LIVE UPDATES
Bota

“Një videoklip tërësisht racist!" Qeveria bavareze në shënjestër të kritikave për islamofobi

Disa politikanë e përshkruan atë si “mbeturinë raciste” dhe e krahasuan me propagandën e epokës naziste.

4 Shtator 2024, 14:54 Nga M.B
“Një videoklip tërësisht racist!" Qeveria bavareze
Foto ilustruese

GJERMANIA- Autoritetet në landin jugor gjerman të Bavarisë fshinë një video, e cila paralajmëronte për rreziqet e ekstremizmit islamik. Disa politikanë e përshkruan atë si “mbeturinë raciste” dhe e krahasuan me propagandën e epokës naziste. Videoja e publikuar në X nga Ministria e Brendshme e Bavarisë më 2 shtator kishte një muzikë serioze në sfond dhe shfaqte një klerik të vizatuar mysliman duke qeshur, teksa gëlltiste një grua të re. Gruaja më pas shfaqet e veshur me hixhab, duke qarë dhe duke pastruar kuzhinën në një martesë poligamie.

Me qëllimin e deklaruar për të paralajmëruar për rreziqet e salafizmit - një lëvizje kjo sunite ultra-konservatore - videoja shkaktoi reagime pothuajse të menjëhershme nga disa ligjvënës gjermanë, të cilët e akuzuan ministrinë për shpërndarje të propagandës së papërpunuar dhe për nxitje të ndjenjave antimyslimane.

“Një videoklip tërësisht racist nga Ministria e Brendshme bavareze! Patetike, sidomos në këto kohë! Në vend të dëbimit dhe nxitjes, ne duhet të mbajmë një qëndrim kundër racizmit antimysliman”, shkroi në platformën X Nicole Gohlke, anëtare e Parlamentit gjerman nga Partia e Majtë.

Videoja u publikua në kohën kur në shoqërinë gjermane, sipas studiuesve, është duke u rritur islamofobia, si dhe numri i incidenteve antimyslimane. Ajo erdhi, po ashtu, pas suksesit zgjedhor që shënoi partia kundër imigracionit, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në dy lande gjermane, më 1 shtator.

“Urrejtje dhe nxitje direkt nga ministria, kur një ditë më parë ishin ende të befasuar me rezultatet e mira të AfD-së”, shkroi në X ligjvënësi i Partisë së Majtë, Ferat Kocak.

Kocak pyeti, gjithashtu, nëse Ministria e Brendshme bavareze është duke përdorur karikatura, të cilat kujtojnë propagandën naziste kundër hebrenjve, për të nxitur urrejtje kundër myslimanëve. Avokatja Niema Movassat, një politikane tjetër e Partisë së Majtë dhe ish-deputete, e cilësoi videon si “mbeturinë të pabesueshme raciste” dhe tha se do të shqyrtojë një ankesë të mundshme penale për nxitje, kundër ministrit të Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann.

Ministria e fshiu më vonë postimin në X dhe i tha Radios Evropa e Lirë më 3 shtator se i vjen “shumë keq nëse videoja ka çuar në acarim dhe keqkuptime”.

“Ne i marrim kritikat për videon shumë seriozisht dhe e kemi ndalur fushatën për momentin”, tha një zëdhënës i ministrisë në një deklaratë me shkrim.

Zëdhënësi tha se videoja ishte pjesë e një fushate të re në mediat sociale “për t’i informuar njerëzit për rreziqet që paraqesin salafistët dhe islamistët e tjerë”, si dhe “për t’i demonstruar metodat e tyre”.

“Meqenëse puna për parandalimin dhe deradikalizimin në luftën kundër salafizmit është shumë e rëndësishme për ne, ne do t’i ripunojmë skenat e videos. Megjithatë, rreziqet e salafizmit nuk duhet të banalizohen”, tha zëdhënësi.

Videoja në fjalë shfaqte gruan e re edhe duke u joshur përmes mediave sociale, pasi pyeti në internet nëse grave myslimane u lejohet të përdorin grim. Komisioni Evropian i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka “ndonjë koment specifik për këtë video”.

“Gratë myslimane luajnë një rol shumë aktiv në shoqërinë e BE-së. Kjo është një gjë pozitive”, tha një zëdhënës i Komisionit.

Rreth 5.5 milionë ndjekës të Islamit jetojnë në Gjermani - prej tyre rreth tre milionë janë shtetas gjermanë. Këto janë të dhëna të Konferencës Gjermane të Islamit - një nismë e ndërmarrë qysh në vitin 2006 nga Ministria e Brendshme Federale e Gjermanisë, e cila mbikëqyr çështjet e azilit, migrimit dhe integrimit në këtë vend. Christiane Feichtmeier, zëdhënëse për politikën e brendshme të Partisë së Social-Demokratëve në Bavari, tha për agjencinë DPA se videoja “e ka bërë atë që ta tundte kokën”. Ajo tha se lufta kundër salafizmit është e rëndësishme, por se “nuk bën të ndodhë që paratë e taksapaguesve të shpenzohen për diçka që nuk funksionon ose ndoshta edhe shkakton dëm. Kjo është, padyshim, përshtypja që lë videoja tek unë dhe të tjerët”, raportoi DPA./ REL

gjermania

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta