LIVE UPDATES
Bota

"Dorëzim" apo kompromis? BE përballet me kritika pas marrëveshjes tregtare me SHBA-në

Mund të thuhet se ka një ndjesi lehtësimi, por jo festë të vërtetë, pas marrëveshjes mes dy ekonomive më të mëdha në botë, një partneritet që gjeneron mbi 1.7 trilion dollarë tregti në vit.

28 Korrik 2025, 18:28 Nga M.B
"Dorëzim" apo kompromis? BE përballet me kritika pas
Ursula Von der Leyen dhe Donald Trump

EUROPA- Një luftë tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duket se është shmangur, por BE-ja ka dalë e dëmtuar dhe marrëdhëniet transatlantike mbeten të paparashikueshme. Këto janë përfundimet kryesore pas arritjes së marrëveshjes për një kornizë tregtare ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit, në Skoci, më 27 korrik.

Mund të thuhet se ka një ndjesi lehtësimi, por jo festë të vërtetë, pas marrëveshjes mes dy ekonomive më të mëdha në botë, një partneritet që gjeneron mbi 1.7 trilion dollarë tregti në vit. Tarifat e gjera prej 30% që SHBA-ja kishte planifikuar të vendoste mbi të gjitha produktet e BE-së duke filluar nga 1 gushti, janë hequr nga tryeza, po ashtu edhe paketa hakmarrëse e BE-së prej 93 miliardë eurosh që pritej të zbatohej një javë më pas.

Në vend të kësaj, është arritur një marrëveshje që në pamje të parë anon dukshëm në favor të Shteteve të Bashkuara. Në vend të tarifës 30%, Brukseli pranoi një tarifë prej 15% për shumicën e produkteve – nga makinat, te gjysmëpërçuesit dhe barnat. Çeliku dhe alumini do të vazhdojnë të taksohen me 50%, edhe pse do të vendoset një sistem kuotash që do të lejojë që disa produkte të tregtohen nën nivelin e tarifës.

Përveç kësaj, presidenti amerikan, Donald Trump, siguroi edhe një marrëveshje që obligon BE-në të blejë energji amerikane në vlerë prej 750 miliardë dollarësh gjatë tre vjetëve të ardhshëm, kryesisht gaz natyror të lëngshëm (LNG), dhe të investojë edhe 600 miliardë dollarë të tjerë në SHBA, përveç blerjeve të produkteve energjetike.

Duke qenë se BE-ja ka premtuar se do t’i japë fund importit të energjisë ruse deri në fund të vitit 2027, blerja e më shumë LNG-je shihet si një veprim i arsyeshëm nga këndvështrimi evropian, ndonëse blloku do të kërkojë edhe alternativa të tjera në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Norvegji.

Nga ana tjetër, SHBA-ja ofroi pak ose aspak lëshime në këmbim, duke shkaktuar reagime të ashpra në disa vende evropiane që e quajtën marrëveshjen “dorëzim” dhe “nënshtrim”. Në fillim të muajit, BE-ja ishte pranë një marrëveshjeje për një tarifë bazë 10%, që përbënte gjithsesi një rritje krahasuar me mesataren prej 4.8% përpara mandatit të dytë të Trumpit. Por lëvizja befasuese e Shtëpisë së Bardhë më 12 korrik për tarifa 30% i zhbëri të gjitha gjasat për një marrëveshje më të shpejtë dhe më të favorshme për Brukselin.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me një fytyrë të zbehtë, tha pas negociatave direkte me Trumpin në Skoci se kjo marrëveshje “sjell stabilitet dhe parashikueshmëri”. Një diplomat i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se von der Leyen thjesht bëri “më të mirën nga një situatë e tmerrshme, duke pasur parasysh që po merrej me dikë që ishte i gatshëm ta thyente gjithçka përpara".

Në fund, Trump e dinte që kishte epërsinë dhe se Brukseli nuk kishte vullnet për të reaguar fort. Një zyrtar evropian me njohuri mbi negociatat tha se Uashingtoni e kuptoi mirë që vendet e krahut lindor të BE-së besonin se acarimi me SHBA-në do të kishte “pasoja serioze”, edhe pse Trump thuhet se kurrë nuk kërcënoi me tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni. Ai, gjithashtu, e dinte që irlandezët donin të mbronin eksportin e barnave, francezët tregtinë e alkoolit dhe gjermanët qasjen në tregun amerikan për makinat e tyre – të njëjtën që u ishte ofruar japonezëve në një marrëveshje SHBA-Japoni disa ditë më herët. “Ai thjesht i kuptoi dobësitë tona”, siç e tha zyrtari.

Në letër, tani duket se Shtetet e Bashkuara e kanë Evropën aty ku duan – jo vetëm në tregti. Në samitin e NATO-s në Hagë më herët këtë vit, aleatët evropianë dhe Kanadaja u zotuan të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% deri në vitin 2034, dhe më pas ranë dakord që po të njëjtat vende të blejnë armë amerikane për t’i dërguar në Ukrainë.

Por, një vështrim më i afërt i këtyre marrëveshjeve zbulon shumë të çara. Për sa i përket mbrojtjes, vetëm 3.5% e kësaj shume do të shpenzohet për pajisje ushtarake “të rënda”, dhe shumë vende tashmë kanë pranuar se do ta kenë të vështirë të arrijnë këtë përqindje. Ideja për të blerë armë amerikane për t’ia dërguar Ukrainës nuk është e re – dhe ndonëse ekziston vullneti, problemi është kapaciteti i kufizuar aktual i prodhimit në Perëndim dhe zinxhirët e furnizimit që janë tashmë të mbingarkuar.

Edhe marrëveshja tregtare përfshin përjashtime dhe përkufizime të shumta. Duhet kujtuar se kjo është vetëm një marrëveshje kornizë dhe detajet e saj vendimtare do të negociohen në javët në vijim. Brukseli dhe Uashingtoni kanë rënë tashmë dakord për tarifa zero mbi avionët, gjysmëpërçuesit, lëndët e para kritike, si dhe disa produkte kimike e bujqësore. Pritet që lista e produkteve me përjashtime të zgjerohet edhe më shumë – veçanërisht pas një fushate lobimi të shtuar nga të dy anët e Atlantikut./ REL

be shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës