14 Dhjetor 2023, 17:03
Nga h.k
Fredi Beleri
ATHINË-Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis është përgjigjur lidhur me deklaratat e kancelarit gjerman Olaf Scholz se Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE, madje duke anashkaluar veton greke, e cila është vendosur për shkak të çështjes "Beleri".
“Mendoj se nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor. Çështja e Fredi Belerit nuk është një çështje dypalëshe. Është çështje e shtetit ligjor. Kështu e trajtojmë dhe kështu do të vazhdojmë ta trajtojmë”, tha përfaqësuesi i qeverisë greke për mediat.
Të njëjtën gjë deklaroi edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis në Samitin e djeshëm të BE-së për Ballkani Perëndimor në Bruksel, pasi respektimi i sundimit të ligjit është kurorëzimi i procesit të anëtarësimit.
Greqia nuk tërhiqet për çështjen e burgosjes së Fredi Belerit dhe këmbëngul në të drejtën e tij për një proces të drejtë, pasi ai nuk ka mundur të betohet as si kryetar i Bashkisë së Himarës, pas zgjedhjes së tij. Qëndrimi i Greqisë po “vendos frenat” në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Megjithatë, Olaf Scholz tha dje, ndër të tjera, se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë një shpërblim për përpjekjet reformuese të viteve të fundit në vend.
“Kur një vend ka kaluar nëpër reforma të gjera, si p.sh. në rastin e Shqipërisë, kjo duhet të njihet, përndryshe ekziston rreziku i pasojave të gjera në procesin e përgjithshëm të zgjerimit, të cilat ne nuk mund ta lejojmë”, tha Olaf Scholz.
fredi beleri gjermania greqia
Bota
14 Dhjetor 2023, 17:02
r.ll
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu mbështetjen për marrëveshjen përmes së...
Bota
14 Dhjetor 2023, 16:48
r.ll
edi rama dhe giorgia meloni
ITALI- Qeveria italiane ende nuk ka dhënë një reagim për pezullimin e përkohshëm që i bë...
Bota
14 Dhjetor 2023, 16:24
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Në një komunikatë për mediat, partia opozitare greke SYRIZA ka deklaruar se mbështet në mënyr&eum...
Bota
14 Dhjetor 2023, 15:12
r.ll
foto ilustruese
SHBA-Threads, aplikacioni i ri i pronarit të Facebook, Meta, ka mbërritur edhe në Bashkimin Evropian të enjten, disa mu...
Bota
14 Dhjetor 2023, 14:23
r.ll
volodymyr zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu ka bërë një thirrje liderëve të...
Bota
14 Dhjetor 2023, 14:16
r.ll
foto ilustruese
KOPENHAGEN - Policia e Kopenhagenit dhe Shërbimi Danez i Sigurisë dhe Inteligjencës (PET) thanë sot se kishin kryer dis...
Bota
14 Dhjetor 2023, 14:16
Emanuel Pietrobon
Foto ilustruese
Nga Emanuel Pietrobon “Il Giornale”
Indo-Paqësori është teatri kryesor i rivalitetit midis fuqive të m&eum...
Bota
14 Dhjetor 2023, 13:47
r.ll
vladimir putin
RUSI- Mesazhet me tekst kritikues ndaj presidentit Vladimir Putin janë shfaqur në konferencën për shtyp të fundviti...
Bota
14 Dhjetor 2023, 13:19
r.ll
leo varadkar
BRUKSEL- Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar thotë se BE-ja po humbet besueshmërinë lidhur me mesazhet e saj për lu...
Bota
14 Dhjetor 2023, 13:09
r.ll
kathleen folbig
AUSTRALI- Një grua e cila kaloi 20 vjet në burg për vrasjen e katër fëmijëve të saj, është shp...