LIVE UPDATES
Bota

Një person hap zjarr brenda një ndërtese në New York/ Katër persona të vdekur, mes tyre një oficer policie, autori kryen vetëvrasje

Të shtënat, në qendër të qytetit më të populluar të SHBA-së, bënë që këmbësorët të vraponin për t'u fshehur, ndërsa policia paralajmëroi për një person të armatosur rreth orës 18:30 ET.  Policia thotë se i dyshuari, Shane Devon Tamura, 27 vjeç, udhëtoi nga Las Vegasi, por motivi është i paqartë.

29 Korrik 2025, 07:45 Nga r.ll
Një person hap zjarr brenda një ndërtese në New York/
autori

SHBA- Një oficer policie i qytetit të New York është midis katër personave të vrarë nga të shtënat me armë zjarri brenda një pallati shumëkatësh në Midtown Manhattan. Policia tha se personi i armatosur hyri në ndërtesën e zyrave të hënën në mbrëmje me një pushkë në dorë dhe nisi të qëllonte me plumba në holl dhe në një kat të sipërm. Më pas ai i mori jetën vetes.

Të shtënat, në qendër të qytetit më të populluar të SHBA-së, bënë që këmbësorët të vraponin për t'u fshehur, ndërsa policia paralajmëroi për një person të armatosur rreth orës 18:30 ET.  Policia thotë se i dyshuari, Shane Devon Tamura, 27 vjeç, udhëtoi nga Las Vegasi, por motivi është i paqartë.

Midis të vrarëve ishte oficeri i qytetit të Nju Jorkut, Didarul Islam, i cili punonte si roje sigurie në ndërtesë në kohën e sulmit. Tre viktimat e tjera ende nuk janë identifikuar, shkruan BBC

Komisionerja e Policisë së Qytetit të Nju Jorkut, Jessica Tisch, tha se i dyshuari hyri në ndërtesën në 345 Park Avenue, ku ndodhen biznese, përfshirë Ligën Kombëtare të Futbollit (NFL) dhe kompaninë e menaxhimit të investimeve Blackstone, dhe menjëherë hapi zjarr.

Ai e qëlloi për vdekje Islam në hollin e ndërtesës, pastaj shënjestroi një grua që ishte fshehur pas një shtylle. Ai vazhdoi nëpër holl, duke goditur disa njerëz me armë zjarri përfshirë një roje sigurie të fshehur pas një tavoline dhe një burrë tjetër aty pranë.

Ndërsa ai priste një ashensor, një grua zbriti, por personi i armatosur e kurseu dhe e la të kalonte, tha komisioneri Tisch.

Ai u drejtua drejt katit të 33-të - ku ndodhet Ruden Building Management - dhe hapi përsëri zjarr - duke vrarë një person përpara se të ecte në një korridor dhe të qëllonte veten në gjoks, shtoi ajo në një konferencë për shtyp të hënën në mbrëmje.

Autoritetet nuk janë të sigurta për motivin, megjithëse Tisch vuri në dukje se personi i armatosur kishte histori të dokumentuar të shëndetit mendor. Tamura udhëtoi nga Las Vegasi për në Bregun Lindor gjatë ditëve të fundit, duke u ndalur në Kolorado, Nebraska, Iowa dhe New Jersey. Ai mbërriti në New York pak para të shtënave. Nuk është e qartë nëse ai ka ndonjë lidhje me New York-un, ndërtesën apo Ruden Building Management.

Policia kontrolloi BMW-në e të dyshuarit, të cilën ai e kishte parkuar dy herë përpara, dhe gjeti disa fishekë karikatori dhe një revolver. Mjeti ishte i regjistruar në Nevada në emër të Tamurës, i cili ishte pronar i regjistruar i armës në shtet.

Incidenti shkaktoi ndalimin e disa pjesëve të Midtown Manhattan dhe të transportit publik. Policia punoi kat më kat për të pastruar ndërtesën, një përpjekje që zgjati me orë të tëra.

te shtena ne nju jork

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës