LIVE UPDATES
Bota

Një muaj nga sulmi në Banjskë/ Sveçla: Pa sanksionimin e Serbisë nuk do të ketë paqe dhe demokraci në rajon

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se Serbia e rikonfirmoi që ambiciet e saj për territorin e Kosovës as nuk i ka zbehur e as nuk i ka harruar që nga koha e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

24 Tetor 2023, 21:05 Nga r.ll
Një muaj nga sulmi në Banjskë/ Sveçla: Pa sanksionimin e
xhelala svecla

KOSOVË-Ka kaluar një muaj që kur një grup terrorist serb organizoi një sulm të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy policë të tjerë.

Lidhur me këtë ka reaguar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se Serbia e rikonfirmoi që ambiciet e saj për territorin e Kosovës as nuk i ka zbehur e as nuk i ka harruar që nga koha e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se Serbia duhet të sanksionet pas të gjitha veprimeve të saj, si dhe ka shtuar se nëse nuk bëhet kjo do të ketë vetëm stimulim të akteve si ai i 24 shtatori.

POSTIMI I PLOTË: 

Sot janë bërë 1 muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, sulm ky i organizuar dhe financuar nga shteti i Serbisë.
Ky sulm i realizuar nga grupe të trajnuara e të armatosura rëndë nga Serbia, mori jetën e Rreshter Afrim Bunjakut dhe kishte për qëllim të realizonte atë që Rusia bëri në Donbas, aneksimin e veriut të vendit tonë. Të gjitha faktet që dëshmojnë përfshirjen e plotë të Serbisë në këtë sulm terrorist i kemi ofruar për qytetarët tanë e për opinionin ndërkombëtar. Me këtë sulm, Serbia rikonfirmoi që ambiciet e saj për territorin tonë as nuk i ka zbehur as nuk i ka harruar që nga koha e kasapit të Ballkanit Millosheviç.

Lideri i sulmit të 24 shtatorit, kryekrimineli dhe bashkëpunëtori më i afërt i Presidentit të Serbisë, Milan Radojçiç, edhe pasi pranoi pjesëmarrjen dhe udhëheqjen e sulmit pas publikimit të dëshmive tona, u lirua menjëherë nga autoritetet e Serbisë dhe ka refuzim të dorëzimit të tij tek autoritetet tona të drejtësisë. Për më keq, Serbia shpalli tre ditë zie për tre terroristët që u neutralizuan nga zyrtarët tanë policor gjatë ballafaqimit të armatosur. Këto fakte dhe jo vetëm, dëshmojnë fuqishëm që Serbia sponsorizon me të gjitha kapacitetet e saj terrorizmin në rajon.

Me 24 shtator Republika jonë triumfoi kundër terrorit të Serbisë. Pa sanksionimin e Serbisë dhe ndëshkimin e 24 shtatorit e ardhmja nuk është e përcaktuar qartë për paqe dhe demokraci në rajon. Pa sanksionim të Serbisë në fakt stimulohen akte të tilla që cenojnë integritetin e shteteve fqinje.

Heroi Afrim Bunjaku me rënien e tij në ballafaqim me grupet terroriste mbrojti vendin tonë e qytetarët tanë si dhe shpërfaqi kriminalitetin e terrorizmin e sponsorizuar nga Serbia që e kemi thënë prej kohësh.

 

xhelal svecla tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj