LIVE UPDATES
Bota

Gjermanëve u kërkohet të përgatiten për mungesë të gazit

Presidenti i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Mueller u bëri thirrje pronarëve të shtëpive dhe apartamenteve që të kontrollojnë dhe rregullojnë kaldajat dhe radiatorët e tyre të gazit për të maksimizuar efikasitetin e tyre.

2 Korrik 2022, 17:07 Nga k.m.
Gjermanëve u kërkohet të përgatiten për mungesë
Foto ilustruese

Nga frika se Rusia mund të ndërpresë furnizimet me gaz natyror, kreu i agjencisë rregullatore gjermane për energjinë u bëri thirrje banorëve të shtunën të kursejnë energjinë dhe të përgatiten për dimër, kur përdorimi rritet. Presidenti i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Mueller u bëri thirrje pronarëve të shtëpive dhe apartamenteve që të kontrollojnë dhe rregullojnë kaldajat dhe radiatorët e tyre të gazit për të maksimizuar efikasitetin e tyre.

“Mirëmbajtja mund të zvogëlojë konsumin e gazit nga 10% deri në 15%,”-tha ai për mediat gjermane.

Mueller tha se banorët dhe pronarët e pronave duhet të përdorin 12 javët përpara se të fillojë moti i ftohtë për t’u përgatitur.

Ai tha se familjet duhet të fillojnë të flasin tani “nëse çdo dhomë duhet të vendoset në temperaturën e saj të zakonshme në dimër – ose disa dhoma mund të jenë pak më të ftohta”. Apeli erdhi pasi Rusia reduktoi flukset e gazit në Gjermani, Itali, Austri, Republikën Çeke dhe Sllovaki në fillim të këtij muaji.

Kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom fajësoi një problem teknik për reduktimin e gazit natyror që rrjedh përmes Rrjedha Veriore 1, një tubacion që kalon nën Detin Baltik nga Rusia në Gjermani.

Kompania tha se pajisjet që po rinovoheshin në Kanada kishin ngecur atje për shkak të sanksioneve perëndimore mbi luftën e Rusisë në Ukrainë. Udhëheqësit gjermanë e kanë hedhur poshtë këtë shpjegim dhe i kanë quajtur reduktimet një veprim politik si reagim ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë pasi ajo pushtoi Ukrainën.

Zëvendëskancelari Robert Habeck, i cili është gjithashtu ministër i ekonomisë dhe klimës së Gjermanisë dhe përgjegjës për energjinë, ka paralajmëruar se një “bllokim” i gazsjellësit është i mundur duke filluar nga 11 korriku, kur do të fillojë puna e rregullt e mirëmbajtjes. Në verërat e mëparshme, puna ka sjellë mbylljen e Rrjedhës Veriore 1 për rreth 10 ditë, tha ai.

Pyetja është nëse mirëmbajtja e ardhshme e rregullt e gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 do të kthehet në “një mirëmbajtje politike më afatgjatë”, tha Mueller i rregullatorit të energjisë.

Nëse fluksi i gazit nga Rusia “do të ulet për një periudhë më të gjatë kohore, do të duhet të flasim më seriozisht për kursimet”, tha ai.

Sipas Mueller, në rast të ndërprerjes së furnizimit me gaz, ekonomitë familjare do të mbroheshin posaçërisht, ashtu si spitalet apo shtëpitë e pleqve.

“Unë mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur që ekonomitë familjare të jenë pa gaz,” tha ai, duke shtuar: “Ne mësuam nga kriza e koronavirusit se nuk duhet të bëjmë premtime nëse nuk jemi plotësisht të sigurt se mund t’i mbajmë ato.”

Ai tha se agjencia e tij “nuk sheh një skenar në të cilin nuk ka më gaz fare që vie në Gjermani”.

Në fillim të këtij muaji, ministri i ekonomisë Habeck aktivizoi fazën e dytë të planit të urgjencës me tre faza të Gjermanisë për furnizimet me gaz natyror, duke paralajmëruar se ekonomia më e madhe e Evropës u përball me një “krizë” dhe objektivat e magazinimit për dimër ishin në rrezik./ Marrë nga REL

klaus mueller gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet