Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Federata në Gjermani do të investojë katër miliardë euro për "mbrojtjen e klimës natyrore". Kjo shumë synohet të ndihmojë në mbrojtjen ose ringritjen e pyjeve e zonave aluvionale - që ato të ruajnë më shumë CO2 dhe ujë.
BERLIN- Gjatë katër viteve të ardhshme, Gjermania dëshiron të investojë një miliardë euro në vit në "mbrojtjen e klimës natyrore". Programi i veprimit duhet të bëjë të mundur mbrojtjen e ekosistemeve të tilla si pyjet, zonat aluvionale, kënetat dhe tokat ose kthimin e tyre në një gjendje natyrore, tha Ministrja Federale e Mjedisit Steffi Lemke në Oranienburg.
Kjo nënkupton përmirësimin e kapacitetit natyror të ekosistemeve për të absorbuar gazrat serë. "Kjo do të thotë se ne ruajmë kështu CO2 ose karbonin në natyrë dhe kështu kemi një efekt të mbrojtjes së klimës," tha Lemke.
Për më tepër, projektet synojnë të mbajnë më shumë ujë në tokë për të reaguar ndaj rritjes së fazave të thatësirës. "Ne do ta bëjmë këtë në tokat moçalore dhe në pyjet e vjetra," tha Lemke. "Kjo do të thotë t'i lëmë pemët të vjetërohen në mënyrë që të ruajnë më shumë dioksid karboni dhe toka gjithashtu të thithë më shumë ujë."
Programi ende nuk është vendosur
Në mars, Lemke prezantoi pikat e para kryesore të programit të veprimit, i cili është zhvilluar që atëherë. Por ende nuk është vendosur: pjesëmarrja e publikut do të fillojë më 5 shtator dhe programi do të miratohet nga kabineti në fillim të vitit 2023.
Lëvdata nga ambientalistët
Mbrojtësit e ambjentit i lëvduan këto hapa. "Rivendosja e habitateve natyrore jo vetëm që redukton shkarkimet e gazeve serë dhe rrit biodiversitetin”, tha Järg-Andreas Kröger, president i Federatës Gjermane për Ruajtjen e Natyrës (NABU). "Programi mund të ndihmojë gjithashtu me kontrollin e nxehtësisë dhe përmbytjeve dhe të sigurojë vlerën e shtuar shëndetësore dhe rajonale në vend."
Sindikata dhe shoqata e fermerëve shohin mangësi
Grupi parlamentar unionist në Bundestag i kritikoi planet: programi nuk zbut konfliktin e objektivave midis mbrojtjes në rritje të sipërfaqeve dhe sipërfaqeve të destinuara për prodhimin e ushqimit, tha zëdhënësja e grupit për çështjet mjedisore, Anja Weisgerber. Deputetja e CSU-së paralajmëroi se në të ardhmen duhet të importohen më shumë ushqime për shkak të sipërfaqeve të nxjerra jashtë pune.
Udo Hemmerling, nënkryetari i Sindikatës së Fermerëve, thotë se planet janë kundërproduktive: Është një qasje e gabuar të lëmë mënjanë pyjet dhe të frenosh bujqësinë për të riushqyer me ujë kënetat. "Ne kemi nevojë për më shumë fotosintezë në sipërfaqe për të qenë në gjendje të rregullojmë karbonin shtesë. "Më shumë tokë djerrë në bujqësi dhe pylltari është kështu kundërproduktive./DW
Foto ilustruese Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vëzhguar nga afër stërvitjet ushtarake, ku po marrin pjesë edhe forcat e Kinës ...
Timothée Chalamet SHBA- Aktori 26-vjeçar, Timothee Chalamet, i cili mori pjesë pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia p&...
Stuhia Tajfuni Hinnamnor KOREJA E JUGUT- Stuhia më e fortë ciklonike e këtij viti, e quajtur si tajfuni Hinnamnor, ka goditur Koren&eum...
Policia ne shkolle SHBA- Pas një valë dhune dhe sulmesh që kanë shpërthyer muajin e fundit në Maryland, pranë Uashi...
Matteo Messina Denaro ITALI- Një nga drejtuesi e “Cosa Nostra”-s, i cili është një nga njerëzit të kërk...
Ukrainë-Rusi UKRAINË- Dita e sotme shënon ditën e 196 që kur agresioni rus sulmoi Ukrainën.Mbikëqyrësi bërtham...
Liz Truss BRITANI E MADHE- Dita e sotme është e para për Liz Truss si kryeministre e vendit. Sot do të kryhen të gjitha procedurat...
Autoret KANADA- Një prej autorëve të dyshuar të sulmit makabër që la pas 10 persona të vdekur është gjetur i p...
Instagram IRLANDË- Rregullatorët irlandezë kanë gjobitur Instagramin me 405 milionë euro për shkeljen e privatësisë...
Te plagosurit KABUL- Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë vetëvrasëse ...