LIVE UPDATES
Bota

Një mësuese padit komunën për mosekzekutimin e pagës

Në padinë për kompensimin e pagës, të cilën Lladrovci e ka publikuar, paditësja thotë që pavarësisht deklarimit publik që paga nuk i është ndalur nga kjo komunë, ajo e ushtron të drejtën për padi ndaj Drenasit, si punëdhënës i saj.

7 Tetor 2022, 15:49 Nga I.A

Një mësuese padit komunën për mosekzekutimin e pagës

KOSOVË- Për mosekzekutimin e pagës për muajin shtator, një mësimdhënëse, e cila është në pushimin e lehonisë, ka paditur Komunën e Drenasit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

“Sapo u njoftova se filluan paditë e para kundër Komunës së Drenasit me rastin e ndalesës së pagave ndaj mësimdhënësve edhe pse ndalesa është bërë nga Thesari i Ministrisë së Financave, mirëpo, mësimdhënësit kanë kontrata të lidhura me Komuna, e aq më keq, në rastin konkret, është ndaluar paga një lehonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Në padinë për kompensimin e pagës, të cilën Lladrovci e ka publikuar, paditësja thotë që pavarësisht deklarimit publik që paga nuk i është ndalur nga kjo komunë, ajo e ushtron të drejtën për padi ndaj Drenasit, si punëdhënës i saj.

“... sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, komunat janë të decentralizuara sa i përket çështjes së menaxhimit të buxhetit, rrjedhimisht pagave, MF-ja vetëm bën ekzekutimin e pagave dhe jo ndalesën e tyre”, thuhet në padi.

Në bazë të Ligjit komunat janë punëdhënësit e punëtorëve, në këtë rast, në sektorin e arsimit. Ministria e Financave është autoriteti që ekzekuton pagat, në bazë të listave të dërguara nga secila komunë.

I pyetur nëse ka ndonjë plan nga komunat për të ushtruar padi ndaj ministrisë së Financave, Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë që shpreson dhe beson që kjo nuk do të jetë e domosdoshme.

“Jam shumë optimist që sot do të ekzekutohen pagat dhe që do ketë gëzime në familjet e mësimdhënësve”, tha ai.

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), organizata kjo që ka thirrur grevën, ka paralajmëruar se do ngrehë padi ndaj Qeverisë së Kosovës.

Qeveria ka ekzekutuar pagat për shërbyesit civil, por jo edhe për mësimdhënësit.

Për mos-ekzekutimin e pagave për sektorin e arsimit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Albelard Tahiri ka ushtruar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“Kjo shkelje ligjore është edhe më e rëndë pasi qeveria ka aplikuar standard dhe diskriminim të dyfishtë: e para, nuk ua ka ndalur pagën të gjithë pjesëmarrësve të grevës, por vetëm një pjese të tyre dhe e dyta, ua ka ndalur pagën edhe atyre pak mësimdhënësve të cilët në disa komuna e në disa shkolla brenda tyre, i kanë mbajtur orët mësimore dhe nuk kanë qenë pjesëmarrës në grevë”, ka shkruar ai në Facebok.

Qeveria e Kosovës e arsyeton vendimin për mosekzekutimin e pagave për grevistë duke u thirrur në Ligjin për greva të Kosovës. Në këtë ligj, përkatësisht në nenin 18, thuhet se gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar. Mësimdhënësit dhe shërbyesit civil kanë qenë në grevë me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj, derisa të hyjë në fuqi Ligji i ri për paga. Në Kosovë janë rreth 23 mijë mësimdhënës të sistemit parauniversitar.

Marrë nga REL

ramiz lladrovci

Sondazh

Poll
Bota 7 Tetor 2022, 14:10 k.m.

Deputeti i bën 'serum' Albin Kurtit

Mërgim Lushtaku TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku i ka bërë sot "serum" krye...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje