Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
CrowdStrike, kompani amerikane për siguri kibernetike, është në mesin e kompanive më të njohura në botë, e cila ka më shumë se 20.000 abonues në gjithë botën.
EUROPA- Një dështim në operacionet e një gjiganti teknologjik ka prekur punën e dhjetëra agjencive të premten, duke anuluar fluturimet, duke penguar transmetimet televizive, si dhe punën nëpër spitale e banka. CrowdStrike, kompani amerikane për siguri kibernetike, është në mesin e kompanive më të njohura në botë, e cila ka më shumë se 20.000 abonues në gjithë botën. Sipas një alarmi të dërguar nga CrowdStrike për klientët e vet, softueri i saj i shumëpërdorur "Falcon Sensor", është duke shkaktuar problem në sistemin Microsoft Windows, në të cilin po shfaqet ekrani i kaltër, i njohur ndryshe si “Ekrani i kaltër i vdekjes”. Kompania ka thënë se problemi është i izoluar dhe se po punon në zgjedhjen e tij.
“Dëmi në proceset biznesore në nivel global, është dramatik. Defekti është shkaktuar për shkak të një përditësimi të softuerit të produktit EDR të Crowdstrike”, ka thënë Omer Grossman, zyrtar për informim në kompaninë për siguri të identitetit, CyberArk.
EDR, apo Endpoint Detection and Response, është produkt kibernetik që kompanitë e vendosin në kompjuterët e klientëve të tyre për t’i mbrojtur nga hakerët. Ai softuer, i cili punon në prapavijë të pajisjeve të klientëve, përdoret prej kompanive për siguri kibernetike që të monitorojnë ndonjë lëvizje apo tentim për sulm në rrjetet e klientëve.
“Kemi kuptuar që për shkak të defektit – Ekranit të kaltër të vdekjes – produkti nuk mund të përditësohet prej larg, dhe ky problem duhet të rregullohet manualisht, një për një. Ky proces pritet të marrë ditë”, ka shtuar ai.
Ndërprerjet teknologjike kanë prekur operacione në gjithë botën, aeroportet në Evropë, linjat ajrore në Shtetet e Bashkuara, bankat dhe mediat në Australi. Qeveria e Australisë, ajo e Zelandës së Re dhe disa shtete amerikane, janë duke u përballur me probleme. Në Britani, televizioni Sky News, një prej mediumeve më të mëdha në vend, ka qenë jashtë transmetimit për disa orë. Sepse, softuerët e kompanive të mëdha janë të shtrirë në gjithë botën, nëpër miliona kompjuterë.
“Dëmi në biznese është dramatik”, ka thënë Grossman./ REL
Crowdstrike EUROPA- Crowdstrike pranon se ‘defekti’ në përditësimin e softuerit është shkaku i ndërprerjes s&eum...
Foto ilustruese KOSOVA- Kompania globale, Crowdstrike ka thënë se problemet kibernetike që janë shkaktuar të premten në gjith...
Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku ka thënë të premten se Lojërat Olimpike do të mund të ofrojnë mund&...
Foto ilustruese BRITAN- Vijon kolapsi në disa shtete të botë si pasojë e mos funksionimit të të shërbimit të I...
Donald dhe Melania SHBA- Melania dhe Ivanka Trump bënë një paraqitje të rrallë për të mbështetur ish-president...
Foto ilustruese BRITANI- Bankat e mëdha, mediat dhe linjat ajrore kanë pësuar aktualisht ndërprerje të mëdha të shë...
Foto nga vendi i ngjarjes LINDJE E MESME- Rebelët e Huthëve të Jemenit e kanë marrë përgjegjësinë për atë...
Foto ilustruese SHBA- Kërkesa për rrymë në botë është duke shënuar rritjen më të shpejtë në gat...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar të enjten vonë – sipas orës lokale - nominimin e republikan&eum...
Foto nga vendi i ngjarjes SHBA- Vetëm pesë ditë pasi i mbijetoi atentatit ndaj tij gjatë një tubimi elektoral, ish-presidenti Dona...