LIVE UPDATES
Bota

Nis punën në Kosovë Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Drejtoresha e Institutit Georgetoën për Gratë Paqen dhe Sigurinë, Melanne Verveer, tha se kjo qendër paraqet një mundësi të rëndësishme për të forcuar përpjekjet e përbashkëta për një përfshirje më të gjerë të grave në procese që ndërlidhen me paqen dhe sigurinë.

17 Shtator 2024, 22:04 Nga N.F
Nis punën në Kosovë Qendra Rajonale e Ekselencës për
Takimi

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha të martën se gratë luajnë rol thelbësor për zgjidhjen e konflikteve dhe për sigurimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, por ato vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në procese të tilla. Ai i bëri këto komente gjatë ceremonisë hapëse të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.

“Zëri i grave vazhdon të jetë i margjinalizuar në diskutime dhe vendime thelbësore për paqen dhe sigurinë si dhe përballet me pengesa si diskriminimi i vazhdueshëm i cili mbetet i pranishëm e mbase edhe rritet. Pikërisht këtu vjen në shprehje kjo qendër e ekselencës. Me mbështetjen e zyrës së Sekretarit amerikan të Shtetit për çështje globale të grave dhe me udhëheqjen e fortë të Kosovës, kjo qendër duhet të shërbejë dhe jam i bindur se do të shërbejë si themel i bashkëpunimit, një vend ku qeveritë, shoqëria civile, akademia dhe partnerët ndërkombëtarë bashkohen për të krijuar strategji dhe për të arritur përparim të vërtetë dhe të qëndrueshëm”, tha ambasadori amerikan.

Drejtoresha e Institutit Georgetoën për Gratë Paqen dhe Sigurinë, Melanne Verveer, tha se kjo qendër paraqet një mundësi të rëndësishme për të forcuar përpjekjet e përbashkëta për një përfshirje më të gjerë të grave në procese që ndërlidhen me paqen dhe sigurinë.

“Ne në Institutin Georgetoën për Gratë Paqen dhe Sigurinë jemi shumë të kënaqur që kemi mundësinë të jemi partner në këtë nismë të rëndësishme për të forcuar zbatimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë në rajon duke marrë nga përvojat më të mira duke përfshirë këtu mësimet e nxjerra nga qeveria, shoqëria civile dhe hulumtuesit në Kosovë”, tha ajo.

Marrëveshja për themelimin e kësaj qendre u nënshkrua në prill të këtij viti ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësueses së zyrës për Çështje Globale të Grave në kuadër të Departamentit amerikan të Shtetit, Katrina Fotovat, gjatë punimeve të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Forumi i cili zhvilloi edicionin e dytë këtë vit në Prishtinë, është një zotim që Kosova mori në kuadër të Samitit për Demokraci në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2021.

Organizimi i këtij forumi në vitet e ardhshme do të jetë një nga detyrat kryesore të qendrës rajonale për gratë paqen dhe sigurinë, krahas punëtorive, trajnimeve dhe veprimtarive të tjera që synojnë të fuqizojnë gratë në Kosovë e rajon./ VOA

kosove qendra rajonale e ekselencës për gratë paqen dhe sigurinë

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari