Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zjarri në spitalin ku trajtoheshin pacientë me sëmundjen COVID-19, ka shkaktuar vdekjen e 14 personave.
TETOVË- Një vit pas zjarrit vdekjeprurës në spitalin modular të Tetovës, nis gjykimi i tre personave të akuzuar për këtë ngjarje. Ish-drejtori i përgjithshëm i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, dhe përgjegjësi për spitalin modular, Boban Vecevski, dalin të martën para Gjykatës Themelore në Tetovë.
Ata akuzohen për veprat penale: “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm” dhe “mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore në kohë epidemie”.
Për këto vepra, sipas ligjeve në Maqedoninë e Veriut, personat e dyshuar, nëse shpallen fajtorë, mund të dënohen deri në 5 vjet burgim.
Zjarri në spitalin ku trajtoheshin pacientë me sëmundjen COVID-19, ka shkaktuar vdekjen e 14 personave.
*Video nga arkivi i REL-it: Zjarri vdekjeprurës në spitalin e Tetovës
Në mesin e viktimave ka pasur pacientë të infektuar dhe familjarë që kujdeseshin për ta. Ngjarja ka ndodhur më 8 shtator të vitit 2021.
Sipas ekspertizave të bëra në Maqedoninë e Veriut dhe në Gjermani, zjarri është shkaktuar nga mbinxehja e një kablloje vazhduese, ku kanë qenë të lidhura disa pajisje elektronike, përfshirë defibrilatorin - mjet për trajtimin e pacientëve në rast të ndonjë sulmi kardiak.
Në Maqedoni të Veriut ka pasur disa protesta për këtë rast, ndërsa ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe ish-zëvendësministri Ilir Hasani kanë dhënë dorëheqje, edhe pse ato janë refuzuar nga kryeministri i asaj kohe, Zoran Zaev.
Dorëheqje kanë dhënë edhe tre të akuzuarit.
Maqedonia e Veriut ka 19 spitale modulare për pacientët me COVID-19 - dy prej të cilave janë donacion, ndërsa për ndërtimin e të tjerave janë shpenzuar 3.6 milionë euro. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar mbi 341.000 raste me COVID-19 dhe mbi 9.400 viktima./REL
Meghan Markle BRITANI E MADHE- Meghan Markle ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik në Britani që kur hoqi dorë nga statusi...
Liz Truss Liz Truss e ka dëshmuar veten si mjeshtre e mbijetesës në qeveritë konservatore të dymbëdhjetë viteve të...
Foto ilustruese Sipas një studimi, një shumicë e madhe e të rinjve në Gjermani nuk u besojnë mediave. 75.8 për qind nuk ...
Foto ilustruese BERLIN- Gjatë katër viteve të ardhshme, Gjermania dëshiron të investojë një miliardë euro në v...
Foto ilustruese Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vëzhguar nga afër stërvitjet ushtarake, ku po marrin pjesë edhe forcat e Kinës ...
Timothée Chalamet SHBA- Aktori 26-vjeçar, Timothee Chalamet, i cili mori pjesë pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia p&...
Stuhia Tajfuni Hinnamnor KOREJA E JUGUT- Stuhia më e fortë ciklonike e këtij viti, e quajtur si tajfuni Hinnamnor, ka goditur Koren&eum...
Policia ne shkolle SHBA- Pas një valë dhune dhe sulmesh që kanë shpërthyer muajin e fundit në Maryland, pranë Uashi...
Matteo Messina Denaro ITALI- Një nga drejtuesi e “Cosa Nostra”-s, i cili është një nga njerëzit të kërk...
Ukrainë-Rusi UKRAINË- Dita e sotme shënon ditën e 196 që kur agresioni rus sulmoi Ukrainën.Mbikëqyrësi bërtham...