LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pse samiti Kinë-Afrikë është vendimtar për ambiciet globale të Pekinit?

Pekini thotë se Forumi për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC), që zhvillohet nga data 4 deri më 6 shtator, do të jetë ngjarja më e madhe diplomatike e tij që nga pandemia COVID-19.

4 Shtator 2024, 12:18 Nga M.B
Analiza: Pse samiti Kinë-Afrikë është vendimtar për
Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, me presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, dhe atë të Senegalit, Macky Sall, gjatë samitit të Forumit mbi Bashkëpunimin Kinë-Afrikë, 4 shtator 2018.

RUSIA- Teksa presidenti i Kinës, Xi Jinping, mirëpret këtë javë në Pekin udhëheqësit afrikanë, për një samit të profilit të lartë, ai pritet të nxjerrë në pah industrinë në rritje të energjisë së gjelbër të vendit të tij. Pekini thotë se Forumi për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC), që zhvillohet nga data 4 deri më 6 shtator, do të jetë ngjarja më e madhe diplomatike e tij që nga pandemia COVID-19. Aty do të marrin pjesë udhëheqës dhe zyrtarë të tjerë të lartë të secilit vend afrikan, përveç Esvatinit.

Në dekadën e fundit, Kina i ka zgjeruar gjithnjë e më shumë lidhjet me vendet afrikane. Pekini është bërë huadhënësi, investitori dhe partneri më i madh tregtar i këtij kontinenti, pjesërisht falë nismës Brezi dhe Rruga. Ky është një projekt masiv infrastrukturor i Xisë, që ka synim zgjerimin e ndikimit të Kinës jashtë shtetit. Përmes tij, Kina u ka dhënë vendeve miliarda dollarë kredi, që i kanë ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës dhe për të pasur rritje ekonomike. Por, projekti ka shkaktuar edhe polemika, pasi i ka ngarkuar vendet me borxhe të mëdha.

“Çështja e borxhit do të vazhdojë të jetë e madhe”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mandira Bagwandeen, eksperte për lidhjet e Kinës me Afrikën dhe pedagoge në Universitetin Stellenbosch në Afrikën e Jugut.

“Se si mund të punojë Kina me vende të tjera dhe me organe shumëpalëshe, për të arritur marrëveshje për lehtësimin e borxhit, do të jetë një temë kryesore e samitit”, shton ajo.

Analistët thonë se ngadalësimi ekonomik i Kinës e ka bërë këtë vend të hezitojë gjithnjë e më shumë të shpenzojë shuma të mëdha parash, siç ka bërë në të kaluarën, duke preferuar në vend të kësaj të shesë teknologji të avancuara dhe të gjelbra, në të cilat firmat kineze janë duke investuar shumë. Kina ka filluar, po ashtu, t’i rregullojë kushtet për huat e saj ekzistuese për shtetet afrikane, duke ndarë më shumë për fushat diellore, impiantet e automjeteve elektrike dhe pajisjet WiFi 5G, dhe duke i reduktuar paratë për urat, portet dhe hekurudhat.

Kina ka nevojë për më shumë blerës të produkteve të teknologjisë së gjelbër edhe për faktin se Perëndimi u ka vendosur kufizime eksporteve kineze. Këto kufizime, sipas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, janë vënë për shkak të kapaciteteve të mjaftueshme të veta, por edhe subvencioneve që u shpërndan Kina kompanive vendase, të cilat, siç thuhet, u japin atyre avantazh të padrejtë në treg.

“Teknologjia e gjelbër është në krye të agjendës si për palët afrikane, ashtu edhe për atë kineze”, thotë për Radion Evropa e Lirë Alex Vines, drejtor i kërkimeve për Afrikën në Chatham House, me qendër në Londër.

“Furnizimi me energji është kyç për trajektoren e zhvillimit të Afrikës. Kështu që investimi në burimet e rinovueshme do të mirëpritet”, sipas tij.

Fokus i Pekinit në samit është riafirmimi i lidhjeve politike që ka krijuar në të gjithë Afrikën. Ai, po ashtu, do të përpiqet të angazhohet në tema si: investimet në bujqësi, zhvillimi i industrive shëndetësore afrikane dhe gjetja e tregjeve të reja për burimet e rinovueshme të Kinës. Por, qeveritë afrikane mund të jenë tani më pak të hapura ndaj këtyre synimeve, marrë parasysh se Kina nuk e ka përmbushur ende një premtim nga samiti i fundit i Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë, në vitin 2021, për blerjen e mallrave me vlerë 300 miliardë dollarë nga shtetet afrikane.

Udhëheqësit afrikanë pritet të kërkojnë, gjithashtu, garanci për përfundimin e projekteve të nisura infrastrukturore - të financuara nga Kina. I tillë është një projekt i diskutueshëm në Kenia për një hekurudhë prej 5 miliardë dollarësh, që lidh kryeqytetin Nairobi me qytetin port të Mombasës. Faza e dytë e tij, me të cilën synohej vazhdimi i linjës hekurudhore për në Ugandë, nuk është materializuar kurrë dhe të dyja vendet janë në hall për shlyerjen e borxheve. Kina i ka rezistuar ofrimit të lehtësimit të borxheve deri më tani.

Gjatë dekadave, qasja e Pekinit në Afrikë është zhvendosur nga fokusimi në eliminimin e mbështetjes politike për Tajvanin në synimin për ta bërë kontinentin afrikan një vend mikpritës për kompanitë kineze. Kjo ka marrë hov me nismën Brezi dhe Rruga gjatë viteve 2010, pasi Kina ka dërguar qindra mijëra punëtorë në Afrikë për t’i çuar përpara mega-projektet e saj dhe për t’i shfrytëzuar burimet e mëdha natyrore të kontinentit.

Afrika është një kontinent i ri dhe në rritje, i cili, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, përfshin nëntë nga 20 ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë në vitin 2024. Dhe, Kina e sheh këtë si një treg jetik për produktet e saj dhe për rritjen e saj ekonomike. Por, firmat kineze kanë synuar edhe sigurimin e qasjes në pasuritë e rralla minerale të Afrikës, shumë prej të cilave janë të nevojshme për produktet që përdoren në teknologjinë e energjisë së rinovueshme.

Vetëm rajoni Moanda i Gabonit përmban deri në një të katërtën e rezervave të njohura globale të manganit, ndërsa Afrika e Jugut përbën 37 për qind të prodhimit global të këtij metali. Minierat e kobaltit - një metal i rëndësishëm për prodhimin e baterive të rinovueshme për produkte si telefonat inteligjentë - gjenden në Republikën Demokratike të Kongos. Ajo përbën 70 për qind të totalit në botë.

Gara për t’i blerë këto burime të rëndësishme strategjike ka shkaktuar edhe konkurrencë gjeopolitike në Afrikë mes firmave kineze dhe atyre amerikane. Investimet kineze në Afrikë kanë arritur kulmin rreth vitit 2016, por, nga ajo kohë, huat e Pekinit për qeveritë afrikane kanë rënë ndjeshëm - nga 28.4 miliardë dollarë në 1.9 miliard më 2020. Të dhënat nga Qendra e Politikave të Zhvillimit Global e Universitetit të Bostonit tregojnë se vlera e kredive është rritur në 4.2 miliardë dollarë në vitin 2023, por se ajo përfshin vetëm 13 kredi për tetë vende dhe dy banka rajonale.

Për Vinesin, kjo tregon se si “modeli i vjetër i ofrimit të kredive për projekte të mëdha infrastrukturore dhe për industrializim të shpejtë” i Pekinit e ka humbur vrullin, për shkak të ngadalësimit të ekonomisë së Kinës dhe vështirësive që disa vende afrikane kanë pasur me shlyerjen e kredive. Por, Vines shton se disa vende afrikane nuk kanë vetëm kredi të mëdha kineze dhe, rrjedhimisht, probleme me borxhin jashtë kontrollit. Kenia dhe Zambia, për shembull, i kanë menaxhuar keq borxhet e tyre ndaj të gjithë kreditorëve. Kjo dinamikë në ndryshim reflekton pjesërisht kontrollin në rritje të Kinës për mënyrën se si jep kredi, por pasqyron edhe një kontinent afrikan që është politikisht dhe ekonomikisht tërheqës për shumë fuqi të jashtme.

“Shtetet afrikane po lundrojnë në një botë më shumëpolare dhe po përpiqen të mos mbesin si prokineze apo proamerikane. Ndryshe nga 20 vjet më parë, ka shumë më tepër zgjedhje”, përfundon Vines./ REL

rusia

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale