjeç kur u diagnostikua me sëmundjen. Një lojë krejt e zakonshme me të birin ishte bërë shkas që ta vizitonte mjekun.

“Teksa po luanim, papritmas, djali m’u hodh në gjoks. Ndjeva një dhimbje të madhe, të papërshkrueshme, por nuk fola me askënd... Shkova në banjë, e preka gjoksin dhe pashë se kisha një kokërr”, kujton ai për Radion Evropa e Lirë.

Menjëherë kishte nisur të shfletonte faqe në internet. Me informacionet që i shfaqeshin, i shpeshtoheshin edhe të rrahurat e zemrës.

“A i prek kanceri i gjirit edhe burrat... Gjithçka që lexoja, e vëreja në trupin tim”...

Dilemave dhe dyshimeve nuk u bëri ballë gjatë dhe iu drejtua Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Pas analizave të njëpasnjëshme iu rekomandua të bënte edhe mamografinë - një ekzaminim me rreze, që përdoret për të zbuluar dhe diagnostikuar sëmundje të gjirit.

“Unë mendoja se mamografi bëjnë vetëm gratë, jo edhe burrat”, kujton sot 40-vjeçari. “Me të dalë rezultati, radiologia më tha: ajo që shoh, nuk më pëlqen”.

Fillimisht ndjeu mosbesim, ankth dhe trishtim për lajmin që “nuk kishte menduar se do ta dëgjonte ndonjëherë”. Mjekët i thanë se kancerin që kishte në gji, e kishte në fazën e tretë, apo në një stad agresiv.

“Nuk u ndjeva mirë, por nuk kisha kohë të mendoja shumë”, thotë Valoni.

Dhe, ashtu siç i rekomanduan mjekët, iu nënshtrua operacionit të parë, pa e ditur se do të kishte nevojë edhe për të dytin.

“Uh, shumë gjëra më kanë shkuar në mend. Fëmijët ishin të vegjël”. “E, çfarë nëse nuk ia dal?”, kishte menduar përkundër optimizmit që thotë se kishte.

Disa muaj pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale në QKUK dhe trajtimit me terapi, analizat i treguan se sëmundja nuk ishte tërhequr plotësisht. I duhej edhe një operacion për të hequr komplet gjirin dhe për të mënjanuar edhe disa probleme të tjera që i kishte shkaktuar.

“Ai ishte operacion shumë i vështirë dhe në Kosovë nuk bëhej, për shkak të rasteve të rralla... Pas disa konsultimeve, gjeta një mjek në Shkup. Dhe, atë vit, unë isha pacienti i tij i gjashtë”, rrëfen Valoni.

Për ta mposhtur plotësisht sëmundjen beson se e ndihmoi edhe pozitiviteti i tij. Dy vjet më vonë, edhe pse vazhdon ta marrë nga një tabletë në ditë, thotë se jetës i është kthyer normalisht, e “ndoshta edhe me më shumë vrull”. Asnjë simptomë, apo ndryshim në trup, nuk duhet të neglizhohet, thotë Valoni. Këtë thirrje bëjnë edhe profesionistët shëndetësorë.

Kanceri i gjirit është problematik te burrat, njësoj sikurse te gratë, thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi. Për shkak se burrat hezitojnë të vizitojnë mjekun dhe për shkak të keqkuptimeve se vetëm gratë mund të kenë kancer në gji, kanceri i tyre është zakonisht më i avancuar në kohën kur diagnostikohet, thotë ai.

“Ata [burrat] paraqiten te mjeku vetëm kur kanë dhimbje dhe kur kanë probleme me lëvizje të dorës”, thotë Kurtishi.

Në klinikën që udhëheq ai, vitin e kaluar u regjistruan pesë raste të reja të burrave me kancer në gji, krahasuar me katër raste në vitin 2022. Nga viti 2012, në total, ishin rreth 30 raste.

“Mosha mesatare e këtyre personave është rreth 40 vjeç”, thotë Kurtishi për Radion Evropa e Lirë.

Faktorët që e shkaktojnë këtë sëmundje te burrat janë hormonalë, sipas tij, por “lidhen edhe me bazën gjenetike dhe me faktorë të jashtëm, si: mungesa e aktivitetit fizik, pirja e duhanit, e alkoolit e të tjerë”. Simptomat përfshijnë: kokërr në gji ose ënjtje të tij, skuqje ose irritim të lëkurës rreth gjirit, dhimbje e të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 99% e kancereve të gjirit diagnostikohen te gratë. Në vitin 2022, sipas OBSH-së, ishin 2.3 milionë gra të diagnostikuara me kancer gjiri dhe 670.000 vdekje në të gjithë botën. Në Kosovë, sipas të dhënave që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Klinika e Onkologjisë në QKUK, vitin e kaluar u regjistruan gjithsej 461 raste me kancer në gji.

Kjo klinikë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapi apo trajtime të tjera të nevojshme për ta. Numri i atyre që kontrollohen apo marrin shërbime aty, shkon në afro 50.000 në vit. Klinika i ka rreth 60 shtretër dhe barnat aty herë pas here mungojnë, çfarë i detyron pacientët ose ta shtyjnë trajtimin, ose t’i blejnë vetë ato. Por, përkundër sfidave dhe dinamikave të jetës, Valoni i bën thirrje secilit që të kontrollohet te mjeku së paku një herë në vit.

“Ka shumë stres... Nuk e dimë ku jetojmë e në çfarë ambienti frymojmë”, thotë ai dhe tregon se nga përvoja e tij ka nxjerrë edhe një mësim: “Planet afatgjate nuk janë të mira. Më mirë të bëhen plane afatshkurtra që mund të arrihen”.

Marrë nga REL

kancer gjiri burra kosove qkuk

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim