24 Tetor 2023, 19:48
Nga a.l
Policia e Kosovës
KOSOVË- Një përleshje fizike mes dy zyrtarëve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure. Dogana në Kosovë njofton se të dy zyrtarët janë shkarkuar nga detyra ndërsa nuk bëhen me dije emrat e tyre. Lidhur me rastin, Dogana thotë se është në pritje të një hetimi të plotë. Nuk dihet ende motivi i përleshjes.
Njoftimi i Doganës:
Dogana njofton suspendimin e dy zyrtarëve në pritje të një hetimi të plotë për një konflikt të dyshuar, i cili mund të jetë përshkallëzuar në kontakt të dhunshëm fizik, sipas akuzave.
Dogana e Kosovës ka një rol kritik në mbrojtjen e interesave ekonomike dhe të sigurisë së vendit tonë dhe është thelbësore që të ruhet integritetit dhe besimit të publikut. Prandaj, ne kemi marrë masa të shpejta për të adresuar këtë çështje.
Menaxhmenti i Doganës së Kosovës pohon pa mëdyshje se sjelljet e pahijshme brenda organizatës sonë nuk do të tolerohen. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të promovuar standardet më të larta të sjelljes, etikës dhe profesionalizmit midis oficerëve tanë. Ne e kuptojmë se ruajtja e besimit të publikut në punën tonë është thelbësore për misionin tonë.
Kjo çështje do t’i nënshtrohet një procesi hetimor rigoroz dhe transparent për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat e konfliktit të supozuar. Ne jemi të përkushtuar për të zbuluar të vërtetën dhe për të siguruar që masat e duhura janë ndërmarrë si rezultat i gjetjeve.
Dogana e Kosovës do të punojë me përkushtim për të siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme korrigjuese, në përputhje me përkushtimin tonë për ruajtjen e standardeve më të larta të sjelljes brenda organizatës sonë.
Ne vlerësojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e publikut dhe mbetemi të përkushtuar ndaj misionit tonë për t’i shërbyer Kosovës me profesionalizmin dhe integritetin më të lartë.
kosove
Bota
24 Tetor 2023, 19:48
I.A
Kremilini
RUSI- Rusia pretendon se ka pësuar rritje ekonomike pavarësisht sanskioneve të vëna nga SHBA dhe BE pasi nisi sulmin në ...
Bota
24 Tetor 2023, 19:28
a.l
Palestinë
GAZA- Sirenat e alarmit janë ndezur në Izraelin qendror pasi Hamasi lëshoi raketa në Tel Aviv këtë...
Bota
24 Tetor 2023, 19:31
r.ll
Eli Cohen
SHBA- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen ka thënë ditën e sotme se nuk do të takohet me Sekretarin e Përgjith...
Bota
24 Tetor 2023, 19:23
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë lajmëruar se kanë hedhur sot fletëpalosje në Gaza, duke u bë...
Bota
24 Tetor 2023, 19:23
a.l
Merr flakë banesa në Kosovë
KOSOVË- Një banesë në kompleksin ‘Puhovci’ në Pejë ësh...
Bota
24 Tetor 2023, 19:19
A.TH
Antonio Guterres
SHBA- Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të anëtarësimit në këtë tension t&e...
Bota
24 Tetor 2023, 19:16
a.l
Richard Grenell
SERBI- Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell deklaro...
Bota
24 Tetor 2023, 19:10
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish mbi zhvillimet...
Bota
24 Tetor 2023, 19:04
r.ll
Nikos Dendias dhe Albin Kurti
GREQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministrin e Mbrojtjes s&eum...
Bota
24 Tetor 2023, 19:01
a.l
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka publikuar një video me ushtarët e tij të cilëve u drejtohet ...