Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në përleshjet e muajit të kaluar mes dy vendeve, janë vrarë më shumë se 200 persona – përleshjet më vdekjeprurëse qëkur Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan një luftë gjashtëjavore më 2020 mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.
PRAGË- Këshilli Evropian tha se liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit janë takuar në margjinat e samitit në Pragë dhe kanë rënë dakord për një mision civil të BE-së në kufirin e tyre të përbashkët.
Në përleshjet e muajit të kaluar mes dy vendeve, janë vrarë më shumë se 200 persona – përleshjet më vdekjeprurëse qëkur Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan një luftë gjashtëjavore më 2020 mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.
Këshilli tha në një deklaratë, më 7 tetor, se kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev u takuan në prani të presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron në margjinat e mbledhjes së parë të Bashkësisë Politike Evropiane.
Pashinian u pajtua të “lehtësojë një mision civil të BE-së përgjatë kufirit me Azerbajxhanin”, thuhet në deklaratë. Ndërsa Azerbajxhani “ra dakord të bashkëpunojë me këtë mision”.
Misioni civil i BE-së do të fillojë në fund të këtij muaji dhe do të zgjasë maksimumi dy muaj, thuhet në deklaratë. Takimi i ardhshëm i një komisioni për përcaktimin e kufijve do të mbahet në Bruksel deri në fund të këtij muaji.
Në deklaratë thuhet se të dyja palët kanë rikonfirmuar njohjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të njëra-tjetrës.
Armenia dhe Azerbajxhani edhe para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik kanë luftuar për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Më 1994, forcat armene etnike morën kontrollin e këtij rajoni, por pas një lufte më 2020, forcat e Azerbajxhanit arritën të largonin forcat etnike arme nga shumica e territorit të rajonit.
Marrë nga REL
Mërgim Lushtaku TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku i ka bërë sot "serum" krye...
Elon Musk SHBA- Twitter refuzon të pranojë ofertën e rinovuar të Elon Musk për blerjen e kompanisë së mediave sociale p&...
Vendngjarje SHBA- Sulm me thikë në Las Vegas. Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë janë plagosur gjatë nj&e...
Mahsa Amini IRAN- Vdekja e Mahsa Amini, 22-vjeçares iraniane, e cila vdiq teksa ishte në paraburgim nga policia, pasi u ndalua pë...
Balenciaga SHBA- Industria e modës vazhdon të shfaqet me tendenca të çuditshme që ngrenë shumë pikëpyetje.&n...
Mesuesja SHBA- Një video tronditëse po qarkullon në rrjet. Një edukatore, në Mississippi, është filmuar teksa i tmerron ...
Foto ilustruese Disa qindra persona në Bosnjë e Hercegovinë iu bashkuan protestës së opozitës më 6 tetor, për t&eum...
Vladimir Putin MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin sot mbush 70 vjeç por sot ka marrë edhe një lajm të keq. Ditë...
Ramush Haradinaj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thotë se nuk do ta votojë asnjë ligj ose marrëveshje nd&eum...
Ales Bialiatski SUEDI- Ales Bialiatski është një aktivist i shquar bjellorus i të drejtave të njeriut, i cili aktualisht po mbahe...