19 Korrik 2024, 15:18
Nga r.ll
faton hajrizi
SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç njoftoi pak më parë se autori i vrasjes së policit serb është eliminuar. Ajo që çoi në lokalizimin e Faton Hajrizit duket se ka qenë një informacion i marrë nga banorë të zonës ku ai fshihej. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë e një të dyshuari për krime, kur njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës. Pjesëtarët e MPB-së në numër të madh bllokuan të gjithë zonën dhe rrugën Drinska. Ai u lokalizua dhe u vra ndërsa pretendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policëve duke bërë rezistencë.
Fillimisht, autoritetet serbe shpallën në kërkim vëllain e Fatonit, Artan Hajrizin, meqë në vendngjarje u gjetën dokumentet e tij personale, pasaporta e Republikës së Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë. I njëjti pas raportimeve, u lajmërua ku tha se ndodhet në Gjermani dhe se nuk ka lidhje me rastin. Për dokumentet që iu gjetën në vendin ku u krye krimi, ai akuzoi vëllain e tij, Fatonin, se ia ka vjedhur sa ishte në Gjermani. Ai bëri me dije se ka dhënë deklaratë në Policinë e Hannoverit për rreth gjashtë orë, ku edhe ka hapur rast për humbjen e dokumenteve.
Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
faton hajrizi
Bota
19 Korrik 2024, 15:21
E. D
Petr Fiala dhe Denys Shmyhal
UKRAINË- Ukraina dhe Republika Çeke nënshkruan një marrëveshje për prodhim pushkësh dhe...
Bota
19 Korrik 2024, 15:06
E. D
pamje nga vendngjarja
TURQI- Një jaht ëdhtë përfshirë nga flakët në Turqi, ku si pasojë disja turistë kanë...
Bota
19 Korrik 2024, 15:10
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Ushtria amerikane po çmonton portin e përkohshëm që e ndërtoi për të ofruar ndihma për pale...
Bota
19 Korrik 2024, 14:08
M.B
Faton Hajrizi
SERBIA- Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Da&ccedi...
Bota
19 Korrik 2024, 13:49
M.B
Kancelari gjerman, Olaf Scholz në konferencë të përbashkët për media me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç n&...
Bota
19 Korrik 2024, 13:41
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Një dështim në operacionet e një gjiganti teknologjik ka prekur punën e dhjetëra agjencive të pr...
Bota
19 Korrik 2024, 13:36
M.B
Crowdstrike
EUROPA- Crowdstrike pranon se ‘defekti’ në përditësimin e softuerit është shkaku i ndërprerjes s&eum...
Bota
19 Korrik 2024, 13:27
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Kompania globale, Crowdstrike ka thënë se problemet kibernetike që janë shkaktuar të premten në gjith...
Bota
19 Korrik 2024, 12:32
M.B
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku ka thënë të premten se Lojërat Olimpike do të mund të ofrojnë mund&...
Bota
19 Korrik 2024, 11:39
M.B
Foto ilustruese
BRITAN- Vijon kolapsi në disa shtete të botë si pasojë e mos funksionimit të të shërbimit të I...